
Shumë afrikano-jugorë në mesazhe në media të ndryshme sociale, thonë se ish-presidenti 94-vjeçar nuk duket mirë dhe akuzojnë partinë në pushtet ANC se janë duke e shfrytëzuar për politikë.
Televizioni i Afrikës së Jugut ka transmetuar një video me pamje të brishtë të Nelson Mandeles – shfaqja e tij e parë në publik pasi u shtrua në spital përsëri muajin e kaluar.
Video tregon një zotin Mandela ulur në një karrige, një batanije që mbulon këmbët e tij, ndërsa mjekë dhe politikanë – përfshirë presidentin Jacob Zuma – flasin dhe pozojnë prapa karriges së tij.
Z. Zuma i tha radios SABC të Afrikës së Jugut se zoti Mandela është “mirë me shëndet” Por shumë afrikano-jugorë në mesazhe në media të ndryshme sociale, thonë se presidenti 94-vjeçar nuk duket mirë dhe akuzojnë partinë në pushtet ANC se janë duke e shfrytëzuar atë.
Partia më vonë tha se video e Z. Mandelës – ikonë e lëvizjes anti-aparteidit – ishte “në interes të publikut” dhe nuk ishte për oportunizëm politik.
Partia ANC tha gjithashtu se qëndron pas deklaratave të saj se zoti Mandela, ndërsa i brishtë, është në shëndet të mirë dhe gjendje të mirë shpirtërore.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply