Në vëndlindjen e Shekspirit
“Të zbresësh” 500 vite më përpara, të shkelësh udhët nga ka ecur ai, të hyshë po në derën e asaj shtëpia ku ka lindur, të ndjeshë jetën e tij familjare gjersa bëhet burr e vë kurorë 18 vjeç djalë në Strattford mbi Avon, të shikosh një nga veprat e tij më të dashura (“Ëndër e një nate vere”) në atë teatër me emërrin “Globus” që ai e ngriti me mëndjen e duart e tij, duke mahnitur, jo vetëm Anglinë, po botën e tërrë, të prekësh muret e shtëpisë së të bijës po në atë qytet të bekuar dhe bile të ulesh në karrigen prej druri të çmuar e para asaj skrivanie modeste ku ai, Shekspiri, shkruante sonetat e para poetike, komeditë gazmore dhe tragjeditë që tronditën botën për nga forca e gjenialiteti i penës së tij, gjersa jep frrymën e fundit, është ca më tepër se përjetimi i një ëndërre….
Kjo ngjarje e pazakontë e një fat i lumtur, do më takonte edhe mua, ditën e djeshme, atje në rrugën Henley Street, ku “gumëzhinin” mijëra turistë të huaj e vëndas, para shtëpisë së dikurshme prindërore , si dhe pak me tej, në rrugen “New Place”, në shtëpinë e së bijës Susanna, ku u kthye në vitin 1613, për të jetuar tri vitet e fundit, në afërsi edhe të kishës që e pranoi brënda”gjirit” të saj, për të mbetur aty i përjetshëm…
Po mbeti deri në ditët tona, edhe ajo, shtëpia e të atit, ashtu si qe atëhere , me xhama të thyera nga jashtë e me të gjitha orenditë nga brënda, me djepin ku e ka lëkundur e ëma, me atë oxhak të nxirë nga bloza, me enët e gotat e ujit e të verës, me krevatin e gjumit, si edhe me kthinat ku mësonte latinishten e greqishten e vjetër, duke fiksuar në mëndje perënditë pagane të Olimpit dhe heronjtë e Mitologjisë Greke, që vite më pas do të bëheshin edhe personazhe të tragjedive të tij. Në ato mjedise (tashmë muzeale), do të gjenim rrobat e tij , si edhe veshjet e personazheve të veprave që krijoi ai, po edhe heronjtë e pavdekshëm të atyre tragjedive që tronditën gjithë skenat e botes, në statuja bronxi, në piktura e fotografi reale, në dhjetra e qindra tarikota, emblema, stenda e postera dhe në mijëra botime që zinin po aty rafte të panumërta. Me një mori punonjësish shërbimi. Për të ndjerë madhështinë e këtij NJERIU TË JASSHTËZAKONSHËM…
Duke dalur në kopshtet e të dyja shtëpive, ku tani shlodhen vizitorët e shumtë e ku ka fatin të ulet një copë herë edhe ky Miho Gjini, nga Iliria e lashtë që ai e përmëndë në komedinë e tij brilante “Nata e dymbëdhjetë” e që do të lozte edhe në atë komedinë tjetër gazmore “Shumë zhurmë për asgjë” vite më vone, kur do të vishte robat e një aktori, që e deshi edhe ZOTI e shpëtoi nga vdekja dy vite më parë, nga që i duhej të vinte gjer këtu, së toku me të bijën e të fotografohej para këtij “rruzulIi” simbolik, ku shkruhet diçitura: “Syri i tij përfshiu të gjithë botën!”. Një thënie simbolike kjo, e dalë nga goja e tij, tek ka shkruar mbi derën e Teatrit Globus” në Londër edhe këto fjalë-lapdarë: “E GJITHË BOTA ËSHTË NJË TEATËR”. Dhe s’ka si mos të ndiesh gjenialitetin e këtij mbinjeriu, që përfshiu në veprat e veta, të gjithë “rruzuIlin” tokësor, po edhe të gjitha shtresat e populIsisë, me shtetet, mbretëritë e perandoritë që lindën,u rritën e u shëmbën nga lakmia, para syve te tij, të shkrimtarit që “rroku” të gjitha dashuritë e urrejtjet, po edhe tradhëtitë e zhgënjimet e njerëzimit, mizoritë,luftërat e padrejta, komplotet e rrëzimet e mbretërive e të tiranëve , duke qënur kurdoherë në anën e vegjëlisë, të së mirës e të humanizmit. Aqsa nisën të dyshonin se nuk qe ai, po dikush tjetër që i shkruante këto kryevepra, po ja tek ështe Stratfordi mbi lumin Avon që e dëshmon kaq bukur, ja tek është shtëpia e tij, skrivania, ja tek janë edhe veprat e tij të panumërta, që kanë të njëjtin stiIë e frrymë, ja tek ështe edhe ajo pllaka e praruar e varrit, në altarin e kishës së vjetër gotike të “Trinisë së shenjtë” në periferi të Strattfordit, aty pranë, që duket sikur do çajë qiellin me majën e saj , ku më duhej të përulesha edhe unë “Hiçëmosgjëja”një copë herë, që të “merrja bekim” prej shënjtorit atje brënda , ku të gjithë do të vemi doemos, pa e patur kurrë, as edhe “një qime floku” nga madhështia e tij dhe ku mund të lexohet qartë kjo thënje:”…I paprekur i bekuar në shekuj”!
Dhe do te rastiste që të jemi aty në këto ditë prilli, në pragun e ditëlindjes e ditëvdekjes së tij, më 23 prill, (sikundër rallë herë mund të gjëndet një njeri i tillë, në mbarë botën, që të lindë e të vdes në të njejtën ditë të vitit se sa ky 52 vjeçar që bëri aq shumë për njerëzimin e jetoi fare pakë!), kur po këtu, zhvillohet Festivali Teatror me veprat e Shekspirit, për ta patur Stratfordi përjetësisht të pavdekshëm birin e vet. E të githë e ndjejnë dhe e thonë se ky qytet është e mbetet qyteti i Shekspirit, me lumin e kthjeIIët pranë vetes, me mijëra shtëpi (që nuk i lejojnë që “të rriten” më tepër), sa shtëpia e tij, me lule e hapësira të gjelbëra,me lokale që majnë emrrat e personaheve të Shekspirit, me taksi që qarkullojnë në qytet, jo me targa si gjithkund, po me emërrat e personazheve të ketij njeriu te madh që nuk i vjen më, gjithashtu, jo vetëm Stratfordit mbi Avon, por që të githë botës…Se, sikurse e thoshte vet Ai: “VDIS PËR TË JETUAR!”…Sepse, Shekspiri kishte jetuar aqsa t’i krijonte vetes pavdekësinë!
Londër, më 8 prill 2023





Burimi/Facebook


Leave a Reply