
Një program televiziv në Danimarkë, ku në konceptin e tij ka gra e vajza të ndryshme që hyjnë me vullnetin e tyre në studio vetëm me një peshqir është kritikuar ndjeshëm, madje akuzuar për diskriminim dhe poshtërim të femrave. Femrat në fjalë, pas ngjitjes në skenë, zhvishen dhe i përgjigjen urdhrave të një paneli prej “dy ekspertësh”, për të ekspozuar sa më shumë pjesët e tyre intime. Njëri prej dy “ekspertëve” është i njohur në Danimarkë si një personash tepër i famshëm dhe popullor televiziv, e si gjyqtar i spektaklit muzikor “X Factor”.
Sipas krijuesit të programit, emisioni ka një rol edukues, pasi mëson femrat që të kenë pritshmëri më reale mbi paraqitjen e tyre dhe i bën të kuptojnë se çfarë mendojnë e kërkojnë me të vërtetë meshkujt.
Në fakt komentet janë të shumta, pozitive dhe negative, e ndërsa për kritikët e shumtë të këtij programi, ky nuk është asgjë tjetër përveçse një spektakël i “degjeneruar”. Për ta, femrat trajtohen si objekte dhe poshtërohen qëllimisht, për gustot e audiencës mashkullore.
Sot.al
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply