Pollogu dhe viset e tjera shqiptare gjatë 76 vjet histori (19O8-1968)Tetova, Gostivari dhe Kërçova padyshim kanë qenë vatër e veprimtarisë së të djathtës shqiptare
Xhelë Xhelili-Kalishta(foto), Tetovë 1942
Pas 500 e sa vjetve roberie, luftrave çlirimtare përseri Dardanija u pushtue nga Perandoria Serbe. Princi i Serbisë Aleksije Karagjorgjeviç, duke pushtue trojet etnike shqiptare, përkatesisht Luginën e Preshevës, Kumanoves etj. nëmës tjerash shkruen: ”Unë vetëm deshiroj qe të vijnë ketu disa mijra evropjan përgjegjes dhe të shofin shqiptaret qe i kemi zënë robë qe të shihnin edhe ata se këta njerëz, mezi mund të quhën njerëz, dhe të fitonin bindjën se Ballkani duhët të dlirët prej ketyre egersirave” (Shif:”Serbija pred rat” 1912, faqe 125).
Por përseri Ilirija u coptue ?! Ne dam te kësaj kemi: Traktatët, Nenëshkrimin e Konventes ne mes te Stojadinoviçit e Ataturkut (1937), asaj ne mes Tito-Kuprillis (1953), Memorandumi i Cubrilloviçit, i Akademis ne me krye Garashqanin, Ivo Andriqin me Qosiqin, Millosheviçin etj.
Lufta e dytë Botnore nuk i solli lirin, ribashkimin kombetare të shqiptarve, pati një kohë gjatë pushtimit italjan një ribashkim te përkoheshëm dhe pjeserisht një t’ashtuqujtur Shqiperia e Madhe, ata sipas terminologjisë serrbe, por fatkeqesisht mbeten përseri te shtypur dhe te ndar?!
Nuk u përfillen Vendimet e Bujanit (31/1943 dhe 1, 2 janar 1944), edhe pse kishte marrë pjesë ne luftën antifashiste krah për krah me popujt tjerë. Lufta e Shaban Polluzhes është ilustrimi me i mire i tradhetis.
Gjendja e luftës kurr nuk u suspendue qe nga 1945-ta. Reprezaljet, burgimet vrasjet, demostratat, syspendimi i Statusit të Krahines se Kosoves, mbyellja e shkollave, regjimi Rankoviç-Titist-Millosheviç, shkelja brutale e te drejtave te njeriut te shkaktuen luftën më të re, me te lavdishme te UCK-es-dhe bashkpunimin me Naton duke sjellë lirin e Kosoves.
Kush është Xhelë Xhelili-Kalishti
“Jam nga Kalishti, një katund në mes të Gostivarit e Tetovës. Kam lindë më 6 maj 1913. Në familjen tonë ishim katër vllazën e një motër. Kemi vuajt shumë në kohën e krajlive. Kur isha 8, 9 vjeç serbi na pat djegë. Ishim pa shpi e pasuni nuk kishim hiq. kurgjë I pat ble baba dy dhi e m’quen mue m’i kullotë jasht katindit. Qe kur vijnë dy gjandar të Serbisë. M’u afruen afër. Njoni tha: “Nonën e Shqiptarit, shihja kapuqin e bardhë”. Edhe mori e ma grisi kapuqin me singi. Shkova me kapuqin e shkyem në shpi tuj kja. Nona më tha: “Pse kanë o bir”? I thash: “Ma kanë grisë kapuqin gjandarat e serbit”. Ajo tha: “E kemi anmik o bir. Hajt se ta blenë baba tjetërin edhe më të mirë.
“Gjelë Xhelili-Kalishti ishte një luftëtar sypatrembur, një strateg, komandant i qetes qe nuk ju bashkëngjitë urdhrave të Mit’hat Frashrit dhe kolonel Muharrem Bajraktarit për t’u terhjek në fund të Luftës se Dytë Botnore, siq vepruen shumica e luftetarëve për mvetesi e bashkim kombetar.
