Megjithse Malesia e Madhe si shumica e trojeve Shqiptare u pushtua nga perandoria Turko-Osmane në vitin 1479 , perqafimi i besimit Islam nga popullsia e Malesisë ishte më i ngadalshem se në asnjë trevë tjeter shqiptare . Madje edhe kur filloi islamizimi i popullsisë (shek.XVII-XVIII) në Malesi ai më shumë ishte “laramanizem” se i vertet . Keta “laraman” fetar në hyqametin Osman u regjistronin me emer musliman ,ndersa në familje , në fis e shoqeri ishin me emer dhe me rite kristiane – katolike. Ky laramanizem atyre malësorëve që e pranuan u lehtesonte sadopak taksat e renda që hyqameti turko-osman u vendoste jomuslimanëve ,si dhe u siguronte ato të drejta pronësore e jetsore që turko-osmanet ju a jepnin muslimaneve dhe ju a mohonin “kaurrave”…Në keto kushte mbijtese brenda një familje njeri vëlla “shkruhej” musliman e tjetri kristian…Por dalngadalë ky konvertim besimi me “hile” që historia e njeh si “laramanizem” ,filloi të mos jetë thjesht laramanizem ,por të marrë formen e një konvertimi real të besimtareve katolik në musliman… Ky ndryshim besimi u bë më i theksuar , veçanarisht në katundet e fshatrat e zonave fushore të Malesisë së Madhe ,ku qendresa në fushë të “gjallë” ishte më e veshtirë se në zonat ku banoret kishin aleat të perhershem malet , “çerdhet” natyrale ku u ruajt më shumë se askund tjeter jo vetem besimi mbi pesëmbëdhjetë- shekullore Kristian-Katolik ,por edhe vlerat e virtytet më të mira të shqiptarisë si ; besa ,bujaria ,burrëria ,doket , zakonet , atdhedashuria dhe simboli i saj flamuri kombetar i Gjergj Kastriotit Skenderbeu . Per ruajtejn e ketyre vlerave e virtyteve shqiptare –europerendimore me aromë lirie , malësoret luftuan e qendruan per shekuj kunder pushtuesit turko-osman duke derdhur lumenjë gjaku , dete djerse , oqeane mundi , privimesh e sakrificash të panumerta . Janë pikrisht keto aresyet që në Malesi të Madhe historia e ndertimit të xhamijave është shumë e vonë në krahasim me trevat e tjera shqiptare ,(veçanarisht në disa treva të Shqiperisë së mesme e të jugut)…
Xhamiat më të vjetra të ndertuara në Malesi të Madhe , sipas trashigimisë gojore (ndersa të dokumentuara thuajse nuk ekzistojnë) :
1.Xhamia e Koplikut , mendohet se është një ndër xhamitë më të vjetra të ndertuara në trojet e Malesisë. Sipas gojdhenave themelet e para të një xhamie kanë qënë hellur në vitin 1671 , por duke u bazuar te një gur i gjetur në themelet e xhamisë së vjeter në lagjen Llazan ,ndertimi i xhamisë na çon 100 vite më pas , në vitin 1771.(historinë e kesaj xhamie do lexoni më poshtë..)
2. Xhamia e Dinoshes –Grudë , sipas gojdhënave që qarkullojnë edhe sot kjo xhami ështe ndër më të vjetrat e ndertuara në Malesinë e Madhe ,dhe thuhet se është ndertuar ndertuar në vitin 1770.
3.Xhamia e Ktoshit ,mendohet se është ndertuar në vitin 1780.
4.Xhamia e Zagores i ka fillimet e ndertimit në vitin 1790 . Per ndertimin e kesaj xhamie ka një gojdhënë interesante që lidhet me një djalë prej Bzhetet nga fisi i Malotajve me emrin Tomë Luc Malota , i kishte një inteligjencë të jashtezakonshme ,dhe per ketë shkollohet dhe qeveria turko-osmane i kerkon të bëhet musliman ,duke i premtuar edhe postin e “Vezirit”. Ky djalosh nga Bzheta pranon propozimin e qeveritarëve turq dhe behet musliman duke ndryshuar emrin nga Tomë në Mehmet (diku thuhet Ahmet) Lucë Malota. Ndryshimin e besimit Toma e kishte bëre duke u kerkuar turko-osmanëve plotësimin e dy kerkesave: E para ; ndertimin e një ujesjellesi që do tu sillte uje banoreve të Bzhetes nga Dragani (Xhaj) -në Bzhetë. Edhe sot gjinden tubat e qeramikes të ketij ujesjellesi.. E dyta Toma u kerkoi autoriteteve turke që në Zagorë ku ishte një xhami e vogel ti lihej një sasi toke- livadh ,që kur të shkonte per tu falur e kryer adetet të kishte vendin e tij per të lidhur kalin ai dhe ata që do ta shoqeronin. Edhe sot afer xhamisë së vjeter të Zagores gjindet një tokë që njihet me homonimin “Livadhi i Malotes”. Sipas gojdhenes kjo “ngjarje” ka ndodhur nga fundi i shekullit XVIII-v.1790), kohë kur të pakten kishte një xhami në Zagor .Megjithëketë një gur në formë pllake në muriet e vjetra të xhaminë së Zagores tregon si vit ndertimi vitin e vonë 1904 (ne mendojmë se ky eshtë viti i rindertimit e jo ndertimit).. .
