Nga Skënder Sadri KAPITI
Këtë shkrim e verteton realiteti i demokracisë shqiptare të kapur nga politika e korruptuar dhe e tradhtisë publike e kombëtare gjatë këtyre viteve në Shqipëri .
POLITIKA ,POZITË-OPOZITË IDENTIFIKOHEN ME KORRUPSIONIN SI BASHKEPUNËTORË NË TË ,POR NUK KA AS LËVIZJE , AS KUNDERSHTI DHE AS OPOZITË MEDIATIKE, AS PUBLIKE, AS SINDIKALISTE DHE AS QYTETARE KUNDER KORRUPSIONIT SEPSE SHOQËRIA CIVILE DHE SINDIKATAT NUK FUNKSIONOJNË.
E di se ky shkrim nuk do u pëlqejë jo vetëm politikës së vjetër , korrupsionit dhe tradhtisë së saj, por ky shkrim nuk do u pëlqejë as shumicës së atyre politikanëve që premtojnë politikë të re , që premtojnë antikorrupsion e ndershmëri; nuk do u pëlqejë as politikanëve të rinj dhe as atyre që do vijnë dhe as shumicës së mediave mercenare e të korruptuara nga politika . Dhe këtë po e vertetoj me thënien e Ashteigh Brillant që thotë se ” Do të doja të kishte më pak korrupsion, ose mundësi që të merrja pjesë në të” .
Pra kuptohet se pjesmarrjen në korrupsion ta mundëson politika dhe pushteti që në Shqipëri janë dy bizneset më të fuqishme që të bëjnë miliarder pa punuar brënda një kohe shumë , shumë të shkurtër.
Kurse de GOL ka thënë “Në politikë është e nevojshme të tradhtosh ose vendin, ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin”
Kurse politikanët shqiptarë në shumicën e tyre e tradhtojnë jo vetëm partinë dhe elektoratin por edhe vëndin; e pranojnë ryshfetin , korrupsionin dhe paranë ngado dhe si do që të vijë vetëm për interesa personale pushteti e paraje.
Në Shqipëri korrupsioni është ngritur në sistem . Dhe cmontimin e tij e bëjnë vetëm SHBA e BE, sepse nuk mund ta bëjë politika shqiptare pasi politika e tranzicionit e ka montuar sistemin korruptiv , dhe prandaj ajo nuk mundet dhe as nuk ka as dëshirë dhe as vullnet për cmontimin e korrupsionit dhe as vënien në funksionim të ligjit, shtetit e të shoqërisë. Kjo pra është kështu
sepse në Shqipëri prej vitesh ka pushtet të korruptuar dhe opozitë ortake me pushtetin në korrupsion, pra politika, pozitë+opozitë=korrupsion.
Demokracia shqiptare është betejë e politikës për pushtet me qëllim per të kapur korrupsionin ose pjesë të tij.
Shqipëria ndodhet në këtë udhekryq korrupsioni sepse politika, demokracia, drejtësia,diplomacia dhe shoqëria civile nuk funksionojnë lirshëm dhe me transparencë por funksionojnë korruptivisht. Nuk ka pasur gjatë këtij tranzicioni alternativa ndryshimi e përmirësimi serioze e bindese , nuk ka elita të reja politiko-shoqërore të besueshme dhe as në administratë e as në shërbimin civil sepse rektutimi nuk bëhet bazuar te merita, as te morali, as te patriotizmi e as te pastërtia, por rekrutimi bëhet mbi baza partizane, klanore, nepotike, servilizmi e sidomos nga paraja e korrupsioni.
Tranzicionin në Shqipëri e ka sunduar, kapur e qeverisur korrupsioni dhe se për korrupsionin është thënë se:“Korrupsioni është më e keqe se prostitucioni…prostitucioni mund të rrezikojë moralin e një individi. Korrupsioni rrezikon moralin e gjithë vëndit” . Karl Kraus
Ndërrimi i pushteteve në Shqipëri vetëm sa ka ricikluar në pushtet po korrupsionin.
Pozita e opozita politike shqiptare kanë qenë dhe janë të bashkëlidhura e të zhytura në korrupsion.
Shqipëria vëndi kampion Europe në këto vite për korrupsion dhe askush nuk u ndëshkua për korrupsion.
Të korruptuarit dhe hajdutët akuzonin e akuzojnë gjithnjë njeri-tjetrin për hajni e korrupsion, në fakt mbronin dhe mbrojnë njëri-tjetrin dhe trafikojnë e matrapazojnë mes vete hajni e korrupsion.
