Qysh ne fillim deshroj te shprehë pikepamjen time se kurresesi qendrimi i nderkombetarve nuk do te jete tjeter nga ky qe eshte sot.
Nderkombetaret fatkeqsisht kane ndihmuar qe KOSOVA te jete e pavarur e nga ana tjeter,ata nuk pyesin fare per pavaresine e saj.Kete e provon me se miri qendrimi qe ata kane mbajtur ndaj territorit te Kosoves te cilin e kane njohur me 17 shkurt 2008.
Kane mbetur ne memorjen e shqiptarve,Heqja e copave nga territori i Kosoves per interes te nderkombetarve e te kufitarve.
Me bekimin e tyre 2400 ha i mori Maqedonia,8200 ha Mali i Zi dhe
më shumë se 3000 km2 lufton ti marre Serbia nga Kosova e mbetur.Asociacioni mbetet ne themel te perpjekjeve per rrealizimin e ketij projekti madhor te Serbosllavise.
Po keto nderkombetarë jane sot dhe po ato do te jene neser ne nje konference nderkombetare,
Me thoni per çfare arsyesh do te ndrohet qendrimi i tyre neser.?
Te ndodhur perballe nje rezistence te forte te qeverise Kurti,Nderkombetaret pasi nuk fituan gjë nga qendrimi i qeverise shqiptare dhe opozites ne Kosove po i drejtohen nje mekanizmi tjeter,Nje konference Nderkombetare per Kosoven.
Ata shpresojne se ky emer i madh do jete sygjestionues per Kosoven dhe do ta detyroje KURTI-OSMANIN te dorzohen e ti hapin rruge asociacionit sipas oreksit serb duke e kthyer Kosoven ne nje Bosnje te dyte ku serbet presin hapin e rradhes per tu larguar perfundimisht nga bashkesia myslimane e serbo-kroate.
Pse Kurti nuk do te dorzohet edhe perballe presionit euroamerikan.?
1.Asociacioni apo Bashkesia me shumice serbe ne Kosove e trondite KOSOVEN me themelet e saj duke dobsuar skajshem faktorin shqiptar e duke i sherbyer dominances serbe ne Ballkan.
2.Asociacioni,sipas oreksit serb eshte nje republike e vogel brenda Kosoves se pavarur,eshte nje mekanizem me te cilin Serbia,ne kushte me te favorshme do ta rrenonte perfundimisht pavaresine e Kosoves.
3.Me pranimin e Asociacionit shkeputet perfundimisht shpresa,per rikthimin e me shume se 22000 shqiptarve ne veri,te debuar me gjak ne prezence te organiznave nderkombetare umnik kfor etj.
4.Sanksionet jane nje kercenim per Kosoven dhe jo nje realitet objektiv.
5.Presioni i shqiptarve ne trungun amë ndaj qeverise Rama do te rritet dhe ajo se shpejti do te heqi dore nga akraballeqet,nga deliri i madheshtise i nje lideri europian,nga “Ballkani i mbyllur”…!
6.Amerikanet edhe sot jane te ndare ne qendrimin e tyre ndaj Kosoves.
Ndryshe çfaqet DASH dhe ndryshe çfaqen Senati dhe Kongresi Amerikan.
Zeri i BOB MENENDEZ po behet gjithnje e me kumbues ne mbrojtje te KOSOVES.
7.Amerikanet rrealisht nuk mund te bien dakort per ta dobsuar krijesen e vet,Republiken e Kosoves.
Atyre u duhet nje Kosove e forte ne Ballkan,njejte si Izraeli ne Lindjen e Mesme.
8.USA dhe BE do ta kene me te lehte ta çfrytzojne Trepçen nepermjet Kosoves se forte e te pavarur se sa nje Serbie vasale,tradicionale e Rusise perandorake.
9.Kurti eshte i bindur se me hir apo pahir me mbeshtetjen e vete vendeve demokratike perendimore,nje dite,Shqiperia,Kosova e trojet e tjera me shqiptare do te jene bashke.
10.Kurti eshte i bindur se amerikanet kane bazat e tyre ushtarake ne Kosove dhe jane vendosur atje se pari per interesat e tyre politike e gjeostrategjike.
Dhe vetem per kete fakt atyre u duhet nje Kosove e forte ekonomikisht dhe e stabilizuar politikisht.
Kalimi i TREPÇËS ne duart e Serbise nuk i sherben kesaj gjendje dhe nuk mund te jete nje opsion.
11.Sipas te gjitha gjasave lidhur me luften e gjate ne Ukraine si dhe trazirave brenda vete federates ruse,presioni i Putinit,i lindjes ndaj Perendimit po bie…!
Kjo gjendje objektive e dobson rrolin e Serbise ne Ballkan.
12.Protestat milioneshe te popullit serb e kane dobsuar fuqine e A.Vuçiçit ne Serbi.
Besimi ne popull ka rënë dhe fundi i tij eshte afruar shume.
13.Forcen,KURTIT per te qendruar,ne mbrojtje te interesave te Kosoves e te popullit shqiptar ja jep çdo dite e më shumë mbeshtetja ne rritje qe ai gezon ende tek qytetaret e vendit te vet.
14.Dhe pas asociacioni do ti hapet oreksi per pretendime edhe me te medha,kishes ortodokse autoqefale te Serbisë…!
Duke qene i bindur se Kurti din edhe me teper se ne qytetaret e thjeshte jam i sigurte se ai do te qendroje e nuk do te mposhtet nga presionet e perditshme qe Kosoves i kane rënë mbi krye.
Me kete qendrese historike,ai do t’i sherbeje shtetndertimit ne Kosove dhe forcimit te rolit udheheqes te shqiptarve ne gadishullin ILIRIK.
Dashamir Uruçi,
Tiranë,30 qershor 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply