Për herë të parë në historinë e vet politike, Partia Demokratike zhvillon garën për kryetarin me 4 kandidatë! Gara, e cila pason humbjen dramatike të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do të kurorëzohet me votimin e anëtarëisë më 13 qershor.3 sfiduesit e zotit Basha, kanë kërkuar më shumë kohë për garën dhe dorëheqjen e zotit Basha. Agron Shehaj është zgjedhur deputet dhe vjen nga bota e biznesit. Edith Harxhi sfidantja tjetër vjen nga bota akademike dhe Fatbardh Kadilli që është dhe sfiduesi i parë i kryetarit Lulzim Basha vjen nga strukturat e Partisë Demokratike. Zoti Kadilli thotë se gara e sotme në PD është asimetrike, por është i bindur se do ta fitojë atë.
Sot të tre sfiduesit e kryetarit të PD-së kanë zhvilluar konferenca shtypi për gazetarët. Por z. Kadilli spikat për faktin se konferencën për shtyp e zhvilloi në selinë e Partisë Demokratike dhe deri më tani është i vetmi që ka paraqitur një manifest politik për të ardhmen e partisë më të madhe të opozitës.
Sot, z. Kadilli nuk kurseu kritikat si për kryetarin ashtu edhe për forumet e PD-së. Po a është beteja e tij një betejë realisht për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike apo një mundësi e artë për promovim dhe konsolidim të figurës së tij në PD?
Ora 21.00, në RTSH 1
II. Pandemia: A po themi (prapë) urra para se të kalojmë lumin?!
Vjet në këtë kohë gati ngritëm dollinë për fitoren ndaj armikut të padukshëm- coronavirusit. Shifrat e infektimeve nuk linin vend për dyshim. Numri i jetëve të humbura gjatë tre muajve të parë të pandemisë ishte vetëm 34. Në javën e parë të qeshorit regjistroheshin vetëm dy të infektuar në gjithë Shqipërinë dhe vetëm 18 persona të shtruar në spitalin covid-1. Spitali Covid -2 u mbyll me një ceremoni përgëzuese për punën heroike të mjekëve dhe stafit spitalor.
Një argumet më shumë ishte se me ardhjen e verës- koronavirusi do të dobësohej. Vendi u bë gati për sezonin turistik dhe askush nuk paralajmëroi se dallgë të tjera do të kishim përpara.
Numri i infektimeve dhe viktimave u rrit me hapjen e vendit si për vendasit ashtu edhe për të “huajt”. Vala e vjeshtës dhe sidomos ajo e dimrit na tregoi se të gjitha debatet e javëve dhe muajve të parë për “uljen e kurbës”, ishin debate shterpë! Spitalet u tejmbushën. Numri i viktimave u shumëfishua dhe numri i infektimeve kaloi edhe 1000 persona në ditë.
Sot, janë dy argumeta shtesë për situatën e përmirësuar: imunizimi natyral i popullsisë dhe fushata e vaksinimit. Por, gjithmonë ka një por…. ! Nëse i referohemi sot situatës në Britaninë e Madhe, një nga vendet më të sukeseshme në fushatën e vaksinimit, dhe vendimit të Gjermanisë për të ndaluar ardhjen e turistëve britanik për shkak të shqetësimeve që lidhen me variantin indian të koronavirusit- shqetësimet jane legjitime?
Me situatën aktuale a duhet që të hiqen masat kufizuese? A na pret përpara një valë tjetër lidhur me covid 19? Kur mund të quhet e sukseshme fushata e vaksinimit dhe sa imunitet kanë të vaksinuarit?
Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve sonte në #Përballë është epidemiologu i njohur Dr. Ilir Alimehmeti.
Ora 21.50, në RTSH 1
Burimi/Facebook


Leave a Reply