-Rrevolta e shpirtit-~
Hej medetē
se si shqypët e korbat vajtuan që në 1945,
Ateherë kur toka u la në gjak,
E Shkreli mbeti pa përgjegjë!
Pse ajo vellavrasja??
Ç’ishtë ajo rrufe pa re në Qiell?
.
Dora e kanibalë Enverianë 22 burra
pa gjygje i ekzekutoj,
Vikamat e gjakut ende pyesin përse.
kaq makabre,
ai terror kriminal në popull të Shkrelit.?
.
Pse e varen ne litar Major Llesh Marashin,
Në mes kryeqytetit ILIR Shkodër?
të Truma e “Dugajve tëreja”?
.
Po Kaipdan Prek Lekë bashke me të vellan?
Që i ekzekutuan me bomba ne maje te Kurriles,
që mbeten si flamuri ne maje te Bratiles,
vallë perse i vranë.??
.
Vallë çfar ju bani Nikoll Prek Deda.
Kryetari i komunes Shkrelit
Që u ekzekutua.
dorë për dore me Dom AlfoncTrackin
te muri i vorrezave të Ermajt
Dhe kurrë ma eshtnat nuk u gjetën
.
Po Pjeter Gjoken Bajraktari i Shkrelit,
Pse u denua 101 vjetëburgë?
.
Psë more? përse 50 familje shkrelase i degdisën,
nëpër kampe famkeq të intërrnimit,
e Shtëpiat ua dogjen zharë,
mbi ate popull dhunë e Reprezalje
që kurre se’ishtë kry as nga invaduesit me parë.?
.
Edhe sotë e ne shekuj, do pyesin Shkreljanët.
Kush e di?
Përse,
perse,
e perse.???
.
Eh, t’mjerët ata komunist “Veteran”.
të qujtur me emër Partizan,
Por nuk janë gje tjeter veçse Shtrigai mjeran.
Jargavitën krenar, gjithë vnerë,
Më “Medalje” bakri, la me turp
ato Dekorata ne jete te jetve,
perlye më gjakë vllezrish
më ne Krye-Djadhin qe i pret në zjarrin e Ferrit
do djegjën bashke me Demon Enverin.!!
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimi “Ditenetet e Jetes”
Burimi/Facebook


Leave a Reply