“Një qind vjet ni paqa jetë, të gjitha kam për t’i kalue kaçake kurr nuk kam për t’u pajtueme pushtimin e Kosovêse coptimin e Shqiperisë”
– Motoja e kaçakëveIshte një polioglot i pashkollë, por i njihte: shqipën, ghuhën e nënës, maqedonishtën, serbishtën, turqishtën dhe frengjishtën.
Plaku i maleve, luftetar i pa epur ishte njeri prej bashkëpuntorëve më të ngusht të Xhemë Gostivarit. Mori pjesë në të gjitha aksionet luftarake me qeten e vet nënë udhëheqjën e komandantit shëmbull Xhemë Gostivarit:
“Në ankth po jeton një popull qe kurr një pëllambë tokë dhe një copë liri nuk ua ka marrë popujve të tjerë. Të tjeret ia kanë marrë tokën dhe ia kanë rrembye lirinë. Tash disa shqiptar kanë fillue t’a shikojnë të kaluerën me urrejtje. Ata janë paralajmrues të vetazgjasimit.. ”
~Në kohën e pushtimit fashist dhe kapitulimi të ushtrisë dhe Mbretërisë jugosllave Gjela ishte ushtar në Novisad të Vojvodinës. Pra në këtë kohë Xhela ka qenë ushtar i krajlit në Novisad. Nga Novisadi i kanë transferuar në Bosnjë në Lastovica për të luftuar kundër Gjërmanit.
“Unë isha rreshter dhe i kisha 20 ushtarë nënë komandë. Të gjithë ishin boshnajkë. Në Hanpesko (afer Sarajeves në Bosnjë) janë konë ushtarë nën komandë. Të gjithë ishin boshnjakë. Në Hanpesko (afër Sarajevës) janë konë 1700 ushtarë jugoslav.
“Nuk durohej ajo gjendje dhe planifikon te arratisej nga Vishegradi. “Hekurudhen e kishin shkaterruar boshnjaket e Bosnjës. Vazhduam kembë për Uzhicë.
“Këtu arrestohet pa asnjë procedurë dhe i dergojnë ne kamp në Cacak vet i pesti shqiptar.
“Aty kishte edhe serb qe i kishin nëxenë gjermanet. Pra na ra hise me ta se edhe ne i kishim teshat e pista te asaj ushtrije ishjugosllave. Gjatë punës se detyrueshme mendoja gjithnjë thekson Gjela si te ikim edhe një ditë fare afër një rruge qe shpie për Kralevë u nisem këmbë nëpër skurra, fusha e male duke u mshefur dhe pas tri ditesh te mundimshme arrijtëm në Kralevë. Kur kemi hypur në tren na u duk se mberritem në shtepi.
Mirepo, në Mitrovicë duke pritur na hetuan edhe përseri na riarrestuan dhe na vendosën në një kamp ne qytet. Pas pak erdhi një oficier me nji përkthyes dhe na thane:”kush është civil le të ndahët”.
Fatbardhsisht kisha gjetur një palë pantallona te punetorëve, ne koke kisha një shami siq e vejnë kosovaet. U bindën dhe na liruan. Shkuam ne stacion për te udhëtuar për Shkup. Pritem shumë dhe treni nuk erdhi, në të vërtët nuk kishte dhe vendosem te vazhdojmë rrugën për Prshtine, Ferizaj dhe Tetovë. Kjo rrugë ishte pak sa ma e lehtë, më e sigurt sepse kishim bukë e ujë përparësi kudo qe trokisnim edhe pse skamja ishte shumë e madhe.”
“Në Tetovë dhe në Kalishtë kishte verejtur se Italia e kishte okupuar terë Pollogun.
“Në Kalishtë u takova me shokë e farefis. Ata kishin qenë shumë skeptik nga gojekeqiet duke thënë se: e kanë internue në Gjermani, jo e kanë pare te vrarë e thash e thëna tjera.