5.Xhamia e Nizamit –Tuz ,mendohet se themelet e ndertimit të saj i perkasin vitit 1860.. dhe ishte ndertuar per të kryer adete e fesë islame ,nizamet turq që sherbenin ketu…
6.Xhamia e Aliajve –Bajzë, sipas disa trashigimive gojore është ndertuar rreth vitit 1880.
7.Xhamia Marshenjit – Kastrat ,është një xhami që sipas një guri të gjetur në murin e saj ,tregohet se është ndertuar disi vonë, në vitin 1902 . Per ketë ne mendojmë se themelet e një xhamie ketu me siguri duhet të jenë shumë më të hershme ,ndersa viti i shenuar në gur ose është viti i ndertimit të një xhamie të re ,ose eshtë një rindertim i kesaj xhamie..
8. Xhamia e re e Tuzit , është ndertuar në vitin 1907.
Vlenë të shenohet se pas vitit 1900 u ndertuan xhamia në shumicen e fshatrave të Malesisë ku banonin malësor të besimit musliman , si në Repisht , Reç , Lohe e Siperme ,Lohe e Poshtme (Gradeskije) , Koplik i Siperm ,Gruemirë , Jubicë e tjer. Keto xhamia ,por edhe të tjerat më të hershme gjatë regjimit komunist 1945-1990 në Shqiperinë politike , veçanarisht në vitet 1967-1968 të çmendurisë ateiste keto objekte kulti ,ose u tjetersuan ose u shkatërruan ,një pjesë e të cilave nuk u rindertuan më as pas vitit 1990 ,kur u rrezua regjimi komunisto-ateist në Shqiperi..Nderkohë gjatë ketyre 25 viteve (1990-2025) u ndertuan dhjetra xhamia të reja edhe në fshatra që nuk kishin pasur kurr objekte të tilla kulti..
Xhamiat (aktuale) të Malesisë së Madhe “Etnike” të cilat po i “listojmë” me emrat e vendeve ku janë të ndertuara dhe sherbejnë…
1.Xhamia – Dinoshë
2.Xhamia – Milesh
3.Xhamia – Tuz
4.Xhamia e “Nizamit” – Tuz
5.Xhamia – Koder-Budan
6.Xhamia – Karabushkopolje
7.Xhamia – Vrane
8.Xhamia – Vllanë
9.Xhamia – Matagush
10.Xhamia – Aliaj
11.Xhamia – Marshenj
12.Xhamia – Zagorë
13.Xhamia – Gradeskie
14.Xhamia – Koplik i Siperm
15. Xhamia – Llazan (qyteti Koplik)
16.Xhamia – Mehaj (qytet Koplik)
17.Xhamia – Kalldrun
18.Xhamia – Jubicë
19.Xhamia – Çesme – Grizhe
20.Xhamia – Demiraj
21.Xhamia – Balshaj
22.Xhamia – Ktosh
23.Xhamia – Grudë – Gruemirë
24.Xhamia – Gruemirë
25.Xhamia – Linaj-Ekç
26.Xhamia – Hysaj-Rrafsh-Vorfë
27.Xhamia – Kullaj
28.Xhamia – Boriç i Madh
29.Xhamia – Qafë-Gradë
30.Xhamia – Kuç-Reç.
Në Malesi të Madhe perveç Xhamiave është e ndertura prej qindra vitesh edhe një Tyrbe e njohur me toponimin Tyrbia e Aliajve (Bajzë- Kastrat) .
Ftkeqesisht historia e Xhamija të vjetra (para vitit 1912) nuk ekziston e dokumentuar ,veçse e trashiguar nga gojdhena ,edhe ato shpesh mjaft të mjegulluara. Kjo është fare e kuptueshme pasi në pergjithsi shumica e hoxhallarëve vendas ishin të pa-arsimuar ,gjithashtu pushtuesi Turko- Osman duke qënë në luftë të perhershem me malesoret liridashes ,nuk ka pasur interese të dokumentoj historinë e ketyre objekteve të kultit ,që në pergjithsi ndertimi i tyre lente shumë per të deshiruar…
Nga Ndue Bacaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply