Hapja e dosjëve në Shqipëri duhet të ishte bërë me kohë.Për hapjen e dosjeve jemi të vonuar. Të tjerë vende ish-komuniste janë shumë para nesh. Këtë e pranojmë të gjithë. Atëherë çfarë e pengon hapjen e dosjeve? Unë mendoj se e pengon politika e korruptuar shqiptare. Secila palë kur ka qenë në opozitë është betuar se me të ardhur në pushtet do t’ i hapë dosjet dhe do të bëjë transparencë, duke lënë të kuptohet se nga kjo gjë do të dalë e humbur pala tjetër. Nuk do shumë mend që nga hapja e dosjeve do të dilnin të humbura të dy palët e politikës. Prandaj ka një lloj marrëveshjeje të heshtur që për dosjet e Sigurimit të Shtetit të flitet shumë por të mos bëhet gjë.Në politikën shqiptare kemi dëgjuar shpeshherë që deputetë e të dyja palëve të politikës shqiptare akuzojnë njëri tjetrin si spiunë të ish sigurimit të Shtetit .Hapja e dosjëve duhet filluar që nga politikani më i lartë e derim te personi më i thjeshtë.Hapja e dosjëve do ti hapte rrugën Shqipërisë drejt një demokracie të vërtetë që në krye të vendit të vendosen njerêz me figurë të pastër dhe jo njerëz kriminelë që i kanë shërbyer sigurimit të pushtetit diktatorial komunist.Gjatë këtyre 33 vitëve janë dekuruar simpatizantë partije ,Pishtarë pa flakë që nuk kishin lidhje me ardhjen e demokracisë në Shqipëri .Këta simpatizantë dolën në fund ku në Shqipëri kishte mbaruar gjithçka dhe me flamuj partije brohorisnin për partinë.Por dekorata kanë marë dhe shumë miq e spiunë të sigurimit të pushtetit diktatorial komunist dhe persona që nuk i meritojnë ti mbajnë titujt e nderit.Për Dekurimin tim si “PISHTARË I DEMOKRACISË” Në mbështetje të Q.K.A.S.” NËNË TEREZA”, kësaj nisme i janë bashkuar dhe dy Shoqata të mëdha “SHOQATA ANTIKOMUNISTE DEMOKRATIKE E TË PËRNDJEKURVE POLITIK TË SHQIPËRISË”me Kryetarë Z Et’hem Fezollari,si dhe “SHOQATA E PENCIONISTËVE TË SHQIPËRISË “me Kryetarë Z Faik Xhani.Këto, janë mbështetur mbi faktet reale dhe mbi figurën e pastërtisë sime.Pasi ,Ligji i sotëm ,përveç faktëve reale ,kërkon dhe figurën e pastërtisë në të cilin personi duhet të jetë i pastër dhe jo bashkëpunëtorë i sigurimit të pushtetit diktatorial komunist si dhe të mos jetë i dënuar me burg nga viti 1992 e derim në ditët e sotme..Në propozimin e Presidentit të Q.K.A.S.”NËNË TEREZA “Z ,Tonin Ndrejaj i cili i kërkoi Autoritetit të Dosjëve për figurën e pastërtisë sime dosja erdhi e pastër.Dhe skishte se si të ndodhte ndryshe.Këtë gjë unë do ta kërkonja dhe vetë.Edhe figura e pastërtisë sime së burgut pa më të voglin dyshim doli e pastër, pasi unë nuk jam dënuar as në Shqipëri dhe as në botën e jashtme , pasi unë nuk kam kryer asnjë vepër penale si brenda Shqipërisë dhe jashtë Shqipërisë.Shpresoj që hapja e dosjëve të hapet sa më parë dhe të dënohen dhe krimet e komunizmit .Jam duke punuar shumë për zbardhjen dokumentave të lëvizjëve Demokratike të vitit 1990 të ndodhura në qytetin e Kavajës ,sidomos për datën e 25 marsit dhe vendosjen në vend të kësaj datë simbolike që të njihet si dita e Kavajës pasi në këtë datë u zhvillua dhe demonstrata e parë .Gjithashtu jam duke kërkuar dhe për spiunët e 25 marsit ,si ato të sigurimit të pushtetit komunist, por dhe nga ata spiunë që ishin në mesin tonë.Jam duke punuar dhe për gjetjen e dosjes sime pavarësisht se një pjesë të mirë të saj e kam zbardhur vetë nëpërmjet rrëfimëve të shumë protogonistëve si të atyre që kishin në dorë ligjin por dhe të shumë personave që ishin të pranishëm në atë ngjarje .Demokracia e vërtetë në Shqipëri nuk ka për të ardhur kurrë nëse prona nuk shkon te peonari i vërtetë,nëse nuk hapen dosjet e spiunëve të ish sigurimit të pushtetit diktatorial komunist dhe nëse nuk dënohen krimet e komunizmit.Shumica e vendeve të Evropës qendrore e lindore e kanë dënuar të shkuarën e tyre komuniste. Shumë prej tyre kanë ndaluar me ligj kthimin në pozita të caktuara për ish-funksionarët e regjimit komunist.
Duhet patjetër hapja e plotë e arkivave si dhe studimi i dëbimeve, ekzekutimeve, kampeve të punës në kohën e komunizmit, në mënyrë që gjithçka e çdokush të ketë një emer. Duhet ta vlerësojmë si duhet trashëgiminë e egër të regjimit diktatorial të komunizmit ,pasi komunistët ende janë në drejtimin e pushtetit 33 vjeçarë dhe brezat e rinj të njihen si duhet me regjimin më të egër të diktaturës komuniste në Shqipëri. Nuk mundet të harrojmë kurrë ,pushkatimet pa gjyq,burgjet e egra të komunizmit ,torturat çnjerëzore dhe kampet e internimit .Mendoj se vetëm revolucioni do ti përmbys bijtë e komunistëve.Shpresoj te i madhi ZOT që këto çeshtje madhore të marin zgjidhje sa më shpejt për të mirën e Kombit .Sepse duke pasur figura të pastra në qeverisjen e vendit dhe atdhetarë të vërtetë që e duan kombin me shpirtë , shqiptarët do të jenë të bashkuar dhe do të kemi patjetër drejtësi, si dhe Liri dhe Demokraci të vërtetë ku ligji të jetë i barabartë për të gjithë .
Autori :Rexhep Rrugeja.05.04.2023.




Burimi/Facebook


Leave a Reply