SHKRIM NGA ISH PLOTFUQISHMI I LAGJES NR 4 KAVAJË POLICI IMER XHAFA .DEMONSTRATA E PARË E 25 MARSIT 1990 E ZHVILLUAR NË STADIUMIN BESA TË KAVAJËS ME NDESHJEN BESA-PARTIZANI.Datë 24.01.2023.
Imer Ramazan Xhafa
Unë i nënshkruari Imer Xhafa i biri i Ramazanit dhe i Lahes i lindur në fshatin Zikxhafaj Kavajë , banues në qytetin e Kavajës ,pencionist, i identifikuar me leternjoftim Nr 034711132 deklaroj në përgjithsinë time se shtetasi Rexhep Rrugeja i biri i Ganiut dhe i Hyrmetes i datlindjes 08.08.1965.lindur dhe banues ne Kavajë me datën 25 mars 1990 përplasjen e parë e ka krijuar me mua te porta kryesore e stadiumit të 20 përballë tribunës qendrore.Luante ,Besa -Partizani.Në vitin 1990 unë Imer Xhafa kam qenë punonjës i Rajonit policorë të qytetit të Kavajës .Me 25 Mars të vitit 1990 unë kam qenë në shërbim te porta kryesore e stadiumit Besa. Rexhep Rrugeja vjen me disa shokë të tij dhe me dy gishta të ngritura lart thërret “Liri- Demokraci”,Poshtë diktatura komuniste, etj.Hape portën se do futemi brenda.Unë i thash Rexhepit:”Portën nuk e hap se nuk ka më vende dhe ik se do maresh vetën në qafë etj.Pas debatit unë ia hapa portën për të mos krijuar konflikte me qytetarët e mijë kavajës dhe më pas u vendosa me shërbim te pista e fushës të 20 përballë stadiumit .Pista e fushës ishte e mbushur me forca të shumta policore të ardhur nga Durrësi e Tirana .Në pistën e fushës ishte dhe një kameraman.Që në fillim të ndeshjes shoh sipër hekurave rrethues te 20 çet, banorin e lagjes sime Rexhep Rrugejën me të cilin kisha debatuar para disa minutave .Rexhepi me dy gishtat e ngritur lart thërriste me zë të lartë “Liri -Demokraci” ,”Poshtë diktatura komuniste” ,”Enver -Hitler” etj.Kameramani filloi të filmonte Rexhepin .Disa shokë të Rexhepit e godasin kameramanin me gurë.Rexhepi here pas here shfaqej te hekurat rrethues të pistes së fushës me dy gishtat e ngritur lart duke thërritur me zë të lartë “Liri -Demokraci” etj ,kameramani filmonte Rexhepin .Thirrjëve të Rexhepit iu bashkuan dhe shokët e tij .Unë për të shmangur konfliktin disa herë kam ndërhyrë te kameramani duke e shtyrë tutje kameramanin.Pas përplasjes trup më trup midis grupit të Rexhepit me sambistët u bënë dhe arrestime.U arrestua Rexhep Rrugeja ,vëllai i tij Iliri dhe dy të rinj të tjerë.Arrestimi i Rexhepit me të vëllanë Ilirin bëri të mundur një demonstrim mbarë popullorë .I gjith populli i Kavajës u mblodh nga qendra e derim te shtëpia e Ganiut duke iu gjendur pranë familjes Rrugeja.Për 5-6 ditë me radhë familja Rrugeja priti mbarë popullin e Kavajës, pasi në Kavaja ishte hapur fjala se djemtë e Ganiut kanë vdekur nën tortura.Unë me urdhër të eprorit tim kam marë babain e dy vëllezërve Rrugeja Ganiun dhe e kam dërguar në Degën e Durrësit për të parë djemtë.Rexhep Rrugeja është “ZËRI I PARË NË SHQIPËRI “.Ai është torturuar në mënyrën më çnjerëzore gjë të ciilin e kam parë vetë pas torturave në koridorin e policisë ku ishte i gjakosur ,fytyra ishte e mbuluar e tëra me gjak .Sot Rexhep Gani Rrugeja gjendet i pa punë, i lënë në harresë në shumë aspekte të jetës .
Deklaruesi Imer Ramazan Xhafa.

Burimi/Facebook/Rexhep Rrugeja


Leave a Reply