“Para një kohe Gjema e kishte vrare një kapter serb dhe ia kishte ther për Shqiperi. Kur vjen Italia ai kthehët dhe behët me ndihmen e nënëprefektit Xhevat Kallajxhi, gardian i burgut. Pas një kohe i leshon të burgosurit dhe del ne mal si kacak. Po keshtu vepron edhe Gjela., ne fakt ne ate fillim tregon xha Gjelë,
“ne ditën e kalojshim nëpër male e gjatë nates zbritnim nëpër fshatra. Fatkeqsisht si cdo okupator edhe italianet kishin fillue të regrutonin shpiun, bashkëpunetor qe u tregonin për cdo levizje okupatorit Italian. Nënëprefekti Xhevat Kallajxhiu ne një takim qe e patëm na vikati: mue edhe Xhemes se:”Spiuni nga Reqica duhet likfidue “.
Keshtu dy kryekacaket bashkë me Bajram Doberdolanin ua zejnë pritat në mbremje për të nesermën kur ishte ditë tregu. Ishte kohë acari dhe me borë.
“I zumë pritat dhe gjithë natën ndejtem të përgatitur, ku ja në mengjez vjenë nji makinë. Ne dulem ne rrugë e ata na hetuan dhe duke u këthyer prapa më shpejtësi, rreshqasin dhe bien në në rrugë?!I identifikuem dhe u them, pse ikët. Ata nuk ishin ata qe i pritnim, italijanët. por shqiptar: tre burra e tri gra. Bile njera grua kishte vikat:
– Aman burra, po edhe në jemi shqipetar.- Po kush jeni dhe nga jeni, – i pyet Xhema.- Jemi mesues nga Shqiperia. – Po pse ikët, i pyeta unë.- U friguam. – Po ne nuk kemi punë me ju.
Iu ndihmuam dhe e qitëm kerrin në drejtim te Gostivarit ku edhe e kishim destinacionin mesuesit nga Shqiperia. Kjo ishte një ngjarje shumë e pritur sepse ne nuk kishim kuadra. Kanë ardhë afro 300 mësues nga Shqiperia, ku janë qelë dhe arsimue shumë kuadra qe më vonë e kanë bartë barrën kryesore.
Nuk vonoi dhe ia behu një xhip më dhjetë Italian. I ndaluam, dhe u thash dorezohuni. I lidhem dhe i thash Xhemës po i vrasim, ashtu edhe ishim marrë vesh me nënëprefektin se këta janë okupator.
– Jo Gjelë ne duhët te kemi kujdes se ushtria italiane mund te na i vrasin fshatarët nëpër fshatra si shejë hakmarrjeje. – Cdo luftë – i thash – i ka rregullat, pasojat e veta. Okupatorin duhet vra, o po kthehemi në shtepi?!
Xhema ishte udhëheqës dhe ju nënështrova as armet nuk ua morem, nuk e vram as shpiunin qe kishte qenë me ta nga Reqica. Ua mbajta nji fjalim italianëve dhe ua bëra me dije se jeni okupator dhe duhët të ktheheni ka keni ardhë se kjo tokë ka zot.
Kaluan dy muaj nëpër male nuk kishte ndodhe asgjë. Ne te vërtet kishin dal ne male edhe nga Sharri. Pra, numri i guerilëve përkatesisht i cetave sa vinte e shtohej. Ishin berë afro 50 luftetare te lirise. Një ditë erdhi një njeri nga Gostivari, Foli me Xhemen por ne nuk e ndegjuam.
Pas kesaj Xhema tha po shkoj gjere ne Gostivar dhe do te kthehem menjihere. Ai ndejti dy dite dhe kur u kthye aty ku ishim marrë vesh duel para shokëve dhe na njohtoj se kishte biseduar me një oficier Italian.
