Vëzhgim
Nuk është fjala për “ca prapësira” që fshihen mbrapa internetit, kësaj shpikjeje të mrekullueshme të njerëzimit dhe që “helmojnë adoleshentët e pleqtë e sëmurë”, po për disa “mundime cfilitëse”që të sjellin ata që e kthejnë atë në një “biznes spekullativ!”. Thashë me vete se pata shpëtuar prej tyre, pas vëzhgimit të parë:“Belaja që vjen nga interneti “ e që e “hodha në ajër” kur më “plasi buza” prej punonjësve të saj e nuk e gjëja dot “arësyen e mosarsyes”,nëpërmjet “ valëve të mistershme”, apo edhe të atyre telave që bëhen si “lesh arapi”, nëpër shtyllat e qyteteve të mëdha. Po, tek ne nga Jugu, kablli internetik u shtrua vetëm para tre vjetësh, d.m.th, afro pas 20 viteve kur u “ndërrua sistemi i shtetit” e u tha se , prej këndej e tutje “do hanim me lugë floriri!” dhe se “internetin” do ta kishim “falas, në çdo cep të Shqipërisë”! Mirëpo populli të thotë edhe ndryshe, që “shejtanin që flë, mos e zgjuaj!”…
Megjthatë, nja dy djem të shkathët, me ca “saçe “ që vunë në Llogora e në Porto Palermo , “i kapnin valët” i internetit në ajër e mundën që të bënin “biznes” edhe me të, jo më me “kanaçet e njëhershme”, sikundër bënim fshehurazi edhe në kohën e diktaturës, po me ca aparate që shiteshin si “nënë dorë” me miqë, të njohur e të panjohur , gjersa u vendos kablli nëntokësor i internetit dhe, këtë “biznes” e mori , kush qe më i zoti i kësaj pune, me firmën “Albtelekom”. Dhe, si në çdo “hap përpara” njeriu gëzohet pa mas, si atëhere kur futëm “kineman në shtëpi” nëpërmjet televizorëve “bardhë e Zi” e kur u çpikën edhe “kanaçet”, që kush diktohej “hante edhe burgun”, deri në 8 vite, jo shaka!” .
”Bëjnë kaq para në muaj”,-tha teniku që na i lidhi internetin, nëpërmjet kësaj firme me “emër të madh”…”More, mirëse na errdhët e po e paguajm për një vit, që as ju të mos mundoheni e as ne , që të vijmë çdo muaj në zyrat tuaja, meqënse edhe pagesa qënka standarte”!,-thashë unë, “Jo, kështu jo,-tha ai , se “ka dava Janina!”, do vini se s’bënë, që të na shihni e tu shohim!. Se, po nuk errdhët tek ne, me parat në dorë, ne “ta presim internetin” e belan e ke nga mbrapa: gjobën, plus “penalitetin!””. Ja një “mëndje djallëzore,-thashe me vete, ja ku “flë shejtani!” .U luta që të mos ma presin këtë “risk” se unë , jam ashtu e kështu , se vete e vijë nga një vënd i largët, dhe se e dua internetin ta gjëj në shtëpi, ditën e natën, ca më tepër se, “m’i ka marrë edhe Perëndia mënd’t e kokës dhe merrem me shkrime, që ua dërgjojë me internet miqëve të mi , po edhe gazetave e shtëpive botuese, për ndonjë libër që e shkruaj e ja ku e kamte , brënda shtëpisë dhe “brënda” kësaj “mrekullie të njerëzimit”, që mos gjeça belanë me të….
Po nuk qënka e thënë: “Robi i Zotit”duhet të vuaj akoma! Nuk e besova se do qe vërtetë kështu dhe të ma “prisnin internetin”, për të ardhur vërdall afro një javë që ta “lidhja” përsëri duke u “rarë këmbëve” , që nga fshati ku jamte, gjer ne qytetin e Sarëndës, ku pasi pagova gjobën që nuk “kisha vajtur” në “kohën e duhur”, që të likujdoja muajin paraardhës, kur më thanë se “duhej paguar edhe “penaliteti”!”. “Djalli ta marrë dhe internetin tuaj!”,-u thashë i inatosur, se edhe në ekranin e kompjuterit shkruhet :”Është falas e kështu do të jetë!”.
