Transparenca zgjedhore para, gjatë dhe pas fushatave elektorale në Shqipëri, ka qenë përherë një çështje e nxehtë. Por, gjatë dekadës së fundit ka patur përshkallëzim të pretendimeve dhe ashpërsim të raporteve ndërkombëtare, sa i takon standardit. Ilustrim i këtij fakti është raporti i OSBE-ODHIR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Shembuj të manipulimeve zgjedhore përfshijnë
që nga blerja e votës, përdorimi i administratës shtetërore, punësim për zgjedhje, tendera dhe punë publike që jepen për zgjedhje, përdorim i burimeve shtetërore, (që njihet në zhargon me emrin ‘asfalt elektoral) etj. Me kalimin e viteve janë intensifikuar trysnitë dhe shtuar metodat. Një prej tyre është, për shembull, ‘blerja’ e kartave të identitetit, gjë që neutralizon votën kundër dhe shton votën pro të partisë në pushtet. Një element, gjithashtu i ndeshur dhe i përshkallëzuar, është edhe intimidimi, kanosja apo përhapja e frikës dhe panikut te individë apo pjesë të elektoratit që shihen si kundërshtarë.
Pse duhet të raportosh një shkelje?
Për të gjitha këto, dhe raste të tjera të pahasura më pare, e kemi ngritur këtë website. Le të shërbejë si databazë e shtrembërimit të votës, të vullnetit dhe të drejtës tuaj për të zgjedhur të lirë, këdo dëshironi dhe mendoni se ju përfaqëson më mirë dhe më drejt.
Çfarë ndodh me materialin që na dërgon?
Materialet që na dërgoni skanohet nga juristët tanë dhe, sipas llojit të shkeljes futet në dosjen përkatëse që do të krijojmë. Ne duam të krijojmë një databazë të shkeljeve zgjedhore, së pari sepse një votë e tjetërsuar është një krim, dhe së dyti se manipuluesit me votën tuaj duhet të mbajnë përgjegjësi. Me këtë databazë ne do t’u drejtohemi gjykatave të vendit, europiane dhe institucioneve ndërkombëtare.
Burimi/Facebook


Leave a Reply