Isha i ftuar ne Shtupeq te Rugoves per te marre pjesë ne promovimin e dy librave me shumë interes per te gjithë shqiptaret.
Ne atë vend te bukur e turistik une degjova edhe njëherë nga studiues te shquar te Kosoves per masakrat e serbomalazezve ne ato anë legjendare të Shqipërisë.
Sot u promovuan:
1.Mizorite serbe kundër shqiptarve në Kosovë.
RUGOVA,PLAVA E GUXIA NE GËRMADHA.
1918-1921.
Kjo vepër është shkruar nga Akad.Prof.Dr.HAKIF BAJRAMI.
2.RUGOVA:KRYENGRITJA DHE MASAKRAT MË 1918-1919,botim i Institutit te historise,ALI HADRI.
Pas veprimtarise une bera nje vizite ne qytetin e Pejes ku u ndala tek disa monumente te historise kombetare shqiptare.
Ne foto:
1.Dashamir Uruçi pranë monumentit te Heroit te Kosoves,Enver Hadri,vrare nga dora e sherbimeve sekrete te Serbise si dhe prane monumentit te Prof.Dr.Ali Hadrit,studiuesit e atdhetarit te paharruar,helmuar nga e njejta dore gjakatare e Serbisë.
2.Disa foto nga Patriarkana e Pejes,objekt i grabitur shqiptarve,nga Kisha ortodokse e Serbise.
Ne nje foto pa objekt,brenda kishes jane vendet e fshira ku kanë qene afreske me shqiptarë me plisa të bardhë si bora,ne kokë…!
Shenim:
Shkova ne Peje ne kuadrin e veprimtarive kushtuar LIDHJES SHQIPTARE TE PRIZRENIT.
Rashe ne kujtime tek monumenti i Prof.Hadrit i cili kishte shkruar per gjyshin e babait tim Jusuf efendi Podgorica-URUÇI,delegat i Shkodres ne Parlamentin e pare Osman 1877,si dhe delegat ne lidhjen shqiptare te Prizrenit 1878.
Ai gjithashtu kisht shkruar per babain tim Muhamet Uruçi,veteran i arsimit dhe mesues i femijeve dhe Rinise Gjakovare.
Ne takim isha i shoqeruar nga prof.XHEVDET SPAHIJA ndersa librat e veprimtarisë m’u dhuruan nga shoku im i vjeter i Institutit Albanologjik te Kosovës,Prof.Dr.ZYMER NEZIRI.
Dashamir Uruçi,Pejë 10 qershor 2021.



‘
Burimi/Facebook


Leave a Reply