Jam me pushime këtu në Elbasan ,të çmallem me miq shokë dhe të afërm.
Po çfar t’u them ?
Bëra gabim e preva biletën vajtje kthim,se shumë shpejt do isha kthyerë andej nga erdha !
Unë e di që kritizerët e sëmurë do më shajnë,se kurrë për një fenomen të caktuarë nuk jemi të gjithë në një mëndje.
Po më thoni cili është dakort që tërë natën të dëgjojë (muzikën) e qenëve endacakë poshtë dritares?
Cili është dakort të dëgjojë të sharat dhe britmat e qenëve me dy “këmbë” që janë dehur?
Takova një dit një çift italian dhe për mirësjellje ju ofrova një kafe ,dhe i pyeta si ju duket vëndi im?
Ai burri më tha unë jam avokat dhe kam parë shumë vënde,mirë të themi e përgjithshmja po veç këtu kam parë që të bllokon rrugën tjetri me makinë e thotë prit sa të pi një kafe.
Dy ditë më parë po udhëtoja me autobuzin urban të lagjes njëri kishte zënë rrugën kryq dhe nuk e çante kokën fare se i thërriste shoferi autobuzit dhe ne posagjerët.
Ndërkohë mu kujtua ai avokati Italian.
Unë nuk po rendit ca nga fakte që na shqetësojnë që të shaj vëndin tim ,por të gjithë sëbashku të bëhemi grup t’u bëjmë bllok këtyre fenomeneve që prishin imazhin e shoqërisë.
Për të bërë i keq bëhesh hap e mbyll syt po i mirë do shumë të bëhesh.
Çfar i kushton bashkisë ti mbledhi qentë e zgjebosur?Çfar i kushton policisë të Dali patrullë nëpër lagje ty mbylli gojën e çthurur dollibashëve?
Për hir të vërtetës po them që është rritur numri shoferave që japin të drejtë kalimi tek vijat e bardha.
Ju ftoj në diskutim.
Faleminderit për pjesmarrjen.
Burimi/Facebook


Leave a Reply