Nuk kanë për qëllim politikanët e politikanet shqiptare të luftojnë korrupsionin por kanë synim që të bashkëpunojnë e të kapin korrupsionin ose pjesë të tij.
Me dogmën dhe me vellon antikorrupsion politika, politikanët e politikanet shqiptare mashtrojnë publikun që t’i marrin votën, mandatin e deputetetit, te qeveritarit, pushtetarit e komunarit vetëm për të pasë mundësi që të bëhen pjesë e hajnisë dhe e korrupsionit.
Këtë e ka vertetuar koha apo periudha e këtij tranzicioni, ku nga pushteti në pushtet , dhe nga qeverisja në qeverisje, pra cfarëdo rotacioni politik që ka ndodhur, vetëm sa është rritur e shtuar numri i të korruptuarve, dhe vetëm sa është rritur shkalla e korrrupsionit dhe vetëm sa është perfeksionuar korrupsioni. Dhe sidomos sot korrupsioni ka arritur në zenit kur pushtetin e kanë socialistët dhe Edi Rama.
Po e mbyll këtë thënie për atë kategori politikanësh e politikanesh që H.L. Mencken i ka cilësuar kështu:
“Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”/H.L. Mencken
Dhe kur politiken dhe politikanin koha e nxjerr vërtetësinë se ai përfundon kështu,atëhere atë nuk ka pse e mbeshtet më kush.
Durres, Maj 2020
Shenim: Që politikën shqiptare e ka dominuar korrupsioni, kapur dhe qeverisur nga korrupsioni këtë e tregon gjithë politika e pushteti i këtyre 30 viteve. Te gjithë premtonin shtet ligjor por vetem sa kur vinin në pushtet politika dhe politikanët e saj vetëm sa e rrisnin,e kultivonin dhe e modernizonin korrupsionin . Edhe ato levizje apo alternativa të reja politike që dilnin apo që i pillnin dy partitë e mëdha PD e PS ato që në lindje lindnin të korruptuara si p.sh. PD Reformatore e Genc Pollos dhe Aleanca Demokratike e Neritan Cekës dhe e Arben Imamit të cilat i mbështeste PS dhe u bënë deri ministra të saj, e që më pastaj po për interesa personale pushteti e korruptive u rikthyen përseri në vitin 2005 te PD e Berisha.
Kulmin si politikë korrupsioni e shohin , dhe si produkt korrrupsioni doli, ishte dhe është LSI dhe Ilir Meta të cilin faktor politik për ironi të faktit e bëri Sali Berisha pa pyetur fare vullnetin e PD-së. Si rezultat i këtij kualicioni korruptiv të Partisë Demokratike e Berishës me Ilir Metën në vitin 2009 erdhi dhe filloi rrënimi i Partisë Demokratike gjë që coi në humbjen katastrofike në vitin 2013. Më pas në Partinë Socialiste kundër regjimit socialist të Edi Ramës dolën edhe Ben Blushi me “LIBRA” dhe Koco Kokëdhima me “ZGJIDHJA”. Por duke qenë Rama i fortë në qeverisje dhe me marafitet e tij mjeshtërore presioni e korruptive i asgjësoi politikisht të dyja këto alternativa socialiste antiRama. Po kështru përfundoi edhe Kreshnik Spahiu me “KUQEZI”. Pushteti i Edi Ramës inkurajoi dhe mbështeti devijanca anti-PD dhe kundër Lulzim Bashës para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 si dhe të pakënaqurit e antiBashët si Patozi, Topalli dhe Hajdari të cilët krijuan tri partiza kundër PD-së e Bashës.
Pra aleancat korruptive të pushtetit me politikën e vjetër të PD-së dhe lidhjet e nëndheshme korruptive PD-PS-LSI, si dhe masakra e zgjedhjeve të vitin 2021 ia grabitën fitoren Partisë Demokratike dhe Bashës. Kjo aleancë u rrit akoma më shumë kundër PD-së pas daljes në skenë te Foltores të drejtuar që së bashku me Ilir Metën dhe Rilindjen e Ramës punuan prej dy vitesh për ta asgjësuar PD-ne dhe alternativën e politike antikorrupsion e anti-SHBA të PD-së.
Pra me këtë shënim të shkurtër vuloset e vertetohet ajo se e gjithë politika e këtij tranzicioini është dhe identifikohet me korrupsionin si dhe fakti tjetër se nuk funksionojnë as shoqëra civile dhe as sindikatat që të bëjnë e veprojnë si opozitë publike antikorrupsion.


Leave a Reply