Ne një ekonomi gadi teresisht të privatizuar,progresi eshte i lidhur kembe e krye me bisnesin privat,i lidhur me interesat e tij por edhe me pelqimin e tyre per te investuar ne fusha te ndryshme te ekonomise.
Ne mungese te politikave te mirefillta,investimet kane sjellë zhvillime te sektorve te percaktuar me pare te cilet kane rrealizuar ne nje kohe te shkurter rikthimin e investimit.
Jo rrallë keto investime kane qene me interes per bisnesin privat dhe jo per zhvillimin ne teresi dhe afatgjate te vendit.
Kjo situatë e krijuar e ka zvarritur per shumë kohe,zhvillimin ekonomik,social e kulturor te vendit.
Per rrjedhoje,rritja ekonomike ka qene e ngadalte e niveli ekonomik krahasuar me vendet e tjera te kontinentit mbetet i ulet dhe ne shifra aspak te lakmueshme.
Per te mos u turperuar dhe per ti a lene statistikat specialisteve te fushes nuk dhashe shifra.
Dua te theksoj se krahas bisnesit privat qe ka ecur me mundin e djersen e ballit,ne Shqiperi ka lulezuar edhe nje sektor tjeter,ai i bisnesit prane politikes i cili eshte majmur e ka perparuar me tenderat,ankandet qe kane rrjedhur nga buxheti i shtetit dhe ekonomia shqiptare.
Tashme dihen me emra e mbiemra,bisnesmenet e pasuruar frikshem per faktin e thjeshte sepse kane ditur te servilosen e te qendrojne prane kryetarve te komunave e bashkive,prane deputetve më në zë,prane ministrave e kryeministrave te Shqiperise.
Shumica e ketyre pasanikve me ndihmen e drejtesise se kalbur e hodhen lumin,i moren parate dhe i ndane me ata qe e drejtuan dhe e shfrytezuan sa munden,djersen e ballit te ketij populli fukara.
Sot flitet per mbi 20 miliarde euro te vjedhura ekonomise shqiptare ne keto 32 vite “demokrathi”.
I shkruva keto pak rrjeshta per te sjellur ne kujtese disa figura te politikes shqiptare te cilet ishin qe ne fillimet e demokracise ne kete vend,lidere te dores se pare e sot na sillen sikur ska ndodhur asgje dhe kerkojne me cdo kusht rikthimin e tyre ne postet drejtuese te shtetit shqiptar.Ata kane harruar se te gjithe,pa perjashtim mbajne pergjegjesi te plote per gjendjen ku ndodhet Shqiperia sot,per nivelin e varferise dhe shkallen e ulte te standartit te jeteses,per largimin e papare te rinise dhe inteligjences nga vendi i vet,per nivelin e larte te kriminalitetit e per shume te tjera qe nuk po i rendisim ne listen e gjatë “të bëmave”.
Sa kohe qe drejtesia shqiptare nuk ka vepruar,keta laramane te politikes shqiptare po veprojne, po punojne e po organizohen duke lene pas, ne pluhurin e harreses,ngjarje e data te zeza qe lidhen me krime te renda e te pandeshkuara me te cilat i sollen deme te medha ekonomise dhe shoqerise shqiptare.
Ne fund te muajit Mars,Unioni i Shoqerise Civile dhe Keshilli Organizativ i KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR organizuan nje proteste perpara dyerve te struktures se posaçme Antikorrupsion-SPAK.
Perfaqsuesit e ketyre organizatave sollen ne kujtesen e ketij Institucioni te rendesishem te drejtesise shqiptare,krimet më me damkë që kanë mbetur te pashlyera ne kujtesen e popullit.
Ata kerkuan te hetohen me imtesi vjedhja e parave te rruges se kombit,vjedhja e arit te Krrabes,çfrytzimi barbar i vendburimeve te naftes shqiptare,inçeneratoret,vdekjet paautorsi te Remzi Hoxhes,Xhevat Hanes,Kosta Trebickes,ardhja e Janullatosit ne krye te Kishes Autoqefale te Shqiperise e shume raste te tjera te cilat i ka mbuluar ose po i mbulon pluhuri i rende i harreses.
Me te gjitha keto raste flagrante eshte e lidhur politika shqiptare,e majte,e qendres apo e djathte.
Eshte shumë fyes per shqiptaret,qe pikerisht ata politikane qe jane pergjegjes per gjithe keto ngjarje kriminale,ende te pandeshkuara jane vene ne krye te fushatave elektorale dhe kerkojne te rikthehen ne pushtet,duke harruar se çfare kane bere kunder interesave te ketij vendi.
Qytetaret shqiptarë duhet te jene shume te kujdesshem per voten e tyre e gjithashtu syhapur per ruajtjen e rrezultatit ne keto zgjedhje.
Sigurisht qe eshte e veshtire,shume e veshtire.
Ata duhet te zgjedhin midis ketyre qe jane dhe qe kane njemije e nje te meta dhe atyre qe ishin te cilet i njeh mire dhe eshte kunder rikthimit te tyre ne drejtimin e Shqiperise…!
Dashamir Uruçi,
Tiranë,20 prill 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply