Nga sot (31 korrik) qarkullimi i njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të jetë shumë më i lehtë, me hyrjen në fuqi të programi të ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”.
Në fjalën e tij, kryeministri i Maqedonisë së veriut, Dimitar Kovaçevski qarkullimi i njerëzve dhe kapitalit rrit lidhjet mes dy vendeve, ndërsa u ndal edhe te Korridori 8-të.
Kovaçevski tha se ky projekt madhor do të bëhet realitet brenda 5 vitesh, ndërsa tashmë është vendosur në hartën e korridoreve transeuropiane.
“Rezultati i këtij bashkëpunimi është faktoi që sot jemi në Qafë-Thanë ku shënojmë fillimin e “one stop shop-it”. Sot mundësojmë qarkullimin më të shpejtë të qytetarëve tanë dhe të kompanive që transportojnë produkte në kalimin kufitar më të madh mes dy shteteve. Qarkullimi i njerëzve dhe kapitalit rrit lidhjet dhe komunikimet mes njerëzve, shoqërimin mes njerëzve të dy shteteve, diçka që para dy shekujve mungonte mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sot ne jemi shembull sesi duhet të jenë marrëdhëniet mes dy shteteve fqinje. Mundësojmë qasje më të lehtë në vendet turistike në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Sot shënojmë fillimin e “one stop shop”, por bëhet edhe Korridori 8 në anën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që do të bëhet realitet brenda 5 vitesh. Ajo nuk ekzistonte, ndërsa tani për 5 vite do të kemi infrastrukturën më të mirë në Ballkan. Arritëm që Korridorin 8 ta vendosim në hartën e korridoreve transeuropiane që do të thotë se ky Korridor mund të ketë financim nga BE”, tha Kovaçevski.
Korridori i 8-të është një aks komunikacioni nga Shqipëria përmes Maqedonisë së Veriut për në Bullgari, që do të krijojë lidhjen me perëndimin ndërmjet shteteve të Ballkanit.
Burimi/Facebook


Leave a Reply