Erin asht nji lule e rrallë në malin e Munellës, e bardhë si bora dhe me aromë tërheqëse, që çil në muajin maj dhe jeton vetëm 22 ditë.
Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe të vitit 2006 jepet ky shpjegim per emrin Erinë:
Erín/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) vend që e zë era; vend i freskët: mos rri në erinë.
Si Mayeri dhe Çabej e lidhin me fjalën erë, që ka burimin nga lat.aira , ka dhënë dhe fjalën ereni që kanë lindur dhe variante dialektore.
Edhe Topalli e klasifikon po kështu, porse jep dhe rrjedhojat e fjalës erë me parashtesa: erar, erinë, erëz “ vend që e rreh era”.
Shkurtaj shkon më tej, duke e parë si shkurtim të emrit Katerinë, por, ndoshta dhe si emër të hershëm, që del në një nga vjershat Gjergj Fishtës “ Jerina ose Mbretënesha e Luleve”.
Kjo lule e rrallë ndeshet edhe në fjalorë fetarë, ku këtij emri i japin kuptimin “Zonjë e bukur”
Emri asht i përhapun në mbarë shqiptarinë.
(Bib.: FGjSh, 2006; Mayeri, 2005:142; Fishta, 1935:7 ; Çabej I 1976: 165; Topalli, 2017:451; Shkurtaj, 2017:159)
Nga Idelb Filipi
Burimi/Facebook/Gegnisht/Denata Rroji


Leave a Reply