Ai i kishte thanë:” pse po na luftoni neve, ne ju kemi shlirue nga serbet dhe një ditë do te shkojmë. Ju luftoni sllavomaqedonet komunista, partizanët ne do tu ndihmojmë edhe me armatim. Të bëhem bashkë dhe ta luftojmë komunizmin se ekziston friga se do u ndihmon Rusia dhe përseri do te kthehen ne pushtet dhe do te ju robrojne përseri juve. Andaj na nuk jemi armiq por ne ju shliruam dhe ju bashkuam. Na duhët të zbresim dhe ti bashkangjitemi italjanve?!”Une i thash –
”Unë siq e din kam ikur nga burgu i Tetovës dhe nuk pranoj, të dorzohem’’! Xhema mu përgjegj; – ’’Vepro si te duesh dhe si e ke ma mire’’?!
Xhema i muerr shokët e vet dhe u zhdrogj posht, unë me te mijt, me ca lumjan, nga Gostivari dhe Tetova ia mësyem bjshkës dhe vazhduem luftën, por ne grupe ma te vogla. Por me lejoni qe tua bej me dije se ne e kishim pranue një deklaratë qe e kishte berë nënëprefekti, te cilën na kishte lexue ne një takim në Qegran e qe fatkeqesisht nuk e kemi rujt, besa nuk kemi pasë as ku me mbajt.
1. Udheheqss i kesaj guerile duhet të jetë Xhemë Gostivari.
2. Duhet t’i sulmoni italjanet, ata janë okupator,
3. Popullit duhet t’u drejtoheni me fjalë te buta dhe miradije,
4. Njerëzit tuaj nuk guxojnë me plaqkit, pa vullnetin e tyre nuk guxoni me marrë as edhe një kafshat bukë pa deshirën e populatës.
5. As pa vullnetin e plotë nuk mund t’u bashkangjitët rradhave te juaja.
6. Duhët te rueni kredibilitetin e luftës për riberjën e Shqiperis etnike.
7. Shqipetaret e ndar duhet te vetqeverin vet-vehten dhe deklarohën me plebishit për bashkim me Shqiperin.
8. Një jetë e kemi dhe at do t’ia falim Shqiperis, ishte njizerit miratimi i jonë.
Pasi kaluem në Shqiperi, pam se atje i kishte derguar OZNA spiunët për të identifikuar nacionalistat shqiptar.”A kishin dijeni sherbimet sekrete shqiptare, apo shteti shqiptar?!
“Ne kishim luftuar në shumë beteja, kemi pasë edhe shumë viktima në perleshjet frontale me sllavo-maqedonasit, por as një herë nuk kemi vrar shqiptar. Shqipetaret kanë hjekë të zit e ullirit nga pushteti i instaluar, duke na mbajt, duke mos tregue as gjë se ku jemi.
Veshtirësit për furnizim gjithnjë na përcillte vazhdimisht. kjo breng-nevojë na ka rrezikue qenjën tonë, sepse na diktonin më lehtë. Me një rast të therjës se një delje na u bë pak sa më probleme. I thash kuzhinjerit Mexhidit qe t’ia qojë lekuren djalit të hoxhes, por ai kishte shpreh mos besim duke thenë se Xhela me shokë me Muharrem Bajraktarin kanë ik për Greqi?!
Hoxha ishte prekur pse vllaj i tij Rrahmani nuk e kishte lajmrue per ardhjen e Xheles, kesaj rradhe nga Shqiperia. Rrahmani kishte simpati ndaj nesh, por ishte larguar dhe nuk kishte njohuri per një kohë të gjatë. Me një rast u takuem dhe u pershendetem ne pyell, e mushka e tij kulloste ne rog të malit. Ngadal e shkarkoj dhe na furnizoj me te gjitha gjerat e nevojshme.
Jo një herë të kalaja e Dodës, vëndi ku ishte vrar Hajdar Dushi, tek po i përcillte disa komunista serrb të ikur nga burgu i Tiranës. Njerëzit e Muharrem Bajraktarit ishin përlesh dhe e kishin vrar Hajdar Dushin..
Partizanet i kishin vue përpara Xhavitin dhe Mehdiun. Dy burra kishin pyet a jeni bre ju shqiptar. Po, po i percjellim në postkomandën e Kalas se Dodës?!
