Shumë nga faktet e përmendura janë pjesë e jetës në diktaturën e egër komuniste, ku bukuroshja e pafaj bëheshe prehë e perversave të sigurimsave, brigadave të horrave anëtarë të devotshëm me poste drejtuese në pushtet. Pjesa e ndëshkimeve me kanune biblike apo kuranesh i takojnë një pjese të historisë gjatë kohës së dasinë pagane të shoqërisë. Unë po i referohem më shumë fakteve mbi jetën e jetimëve, të cilët akoma vuajnë sistemet e shfrytëzimit sot sociokapitalist.
Përbuzja…
Unë shqetësohem nga interpretimet e ndryshme dhe intriguese, implikimet arkaike ndaj kulturës dhe traditave sociale shqiptare. Dua t’a nis me një fakt jetik të dikurshëm dhe të ditëve sot;
Tabuja matrimoniale-seksuale ishte e lidhur vetëm me një vendim, një copë letër si formë dokumenti ligj zbatues i rëndësishëm, me emërtim Çertifikatë martesore familjare. Kjo celebronte dhe bënte njohjen legale të “çnderimeve” dypalëshe. Kyçi i suksesit vazhdonte me pjesëmarrjen direkte dhe indirekte të kulteve injorante, kritikëve ordinerë që “mbronin me fanatizëm” nderin e çdo shqiptari. Tabuja solemne e familjeve shqiptare ishte ; “Opinioni Publik” ose “Bota…”, por indirekt merrte pjesë edhe “Partia” “Nëna jonë”.
Nëse virgjëria e një vajze kishte humbur në një aventurë dashurie, hapte debatin përbuzës social. Emërtimet, nofkat ndaj gruas do të ishin nga më poshtërueset, me forma dhe përmasa galopante sociale të “Botës”.
Por, nëse një djalë kishte të njëjtin “fat të madh” aventuresk dashurie, vetëm një “Gotë Ujë” do t’ “shpërlante” fajin-qejfin seksual dhe, nuk kish’ më diskutim. “Bota” krenonte me faktin;
Ai ishte mashkull, kishte të drejtë, të kërkonte, të “provonte” dhe çvirgjëronte “gjithë” virgjëreshat e botës…”
Ky fenomen ishte vetëm një “kulturë” klanesh dhe injorantësh, një “biblikë” antagoniste e shoqërisë!… “Kulturën”, klanlanet e ruanin të futur thellë në arkën arkaike të “Nohës”, po ashtu “virgjëritë” e botës dhe virgjëreshën “Mari”. Nëse padroni “shqetësohej”, klani merrte vendime ekzekutimi, me ndëshkime gjoja biblike dhe kurani. Ushtri burrash të “ndershëm” vritnin me gurrë putanën “Mari”. Ndëshkimet ishin shumë selektive, pa thellësi njohje prej kulteve injorante, pushtetarëve paganë në Shqipëri.
“Ky Noha, ku e mbante “çelsin” e arkës së tij, mos vallë na kish’ ndëruar “arkë” për ajkën shqiptare të Shqipërisë?!…
Në “qetapet” publike shkruheshin rrëfenjat “apostolike” me X-e dhe Y-ë, faljet e fajeve nga tundimet “satanike”, “larjet” dhe “shpërlarjet” e gjynaheve në oborret e bekuara të djallit.
Aty shkruheshin këshillimet për tundimet seksuale, por kontest i vetëmbrojtjes ishin zhargonet pagane;
“Edhe po!, edhe jo!…”, “ajo m’a “lypi”, “desh’ vetë?!…”, “unë nuk kam faj, nuk di…”.
Por fëmjës, adoloshente dyert përsëri i hapeshin nga perversi “human”. Në të njejtën fletore do t’ nënshkruante humbjen e virgjërisë, por të nesërmen do t’ vinte si putanë. “Ai”, kushdo ishte…, me zërin e ekstazës orgazëm bërtiste i çliruar;
“Hyr i bekuar…, dil i mallkuar…!!”, “lante” gjynahet putanës për t’a bekuar…
Përzgjedhjet në dashuri nuk ishin ideale për femrat shqiptare, por dikush ishte e përzgjedhura, e flijuara “Shën Mari”. “Ai…”, me dorën magjike, të plotë fuqishme Poseidonike përziente dhe përzgjidhte “virgjëreshën”, por të ndershme, ha!, haaaa!…
Lakmia ishte përbuzje e pagueshme, ishte zgjidhje pa dëshmi shtrigash. Nata e errët dehej mendimesh, i jepej me epshe momenteve klasike, pa rëndësi vendndodhjesh gjeografike. “Virgjëresha” për pak do të ishte bekimi i natës së flijuar, sytë e saj kishin krijuar pellgje lotësh, por nuk mund të mbytnin mitologjinë epike të klaneve pa shpirt.
