Titi Tran
Në shtetin amerikan të Kalifornisë, një sezon me rreshje të shumta shkaktoi përmbytje dhe dëme potencialisht prej miliarda dollarësh. Por i gjithë ai ujë krijoi edhe një spektakël pranveror me lule. Pas shirave të rrëmbyeshëm të dimrit, lulëkuqet e Kalifornisë po lulëzojnë në livadhe dhe në shpatet e maleve në një “super lulëzim” të rrallë portokalli të artë që mund të dallohet nga hapësira.
Kur dal nga puna me makinë kam stres dhe të gjitha këto probleme të tjera. Mund të dal këtu dhe të shikoj përreth dhe thjesht të marr frymë falë natyrës dhe të pushoj”, thotë Kleev Guessford, banor i Los Anxhelesit.
“Ne e duam natyrën, nëse ka lule, jemi aty. Natyra është më e mira, natyra me lule dhe ajër të pastër. Sinqerisht, ne duam gjithçka”, thotë Ryan Tran, banor në Kovinën Perendimore.
“Kjo është vizita ime e parë dhe është si një pyll me lule. Është shumë bukur. Më pëlqen shumë. Nuk e kisha menduar kurrë që një ditë do të kisha mundësinë të shikoja peizazhe të bukura si ky”, thotë Nguyen Thi Yen, turiste nga Vietnami.
Në disa vende publike, lulëkuqet po tërheqin aq shumë vizitorë sa që autoritetet po mbyllin disa zona dhe po kufizojnë qasjen e njerëzve për të mbrojtur bimët vendase. Ato janë tolerante ndaj thatësirës, por nuk mund t’u mbijetojnë gjurmëve të vizitorëve.
“Ata vijnë, shkelin lulet dhe nuk respektojnë atë që po ndodh këtu. Është fakt që disa njerëz nuk kanë domosdoshmërisht respektin që unë ndjej se kërkohet për ta shijuar këtë peisazh”, thotë Kleev Guessford, banor i Los Anxhelesit.
“Ndihem keq kur shoh disa vizitorë që shkelin lulet, por është një numër i vogël njerëzish”, thotë Nguyen Thi Yen, turiste nga Vietnami.
Superlulëzimi i fundit në Kaliforni ndodhi në vitin 2019.
Ekspertët thonë se lulet duhet të jenë aty të paktën deri në mes të majit.
Burimi/Zeri i Amerikes
Leave a Reply