Kur i rash se pari theksonte Hysen Xhelili, past ndjesë, për dajen Xhavit, nuk ia lash, ishte i fort dhe kishte një qafë demi. Duke u shtye ashtu u rrezue në një skurre dhe ia shtina gishtat ne sy. Ai bertiti dhe me leshoj dhe ia morra edhe pushkën.
– Aman burr mos me vraj!- Mos kukat, i thash!Pushken nuk ia dhash edhe pse ma kerkoj ca herë.
– Nuk ta jap se ti me vret?! Jeni të pabesë ju partizanët. Periherë partizani e kishte nxjerr thikën dhe e kishte mësye
Xhavitin, ushtarin e Shqiperis etnike. Xhavitit nuk i mbetet tjeter veq ta qelloje në gjokes për të shpetuar Hysenin past ndjesë..
Hyseni ka vdekë në Bruksel me 2003. pasi kishte berë një vizitë në Kosovën e lirë e posaqerisht pritja qe i kishte berë TMK-eja në krye me gjeneral lejtant Agim Qeku, e cila për të ishte ngjarja më e rëndësishëm në jetën e tij, të cilën gjithnjë e mbante në kujtesë dhe na rrefente me pietet.
Avdyli kishte ikur prej burgut të Gostivarit dhe kishte ardhe ne mal për tu bashkuar me ne Ishte i rraskapitur nga rrahjet dhe pas dy tri dite erdhi ne vehte. Me qenëse ishte i shkathet dhe e njifte cdo fshat ia dham për detyrë qe te shkoj dhe te na i bashkoj kaqaket qe kishin mbet hala pa u burgosë dhe pa u ra në sy sllavo komunistve..
Mirpo Abdyeli u pre në besë dhe perseri burgosët. Ne vendosem thot Xhela qe te shkojmë tek dajat në fshat. Aty kapen Xhaviti dhe Mehdiu dhe janë mundue me i berë për veti. Ma vonë doli se vllaun tonë Avdylin djat tane e kishin tradhtue.Arif Kapedani ishte njeriu i dytë për kah hijearhija-ndikimi në këtë pjesë të Shqiperis., Xhema po ashtu për Gostivar e më gjerë, me një fjale të gjith luftetarët ishin krahet e këtyrë prijsvë për rujtjën e Shqiperisë etnike. Arif Kapedani me pjesën e vet ishte ardhë në ndihmë Xhemës. Ky pasi ishte kthye nga Vojvodina ne Glloboqisht fshat i dajve tanë qe na tradhtuen Avdyelin dhe të gjithë neve.
Kasnecet na prunen statusin e Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar?!Ne ballistetët e Pollogut dhe Sharit po i bashkangjitëmi ketij Komiteti dhe do munohemi me mish e shpirt te japim kontributin tonë. Lidhjet beheshin nepër mes Shkupit. Kur shkonim nëpër katunde me Arif Kapedanin, njezit filluen te na bashkangjitën me të madhe. Ne do bejmë cmos qe te fusim armë nga Greqia etj. dhe duhet i madh e i vogel te qohem ne kembë dhe të clirojme ket ven dhe t’a bshkangjesim këtë pjesë të Shqiperis lindore Shqiperisë.
Qeta e Gjelë Kalishtit arrin në Greqi më 1948
Pas dorzimit në organet greke na kishin sistematizue ashtu si kan qellue. Nga Kampi me quen te sherbimi intelegjent grek. Ishte peripetia e rradhes?! Donin te na regrutonin si diverzant, donin te na ushtronin ne Janinë e gjetiu, me qellim qe të rrëzonin sistemin komunst në krye me Enver Hoxhën?!Ne nuk pranuem për as nje cast te veheshim në sherbim të politikës greke, kunder Shqiperisë. Shokët me kishin prit me pa durim jashta deri sa kam ardhë dhe me pyetën se cka u kisha thenë:
– Ne nuk jemi këtu qe te vehemi ne sherbim të as kujt ne jemi emigrant politik.
