
Ashtu si çdo 5 maj, edhe këtë vit, kryeministri Berisha ka zhvilluar një vizitë në familjen e Azem Hajdarit, me rastin e ditës së dëshmorëve. Berisha ka thënë se vepra e Hajdarit do të shkëlqejë përjetësisht.
“Sot është një ditë e veçantë, dita e nderimit e të gjithë atyre që u flijuan për lirinë, bënë gjithçka për lirinë. Në histori sa më shumë të hulumtohet, aq më shumë do të pohohet se ato që ka bërë Azem Hajdari për lirinë e shqiptarëve, ato ditë dhjetori të vitit ’90-të, nuk i ka bërë kush. Sepse ajo ishte një përballje më e pabarabarta, më e zbuluara, më e hapura. Një përballje që u fitua. Fakti që sot ai është midis nesh vjen mbi të gjitha, nga ai kontribut që ai dha në vitin ’90-të. Unë kam bindjen se vepra, kontributi i tij do të shndrisë e shkëlqejë në altarin e lirisë së shqiptarëve”, tha Berisha.
Berisha me rastin e ditës së dëshmorëve ka qenë për vizitë edhe në shtëpinë e Idriz Hoxhës./b.l
Tema
Per”Globi – Shqip” shkodrani


Leave a Reply