Dashi
Ata qe janë ne një lidhje ka rrezik te fillojnë një aventure e cila do ua prishe harmoninë ne çift. Disa mund te shkojnë edhe deri ne ndarje. Kujdes! Beqaret nuk do duan te krijojnë lidhje serioze, por vetme te kenë aventura te këndshme dhe te bëjnë për vete shume persona. Mundësitë nuk do mungojnë. Për financat yjet do ndikojnë mjaft pozitivisht. Shfrytëzojeni ditën!
Demi
Edhe nëse ndiheni mire pranë partnerit apo nëse harmonia mbizotëron ne lidhjen tuaj, mos bëni gabim ta ngrini ne piedestal atë qe keni ne krah. Qëndroni gjate gjithë kohës realiste. Beqaret nuk do kenë shume teka dhe do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Ne planin financiar do i besoni shume instinktit dhe ky do jete një gabim i rende.
Binjaket
Klima ne çift do filloje te përmirësohet ndjeshëm gjate kësaj dite. Do tregoheni me te kuptueshëm me partnerin tuaj dhe do i pranoni më me lehtësi gabimet qe keni bere. Beqaret nga ana tjetër do kenë fat dhe do takohen me persona mjaft inteligjente. Për financat yjet do ndikojnë pozitivisht. Do e dini mire sa te shpenzoni qe te mos keni as tronditjen me te vogël.
Gaforrja
Dite e mbushur me surpriza dhe emocione kjo e sotmja për te dashuruarit. Do tregoheni me te hapur për te provuar eksperienca te reja dhe zemra do filloje t’iu rrahe me fort. Beqaret as sot nuk do e gjejnë personin qe kane ëndërruar, edhe pse takimet nuk do mungojnë. Ne planin financiar nuk do e lëshoni veten ndaj vështirësive qe do iu dalin para dhe do bëni çmos te ruani ekuilibrin.
Luani
Marrëdhënia ne çift do jete me e mire se ditët e fundit dhe komunikimi do shtohet. partneri mund t’iu beje edhe një propozim interesant i cili nuk duhet humbur për asnjë lloj arsyeje. Beqareve me ne fund do iu konkretizohet një nga ëndrrat me te bukura. Edhe ne planin financiar do jeni te mbrojtur nga yjet dhe nuk do keni probleme. Disa shpenzime te vogla edhe mund t’i bëni.
Virgjeresha
Te dashuruarit do kenë je nga ditët me te bukura te vitit sot. Bashkëpunimi do jete mjaft i forte dhe do flisni pa dorashka për gjithçka. Ne çdo moment do ndiheni mire dhe te lumtur. Beqareve do iu shkojnë gjerat sipas planeve. Do e tërheqin pas vetes atë qe pëlqejnë dhe do e joshin pafund. Ne planin financiar duhet te bëni pak me tepër ekonomi qe t’ia dilni mbanë.
Peshorja
Ata qe janë ne çift nuk duhet te bëjnë gabimin ta lënë pas dore atë qe kane ne krah sepse dikush tjetër do filloje ta tërheqë pas vetes. Mos ia jepni atij personi këtë kënaqësi. Beqaret do kenë takime pa fund gjate kësaj dite, por do kenë frike te fillojnë një angazhim serioz. Ne planin financiar do kryeni transaksione dhe investime mjaft te rëndësishme. Me ne fund!
Akrepi
Dite jo vetëm e bukur, por e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për çiftet. Do ndiheni me se miri qe keni dike si partneri ne krah i cili iu dashuron ne mënyrë pasionante. Beqaret, me shume se kurrë do dëshirojnë te qëndrojnë vetëm dhe nuk do shfrytëzojnë aspak mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar situata do jete shume e mire.
Shigjetari
Dielli do e ndriçoje dhe do e ngrohe gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot. Do flisni me qetësisht me partnerin tuaj dhe do ia shprehni me tepër ndjenjat atij. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë sepse ende nuk do kenë fat për te gjetur personin e duhur. Ne planin financiar do jeni te shqetësuar për vështirësitë e mëdha qe do keni. Kërkoni ndihmën e specialisteve.
Bricjapi
Jeta juaj sentimentale nuk do shkoje ashtu si duhet sot megjithatë kjo nuk duhet t’iu beje pesimiste. Luftoni me shpirt për te marre atë qe dëshironi. Nëse ende jeni beqare sot do takoni persona me te cilët ia vlen te krijoni një lidhje. Financat duan një menaxhim me te mire dhe disa masa strikte. Mos jepni as para hua sepse nuk do ua kthejnë kurrë.
Ujori
Ne çift te dy partneret do jene kokëfortë sot dhe nuk do e tolerojnë aspak njeri-tjetrin. Mos mendoni ne çdo moment se jeni ju qe keni te drejte sepse do zhgënjeheni. Beqaret do jene ne forte te shkëlqyer dhe gati te fillojnë një lidhje serioze. Mundësitë do jene te pakta, por mjaft interesante. Ne p,anin financiar nuk pritet te keni as problemin me te vogël. Me ne fund do jeni te qete.
Peshqit
Ndikimi i yjeve do jete mjaft i favorshëm sot për jetën sentimentale te çifteve. Do kuptoheni shume mire me partnerin dhe do bëni gjithçka qe iu pëlqen te dyve. Edhe për ata qe janë vetëm do jete një dite pozitive. Mos u ngutni te krijoni menjëherë një lidhje, por merrni kohen e duhur për t’u njohur me ata persona. Ne planin financiar do jete dite e qete dhe pa vështirësi.
Per”Alba – Dansk” shkodrani



Leave a Reply