Shoket u ndan të knaqur dhe me than;
– ”Të lumt o Xhelë Kalishta.
Ke qenë dhe ke mbet i pa përkulur.
”Takimi ne burg me shumë luftetar, fytyra të ndritura te rrezistencës shqiptare. Me kujtohen fjalet e Luan Gashit past ndjesë;-
”Edhe ne edhe ju zoteri e dijme dhe ata për të cilët flisni ju jemi emigrant politik ne Greqi. Ne e falenderojmë shtetin grek. Pra te gjithë ne individualisht kemi bindjet tona politike. Nuk jemi këtu qe të punojmë ndryeshe bindjeve tona. Ne jemi emigrant dhe kjo na siguron me konventa nderkombetar qe të ruajmë bindjët tona. Andaj zoteri do tju lusja q edhe neve edhe emigrantet tjerë shqiptar te na lini të qetë në mëshirën e fatit si për të mirë ashtu edhe për të keq”?!
Këto fjalë mi ka konfirmue edhe mue me rastin e një vizite qe i bera në Neë Jork me 02. Vdiq me 2005 më qe rast ia dergova një letër ngushllimi në emër timin dhe të Shoqatës’ Miqet e TMK-ës, përkatesisht Shoqatave të dala nga lufta me seli në Bruksel. E ruaj falenderimin dhe telegramin në dosjën e Shoqatës në Bruksel.
Prof. Ibrahim Kelmendit
Takimi ne burg me prof. Ibrahim Kelmendi ishte një befasi e këndshme.. E kisha ballë për balle, u përshendetëm dhe me tha se kush ishte, kosovar nga Presheva.. Ai kishte ndegjuar për mue gjate fushëveprimtaris sime me Sylë Hotlën dhe mulla Idriz Gjilani.
Ju përshendes dhe ju pergëzoj se keni dalë shnosh e mirë me shokë. Ketë e mësova-lexova nepermes gazetave. Erdha qe tju takoj nga Atina edhe për një obligim kombetar.
Shiqoni se si janë bërë shqiptarët, pikë e pesë, në parti dhe sherbime tjera. Unë ju kisha lut qe t’ua beni me dije edhe shokeve tjerë. Me shterngoj dorën vllazerisht dhe u ndam nga preshevari kosovar.
Në burg erdhen edhe Luan Gashi,, Adem Gllavica, Abas Ermeni. Gani Hamiti. Te gjithë këta burra ishin të ballit kombetar. Një shpiun me emrin Abdullah e shqetesoj shume Ademin sa qe i pelciti buza e poshtme ne gjakë. Por edhe Luani ua beri me dije se ne nuk punojme per as nje sherbim. Jemi emigrant?!
~Aty n’at mbledhje mun të ketë pasë mbi 100 veta. Foli Neshat Gora:
– O Gjelë Kalishti, a mund të na sigurosh dhe mbajsh qe mos të na hetojë qeveria.
– O Neshat edhe Unë jam sikur ju.
Unë zonë të lirë atje nuk kam, kazerma nuk kam;
Hyqymet nuk kam!Na do të mundohemi të mbahemi, mos t’i damtojmë familjët,, po fundi nese na hetojnê, na do luftojmë e armikut gjallë ne dorë nuk do t’i bijmë!
Neser ka dy tre nisemi në drejtim të Lumës. Vend takimi në Kalishtë. Shumica nuk erdhên? Një pakicë. Po ! Dola vet i shtati. Atje filluen me i kap? Aty ku e kemi pasë Shtabin në Tetovë, ka qenê një Arif Kapetani(vullnetar). Ai kur hyri komunizmi me 1944 ua leshuen ushtrisë shqiptare vendin, ushtria shqiptare ata qe ishin me dro i mbledhte ushtar, shkoi edhe Arif Kapetani, por ky pas pak ik dhe rrin mbyllur në Gllobaqicë, në një shpellë afero një vjet !
