Në YouTube qarkullon një video, në të cilën shihet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, t’i drejtohet analistit shqiptar, Baton Haxhiu, nga një cep te cepi tjetër i sallës. Është një nisje direkte e zotit Vuçiç për t’i dhenë dorën e për ta përshëndetur perzemërsisht zotin Haxhiu.
Një studim psikologjik i kësaj skene të jep përshtypjen e marrëdhënies shumë të ngushtë midis presidentit serb dhe gjithologut shqiptar. Megjithatë shkaku i këtij veprimi nuk është thjesht miqësia midis tyre! Unë kam miq në politikë e përtej saj. Por nuk ka mjaftuar asnjëherë miqësia që ndonjë prej tyre t’i shkëputet rojeve e të ecë 10-15 metra përmes turmës për të më takuar e përshëndetur.
E gjitha kjo ndodh në fakt në videon Vuçiç- Baton! Atëherë çka ka tjetër? Ky akt motivohet vetëm si shenjë falenderimi për shërbime të posaçme, unike e me rëndësi jetike! Nuk lidhet as me shërbime të vogla! Por ka si cak shërbime të paçmueshme!
Cili do të ketë qenë ky shërbim që nuk mund të shpërblehej as me diamante, por vetëm me një takim falenderimi aq të përzemërt publik?!
Këtë e dinë vetëm ata dy! Mund ta dijë edhe Edi Rama dhe Sergei Lavrov!
Burimi/Facebook


Leave a Reply