Nuk është Amerika që i jep e as heq pushtet Edi Ramës, por vota e shqiptarëve. Pavarësisht se shqiptarët vetë nuk e besojnë këtë gjë që vetë e bëjnë, por kjo është e vërteta.
Të gjithë ata që presin se Amerika duke hetuar McGonigal do rrëzojë Ed Ramën nga pushteti, i kanë hyp n’shpinë budallëkut dhe mendojnë me trutë e gomarit që u ka futur Rama.
Amerika do hetojë e gjykojë zyrtarin e vet për interes të saj jo për të na bërë punën që neve këtu në këtë humbëtirë nuk e bëjm.
Se ja ta zëmë se Amerika, për hatrin e trugomarllëqeve tona, shpall Edi Ramën fajtor dhe kërkon ta arrestojë, e bln dot?! Sigurisht që jo. Ajo spo arreston dot Putinin që e ka vënë nën arrest ndërkombëtar…
Kjo vjen sepse udhëheqësit e një vendi i mban në pushtet vetëm vota e njerëzve të atij vendi. Me vjedhje pa vjedhje votash, ky është fakt. Askush nuk ka ç’ti bëjë nga importi kësaj marrëdhënie të brendshme.
Amerika dhe bota do bashkëpunojnë për arsye shtetërore me atë që është në pushtet, dmth në rastin tonë me Ed Ramën.
Ah po, ata janë me fat që Ed Rama nuk ka në dorë një ushtri për të qenë se do u kishin parë sytë llahtare.
Ata janë të gëzuar që ky njeri ka një ushtri leshi, ushtarakët e të cilës kur nderojnë nuk çojnë dorën te koka, por ulin kokën te dora. Shihni Bajram Begajn, gjeneralin tonë, simbolin e ushtarakut skoliotik dhe, do bindeni se është kështu.
Ndaj, mblidhni mendjen e shihni se mbase kurdisni disi këtë popull, të çlirohet nga trutë e gomarit e të ndryshojë drejtimin politik.
Nga jashtë skeni gjë hiç. Në daç besojeni, në daç jo.
Burimi/Facebook
Leave a Reply