Kur merr vesh ky ma qonë një njeri tê dajt e mij në Bollaqisht të Eperme. Unë shkova. i derguari me thot ke tê fala nga Arif Kapetani, dhe të lut t’a marrish me vedi. E qova një njeri dhe e morra me veti.
U bem bajagi kallabllak. Unë kisha përkrahje dhe me kanë mbajt sidomos Gostivari dhe Tetova, shfryetzojë rastin t’i falenderojë nga zemra, për bujarin, për traditên për atdhedashurin për sakrificat.
Duelëm në Shar(Plloqa). e qova Hysenin t’a merr një ka. E muerr dhe e prem, bem mish për kazan, e ziem për ushtar tê lirisë. Kapetani tha – Xhelo nuk t’a paskêm dijt vleren. Gjema ndoshta po, po unë jo?! – More ti qenke qeveri – vazhdonte me tuje kapetani. Unë qe një vjet qesh tue vdekê në një shpellë për bukë. Eerdhen edhe prej Ferizajt e na u bashkangjitën. U bem 37 luftetar vullnetar:Riza Goga, Abdyl Durra, Ramë Beka, Ramadan Plleshina, Sali Ribari me gjith djal nga Drenica, Pas një muej duel fjala se unë me Muharrem Bajraktarin e Lumës kemi dal në Greqi.
Kur isha në spital në Tiranê me qoj fjalë. Unë me Arifin kemi propagandue katund për katund, tue berë organizime. Unë u thojsha:Jam i derguar nga jasht, kam ardhë me bisedue me ju, me njerez të sigurt, mos të marrim njerez në qafë, t’organizohemi për kohën e ardhshme. Ju lutem mos tregoni mos merrni në qaf ndokend se unë prap kam me shkue atje?!Kur të vijë lajmi i dytë, armet e materjali i luftës, do të dalin q’atherë në shesh e me ndihmat e Evropës do t’i bina komunistit se ai një ditë ka me hup?!
Murren një kurajo populli, hangrem e pim dhe pas një muaj u nisem për:Kerqovë, Manastir, Prilep, Gjatë rrugës kam pasë dy shkije me kuaj. Hupën dhe u bë e madhe, e forcuen kufirin dhe ne u kthyem edhe nga fakti se na u kish sos buka.Ne Gostivar u detyruem të shperndahemi nepër vendet ka kishim ardhë. Unë vet i pesti në vendin tim. Arif Kapetani vet i shtati në rrethin e Tetovês. Por Arfi vet i shtati kishte ra në prit në Zhelinë dhe armiku i kishte vrar qe të gjith!
Arif Kapetani
Unë duke parë gjendjën vendosa përseri te dal disi në Greqi. arrijta vet i 12 dhjeti:Hysen dhe Gjel Kalishti, Bilall Simnica(katundar i Xhemë Gostivarit), Brahim Qela me vllan, Neshat Gora nga Qegrani, Qinan Garipi, Nazmi Malku nga Reçani, Hamit Reçani, Nazmi Hasipi, Ilmi Koloveri nga Strojani, Sefulla Demiri nga Prapadeshi, Hilmi Kaloveri nga Strajani, Boshko Petro nga Miletini. Nëna e Boshkos ma pruni djalin nga se ai ishte me Kralin dhe e lypshin me denue-vra. ka qenë profesor. e pranova dhe kerkova falje mos të ma marrin për tê keq?!
Por me i dhanë me kuptue serbit se ne mish të coft nuk hajmë. Ne po si te na dorzohet e nderojmë për nderin e shqiptarizmës. Ai në Greqi nuk u nda prej nesh, sepse atje kishte serrb. Pra nuk ështê nda prej nesh gjerë ka shkue në Australi. Me kan falenderue nëna dhe gruja e tij.
