Problemet e shikimit tek fëmijët e moshës parashkollore si syri dembel, strabizmi, miopia etj, rezultojnë të jenë të nëndiagnostikuara. Organizata botërore e oftamologjise jep alarmin se miopia ose sic njihen ndryshe problemet me shikimin ne largesi po kthehen në epidemi në mbarë botën.
Sipas specialistëve orthoptist që hetojnë dhe menaxhojnë defiçitet muskuluare dhe inervative te syrit, depistimet e kryera fëmijët para moshës shkollore kanë rezultuar me probleme të mbartuara të syrit dembel.
Por kur është koha më e mirë për ekzaminimin e këtyre problemeve?
Rekomandimi i fortë që vjen nga mjekët është lëria e fëmijëve të kalojnë sa më shumë orë në ambjente të jashtme.
Ekzaminimet orthotpike janë një specialitet i ri në sistemin shëndetesor publik në vendin tonë dhe kanë për qëllim identifikimin e anomalive të pamjes binokulare si strabizmi, ambliopia ose syri dembel, diplopia etj, në të gjitha moshat.
Aktualish depistimet e para kanë nisur në disa kopshte publikë të Tiranës.
Burimi/Facebook/RTSH Shkodra


Leave a Reply