Ai ishte themelues i muzikologjise shqiptare! Ishte studiuesi i paperseritshem i figurave dhe personaliteteve shqiptare nga antikiteti e deri ne periudhen e Rilindjes Kombetare Shqiptare. Realizoi studime te mahnitshme per objektet kulturore te trashegimise sone, per veshjet, zejet e deri te vizatimet pesemije vjecare te fjetura nga shpellat e Karuburinit e deri ne Vermosh te Malesise.
Ramadan Sokoli ishte njeriu qe sfidoi cdo ideologji per t’u bere model i njeriut te urte, te matur, te ditur e te perkushtuar ne sherbim te kombit shqiptar! Ai u be etaloni i shkencetarit dhe atdhetarit, simboli i sakrifices dhe tolerances.
I shkolluar ne periudhen e Mbreterise Shqiptare ne Firence te Italise, ai mbarti gjithe jeten kulturen europiane te sjelljes e komunikimit dhe me kete sjellje iu imponua kujtdo qe kishte perballe.
Kam patur fatin te isha mik me Ramadan Sokolin. Vinte gjithnje te redaksia e revistes “KOHA” aty te sheshi “1 Maji” te unazes se vogel dhe bashkepunoi me kete reviste per disa vite. Ishte ndjenje e jashtezakonshme te bisedoje me te e aq me teper te lexoje perlat e tij studimiore, te cilat u botuan ne ate reviste.
I perjetshem qofte kujtimi i tij!
Lavdi!
Burimi/Facebook


Leave a Reply