Në Atinë kemi bisedue prap me intelektualet;ana e jugut kan pasê lidhje me greket. Diverzantêt:Fikri Dina, Hysen Trepeza. Pasi shkuem në Itali Hysen Trepeza ia la Mehmet Agë Rashkocit, i cili ka vazhdue me que diverzanta në Kosovë, keto janë fakte tê sigurta qe din krejt emigracioni. Bashkë me grekët: Ismajl Kishnapolen, Qerim Godenin(i Gjilanit), Nuhi Shaqirin(i Tetovës) kanë berë përpjekje gjoja për ta ndrrue pushtetin në Shqiperi, nepermes shqetsimeve dhe duke rrezikue edhe popullatën.
Grupi i intelektualve tinez e ben një mbledhje. Kêta na than nêmes tjerash:A e shifni vllazêr se jan ka e shesin Shqiperin grekut dhe serrbit?!Neve duhêt me ra nê marraveshje me shqipetaret dhe me lajmrue Shqiperin, ta lan rexhimin komunist, krahun rus, po Shqiperia është e jona, e popullit shqiptar. Duhêt të punojmë për atdheun tonë e t’a mbrojmë. Na pa tjeter duhêt tê merremi vesh dhe ne e vendosem njëzerit, do ta lajmrojmë, do ta mbrojmë me çdo kusht.
Pasi ishim kthye në kamp, nje natë heret u ndalen dritat në kambp. Kjo ishte nje signalpas ne nuk kkishim pranue te bashkpunonim per sherbimet greke?!U thash shokëve vazhdon xha Xhelë;”Kjo nuk është shenjë i mirë. andaj duhet me qenë të pregaditur për cdo eventualitet.
Xhelë Kalishta në Greqi, 1948
Në ketë mbledhje përveq 10 shokëve të mij kanë marr pjesë edhe:Daman Lila(gjakovar), Islam Gjini dhe Isa Gjini, Dem Ali Pozhari, Sadik Alaj(Vokshi), etj. Prej kêsaj mbledhje dy veta na kishin tradhetue;ata ishin berë argat të Hysen Trepezes. Kan mbshel kosovar kush nuk hynte në “Legalitet”. Kësisojt u benë tê pa duerueshëm. Bile Qani Garipi u martue me një greke dhe mbet atje.
Çka iu tha Mit’hat Frashëri kosovarëve
Mit’hat Frasheri iu tha kosovarëve gjatë një fjalimi në Bari të Italisë:
”Ju jeni ajka e Shqiptarizmit, andaj ju lus qe t’a rueni iden dhe idealin per të cilin keni luftue… ju parti mos beni në mërgim por vazhdoni se vepruari bashke për Shqiperin Etnike. Kur të propozohët një sen qe e mejton dhe ti të mirë dhe e gjykon të dobieshëm, bindu. Shqiptarin e ka prish mos bindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japish shëmbullin e bindjës.
“Këto fjalë u vertetuen fatkeqesisht se nuk shkoj larg e ballistat dhe legalistet nisen luftën ndermjet vedi siq thonin gjerë në vdekje… Kjo ndodhi me Hysen Xhelilin vllaun tim siq kam theksue me lartë.
Kur u kthyem në kamp nga Bari Italisë vazhdon Xhela murrem vesh se Ismajl Terzin e kishin burgosë. Ai ishte një nacionalist dhe i cili i kishte mbrojte shqipetaren nga Plava dhe Gusia nga hordhit cetnike-malazezo serbe. Ne fakt ky ishte perla – ra ne një grup legalistash qe ishin mundue me cdo kusht ta benin per vehte. Edhe Hysen Trepeza kishte aderue atje dhe me ju thënë të verteten në kamp ata dalloheshin nga ne, ishin ma të privelegjuar?!
Po si ishte e mundur njeriu i vetem qe e kishte mbrojtë vehtën nga ai grup te dergjej ne burg?! Po keshtu i kishte ndodhë edhe vllaut tim Hysenit, por ai e kisht mund at grup me një briske.
Balli Kombëtar
Gostivar
14 Tetor 2023
Gostivar
Burimi/Facebook/Balli Kombëtar


Leave a Reply