Dhe, pa ma”lidhur” përsëri , shkrova vëzhgimin:“Belaja që vjen nga interneti”, ku vendosa edhe një shtyllë primitive që ma dergoi miku im S.K , ku telat e një lagjeje të Kryqytetit qenë mpleksur si “leshrat e Arapit”, nëpërmjet të cilit “ankohesha” se: “moslejimi i pagesës vjetore ishte , jo vetëm i padrejte, po diçka “djallëzore” (për fitime te padrejta!) , mbi kurizin e njerëzve, si edhe, për t’i mundua ata, ca më tepër…
Natyrisht ,që e fitova “davan” për atë vit , po buza nuk më qeshi, gjarsa pas disa muajve, kur u ktheva “nga kurbeti” në shtepinë time të Bregut të poshtëm, interneti qe prerë perseri e nisi rrishtasi kalvari i mundimeve, që nga e para fare! “Ç’kishte ndodhur!?”. Albtelekomi qe tërhequr (a “falimentuar!”) dhe e kishte marrë kete “punë”, Firma e huaj “One Ultra Fiber”.Me të njejtin “histori anakronike”, me “djallin” brënda, po njëlloj si me “Albtelekomin”, edhe pse në disa fletushka që i gjeta në banakun e Postës së qytetit tonë shkruhej: “Shërbimi i klientit, pranë jush në çdo moment!”. “Sa mirë,- thashe unë. Po, a mundem ta paguaj për një vit shërbimin tuaj, qe të “mos vdesim” udhëve të jetës, poshtë e përpjetë , mbasi jetoj tepër larg e interneti më duhet “në çdo moment”, sikundër shkruhet edhe në këtë kartën tuaj , sa herë që kthehem , ndofta edhe me vonesë, për të qënur gjithmonë korrekt me ju e me internetin tuaj?!”. “Jo ,-tha një vajzë e re që dukej si përgjegjese,-nuk është e mundur! Nuk errdhe dot, “ta premë kokën!”,- shtoi ajo me humorin e saj të tmershëm. “Dua të bisedoj me përgjegjësin tuaj,-kërkova unë, -si gazetar që jam”. “Këtu nuk ka asnjë përgjegjës,-shtoi ajo. Po keni gjë, drejtohuni nga Qëndra në Tiranë, ku mund të veni vet ose edhe të telefononi në nr,123 në ç’do kohë, ose me kontaktin www,one.al”…”Ah ,-psherëtiva nga thellësia e shpirtit,- qënka i njejti”avaz”, me po atë “shejtanin” e Albtelekomit që u largua (?!) dhe që po qarkullon tani edhe nëpërmjet valëve internetike të “One”-s.. Mjerë ne…Me këto,ndëshkime “me prerje e me gjoba!”, si gjithmonë, edhe sikur ta kishim edhe “kokën mbi gjilotinë!”
“Interneti është kaq i madh, kaq i fuqishëm dhe kaq i kotë,-thotë Andrew Brown,-sa që për disa njerëz është një zëvëndësues i plotë i jetës”. Mirëpo, ish Presidenti i Amerikës George W. Bush (Plaku), do të thoshte më ndryshe, se “Përmes internetit mund të komunikosh me dikë nga ana tjetër e botës dhe të izolohesh nga familja jote!”. E megjithatë, ja që na duhet edhe INTERNETI, tek jeta e mundësitë tona të komunikimit , janë ngushtur së tepërmi, ta marrë e mira ta marrë!
Piqeras, më 18 qershor 2023′


Burimi/Facebook


Leave a Reply