Një ditë, gomari i një fshatari ra në një pus. Ai nuk u lëndua, por nuk mundi të dilte vetë prej andej. Kështu kafsha qau shumë për orë të tëra, ndërsa fshatari mendonte se çfarë të bënte. Më në fund, fshatari mori një vendim mizor: ai arriti në përfundimin se meqenëse gomari ishte shumë i vjetër dhe pusi ishte vërtet i thatë, duhej të mbulohej disi. Prandaj nuk ia vlejti mundi për ta nxjerrë gomarin nga pusi. Përkundrazi, thirri fqinjët për ta ndihmuar që ta varroste të gjallë gomarin. Secili prej tyre mori një lopatë dhe filloi të hidhte dheun në gropë. Gomari shpejt e kuptoi se çfarë po i bënin dhe qau i dëshpëruar. Megjithatë, për habinë e të gjithëve, gomari u qetësua pasi mori disa lopata dheu. Fshatari më në fund shikoi poshtë pusit dhe u befasua nga ajo që pa. Me çdo lopatë dheu që i binte në shpinë, gomari e tundte duke bërë një hap mbi po këtë dhe që i binte përtokë. Kështu, në një kohë të shkurtër, të gjithë panë se si gomari arriti të mbërrinte në grykën e pusit, të kalonte buzën dhe të dilte nga aty. Jeta do të hedhë shumë papastërti mbi shpinën tuaj. Sidomos nëse jeni tashmë në një pus. Sekreti për të dalë nga gropa është të shkundni papastërtitë që mbani në shpinë dhe të shkelni mbi të. Secili nga problemet tona është një hap që na çon lart. Ne mund të dalim nga vrimat më të thella nëse nuk dorëzohemi. Përdorni dheun që ju hedhin për të ecur përpara! Mbani mend 5 rregullat për të qenë të lumtur:
1. Çlironi zemrën tuaj nga urrejtja.
2. Çlironi mendjen nga shqetësimet.
3. Thjeshtoni jetën tuaj.
4. Jepni më shumë dhe prisni më pak.
5. Duajeni veten më shumë dhe… pranoni dheun që ju hedhin. Ajo mund të jetë zgjidhja, jo problemi. Nëse ka zgjidhje, nuk është PROBLEM, sepse ka zgjidhje, dhe nëse nuk ka zgjidhje, nuk është PROBLEM, sepse nuk ka zgjidhje.
Burimi/Facebook


Leave a Reply