Vala e arrestimeve të ditëve të fundit në Tiranë, është e sponsorizuar drejtpërsëdejtti nga amerikanët dhe duhen falenderuar për këtë. Po godasin fort majtas që kur t’i vijë radha të godasin djathtas, mos t’i akuzojnë si të njëanshëm. Pa presionin e amerikanëve SPAK-u nuk guzon të lëvizë qerpikun, sepse elitat politike mafioze të Shqipërisë i kanë eurot me konteinerë të groposur nën tokë, jo me thasë dhe mund të blenë me to prokurorët dhe SPAK-un me gjithë lecka. Edi Rama është në vështirësi sepse e ka të qartë se amerikanët përpara se të thonë zhduku, të lenë pa shokë dhe të heqin shokët një nga një.
Cështja qëndron se një pjesë që e refuzon këtë ndërhyrje të amerikanëve flasin sot për sovranizëm. Për cilin sovranizëm e keni fjalën zotërinj? Keni 30 vite që na keni thënë Amerika është ylli polar dhe aleati strategjik pa të cilin ne nuk mundemi të ekzistojmë. Sot u kujtuat qe jeni shtet sovran? deri dje kush fliste per sovranizme e akuzonit si te Rusise. Koha e perrallave mbaroi.
Ky aleati strategjik, ka interesa të mëdha dhe një lojë të madhe tashmë për ta bërë në rajon, të cilën ju poi a prishni. Ata kanë nisur krasitjen një e nga një, për t’i hapur rrugë skemës së tyre.
Po cila është skema e tyre?
Unë nuk e di cila mund të jetë edhe pse e imagjinoj, por nuk e kam për zakon as për stil të bëj zëdhënësin e tyre, as të bëj llapistin, as të bëj si shefi i FBI apo i CIA-s sic bëjnë karagjozët e shumë në qarkullim të cilët ju i njihni mirë.
Amerikanët në Shqipëri kanë një problem të madh të cilin ne nuk e ndalim dot. Ata lejojnë që lloj lloj të përdali dhe të përdale që të flasë në emër të tyre dhe nuk e ndalojnë këtë të ndodhë. Pra ata nuk dalin t’i thonë lloj lloj llumi, që mos guxo të na përmendësh as të flasësh në emrin tonë dhe këtë e kanë skemë sigurisht. Ata kalkulojnë në mënyrë milimetrike gjithcka dhe veprimet bashke me mosveprimet e tyre kanë një mesazh.
Bazuar mbi sa u përmend më sipër, pasi Paria politike e Ramiz Alisë të marrë goditje, qoftë dhe simbolike, sic ishte goditja e Saimir Tahirit, ne rrezikojmë që të përballemi me një mashtrim të madh.
Cili është mashtrimi?
Mashtrimi është që pasi kasta e vjetër të marrë goditje (qoftë edhe formale) të dalë lloj lloj karaputane, të flasë në emër të amerikanëve dhe të thotë se ne jemi të Amerikës. Shqiptarët si popull nostalgjik i Amerikës, sot kanë nisur të zhgënjehen prej saj, sepse në të gjitha kafenetë e Tiranës sot, ku konsumohet aq shumë politikë flitet hapur: “Po të donte Amerika do të na kishte bërë. Ka 30 vjet që komandon gjithcka në këtë vend”. Amerikanët e kanë kuptuar që ky popull nuk do më askënd pa kushte, përfshi edhe ata vete Amerikën dhe rrymat sobvraniste po rriten me shpëjtësi, ndaj po marrin masa të përmirësojnë imazhin e tyre urgjentisht ndër shqiptarët.
Ambasada Amerikane as zonja Kim nuk mund të pranojnë që të thuhet Reforma në Drejtësi dështoi sepse ishte investimi i tyre më i madh ndaj kanë ngrehur kërbacin (të paktën ky imazh është përcjellë këto ditë), prej zhgënjimit të ambasadores nga lirimi i Tahirit e deri tek arrestimi i bujshëm i Dakos.
Cështja është se amerikanët nuk lëvizin kurrë pa skemë rezervë dhe para se të largojnë dikë, tek zonat e tyre të influencës, kanë bërë gati tjetrin. Po kë kanë bërë gati ata për shqiptarët?
Këtu hyn në lojë paria financiare dhe mediatike e Tiranës, shërbimet sekrete rajonale, oligarkët me zgjatimet e tyre të shërbimeve që kanë nga pas, Federata Ndërkombëtare e Faleimentimit të Popujve, që të përgatisin lojtarët rezervë dhe t’ia cojnë Amerikës në tryezë.
Të gjitha këto rryma prodhojnë lëvizje të reja politike, disa të djathta, disa marksiste dhe ua hedhin amerikanëve në tryezë, pasi i kanë lobuar në Departamentin e Shtetit dhe amerikanët thonë: ”Këta janë në fushë me këta merremi”.
Ne si shqiptarë sot kemi detyrë të prodhojmë alternativën tonë, sovraniste, shqiptariste, konservatore, njerëzore, bazuar mbi tabanin dhe themelin tonë identitar, përpara se rrymat antishqiptare që pushtojnë sot cdo milimetër katror të vendit të prodhojnë manekinët e radhës dhe pasi t’i lobojnë në Uashington t’ua sjellin shqiptarëve si alternativë të ardhur nga Amerika dhe ky është mashtrimi më i madh. Kjo ëhstë arsyeja përse mafia mediatike e Edi Ramës, të cilën ju e njihni mirë, po investohet fuqimisht në rikthimin e lulrave, të gazrave dhe të lloj lloj fundërrinë marksiste leniniste e sorosiane që synon t’u serviret shqiptarëve mbi tabakanë amerikane.
A mundet ta prarandalojmë ne këtë?
Po, mundemi. Këtë do ta bëjmë bashkë duke u bashkuar me Levizja Shqiptare Atdheu, si e vetmja lëvizje politike në Shqipëri që nuk është prodhuar nga fondacione dhe ambasada dhe amerikanët e dinë këtë mirë. Kjo është pasuria jonë më e madhe.
A e duam ne mbështetjen e Amerikës? Po e duam por prioriteti ynë është mbëstetja e popullit tonë.
A e duam ne Amerikën? Po e duam por duam më shumë Shqipërinë!
Deri në një moment të dytë kur të zbulohet shahu amerikan i Drejtësisë dhe i SPAK-ut, Beogradi dhe shërbimet rajonale me interesa të mëdha në Shqipëri po lobojnë në Uashington lloj lloj mashtruesi/ese shqiptar/e që të vijë në Shqipëri në emër të Amerikës sepse ju e dini mirë se me euro dhe me dollarë, në Amerikë mund të bësh fotografi edhe me baben e Presidentit Amerikan (kur atyre nuk u prishet skema sigurisht). Për këtë arsye, koha nuk pret. Amerikanët duhet të na gjejnë të bërë. Përvec partive që kanë hapur dhe do të hapin ata që ua përmenda më sipër, duhet edhe një lëvizje për shqiptarët dhe të themeluar nga shqiptarët perndryshe nuk do te ekzistojme me.
Ajo është Levizja Shqiptare Atdheu. Koha është tani. Po e bëmë, Zoti do të na bekojë, po nuk e bëmë, mortja kapak florini, mua të parin dhe më pas secilin prej atyre që nuk pranuan të zgjohen prej gjumit kurrë!
Levizja Shqiptare Atdheu
Burimi/Facebook


Leave a Reply