Nga Skënder Sadri KAPITI
Para disa ditësh Partitë Popullore Europiane, Partitë e djathta të Evropës, përmes përfaqësuesve në Këshillin e Europës, kanë dorëzuar një Rezolutë që mbështet rindërtimin e Ukrainës. Rezoluta është hartuar nga deputeti shqiptar Lulzim Basha, në cilësinë e anëtarit të Partive Popullore Evropian.Kjo rezolutë është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare.
Kjo shënon kështu për Bashën një sukses të madh politik e diplomatik të tij personal , të Partisë Demokratike si deputet i saj si dhe si deputet i parlamentit të Shqipërisë.
Më pas agjenda e Bashës vazhdon me vizitën e tij në SHBA.
Pra Basha po zhvillon një agjendë të suksesshme politike në Europë e SHBA, Basha ishkandidat për kryeministër i Shqipërisë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, zgjedhje të cilat u blenë nga korrupsioni dhe pushteti i Edi Ramës. Basha ndodhet për vizitë në Europë e SHBA në kohën kur Shqipëria është në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 .
Realiteti kryesisht por edhe intuita thonë se perendimi e SHBA kanë si partner politik kryesor dhe të besueshëm në Shqipëri Lulzim Bashën pavarësisht se si dhe kush fiton zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 në Shqipëri
Ish kreu i PD-së, Lulzim Basha gjendet prej disa ditësh në Uashington.D.C ku po zhvillon disa takime informale me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.Mediat kanë siguruar foto të Bashës duke biseduar me Martin McDoëell, Drejtorin e Rajonit tonë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Zgjedhjet e 14 Majit në Shqipëri priten të jëne një betejë mes klanesh e grupesh interesash të politikës së vjetër të “Trekëndëshit të Bermudës” të kryeministrit actual Rama, non gratës Berishs dhe ishspiunit Meta, politikë e cila është bashkë kundër reformatorit Basha, Eitës së re politioke të PD dhe kundër SHBA. Prandaj këto zgjedhje nuk do japin zgjidhje, pasi zgjidhja do vijë pas tyre.


Leave a Reply