Trupi i saj, i njomë, i ngrirë, merrte me vete mallkimet euforike, traumatizohej nga peniset e eriktuara që përpëliteshin në errësirën e ndotur, pa jetë. “Ai”…, në fund të garës, i lumtur hidhte, përvëlonte trupin e ngërçuar me pështymat e spermatozoit maskulinist, shfrynte testikulat demoniane paskrupullsisht.
Fëmija grua, si akullnajë e pavullnetshme, mbërtheu kopsat e gjakosura të lakuriqësisë, nëpër kofshë i rrëshkisnin pafajësitë fëminore, ndjeu djerësistjet dhe fëlliqësinë e masakrës të përbindshit. Pafajësia e saj u tjetërsua nga gërmimi epshor, shpërthimi intim. Aty diçka lëvizi, u krijua…, mbase një fetus i ri.
Në vesh i buçisnin ulërimat e bishës perverse; “Ik!…, çohu, shko putanë!… “Ti nuk je më e virgjër…!, ti je putana ime dhe, dua të vish…, ti je “loja” ime seksuale…, nesër këtu…, përsëri…! , guxo dhe nuk vjen, e gjithë “Bota” do ta dijë…”
“Etja”, epshet, ereksionet, kërcënimet vazhdonin dhe vazhdojnë të krijojnë, të padëshiruarit fëmijë.
Me lakuriqësinë e damkosur, fëmija grua kërkonte zgjidhje, vraponte e vetme, rrugë pa rrugë e humbur, e urritur, e mbarsur, dyert mbyllur përplasur për fytyrë. Ajo e murrosi ndjenjën, por jeta diçka i kishte ruajur të shenjtë, i fali qiellin e hapur për çati…
Pas lindjes së foshnjës, lëmosha e jetës së saj ishte fëmija vetë. Foshnja e sapo lindur, u hodh si rrobë e shqyer, pa vlerë në derën e madhe të “nënës” Parti. Në grykë i varën medalionin me damkën unike “kopilica” dhe “kopili i ri”. Buzët e foshnjës i lagte thatësia e tokës, sytë i’a mbështollën me mjegullën e heshtur pa udhë, pa di’.
Trupin e njomë shpesh do t’a preknin ndjeshëm epshi dhe epërsia e superiorëve, më pas ti qeshnin me mllefin e ditëve në vijim. Tmerri foshnjor u formua si ndjesi normale, një zhargon i ndyrë kakofonish, netëve në vetmi fshehurazi nga sytë e botës, i lutej Zotit sinqerisht.
Institucioni përgatiti pabarazitë e jetës së foshnjës, e edukoi të çante rrugët me zjarr lotësh në greminën shtëpi, e mallkoi me emra të zhdukura prindërish pa gjurmë, pa mundësi indentifikimi kurrësesi. Në ferrin e natës i lëkundnin jetën, ëndërrat me nëna pa fytyrë nuk i’u shuan kurrë. Jetimja e gjente forcën të mbijetonte, zvarritej me gjunjë e duart gjak, ngjitej lart përsëri.
Kërthinja e urritur, e drobitur kërkonte, pa ditur pinte qumështin e bushtrës pa gji. Ankthi i jetimes, përplaste trupin foshnjor mbi pllakat e akullta pa mëshirë, vetëm qarjet dhe heshtja i ngrohnin asaj vetminë. Nofullat e ngrira i përpëlitnin dhëmbët qumështore, i mbërthenin fort kotheren e fundit të natës, për mëngjesin nëse do të gëdhij’.
Dikur, por edhe sot, Instituti “shtëpi” i fëmijëve ishte, por është kthyer në një bujtinë horrash ekstremë dhe hajdutësh klasikë. Me dëshirën e mirë çedukuese, pillnin dhe mbillnin ide për krime monstruoze. Droga është mjet justifikues krimi dhe “lehtësim” i shpirtrave nga e përjetëshmja vetmi.
Fondacionet, Institutet private punonin për të ardhmen, “investonin”, “ndihmonin”, “prodhonin”, “provokonin”, “promovonin”, “përdhunonin” tregun njeri për pasuri. Ato jetonin kohët me “jetimë modernë”, lindën kapitalistin e ri. Ekzistenca jetime e vobektë luftonte vetveten, luftonte përbuzjen sociale, botën kriminale kundër krimit me kriminelin fëmijë jetim…
Fëmija, kopilja e hedhur, një ditë u vodh nga vetvetja, la pas gurrët e varrit dhe mbi ‘to lotët si lule në stuhi. Ajo kornizë e bëri kohën e shkurtër, të voglën dashuri. Me kohë i hodhi pas dhuratat joshëse, por ndjenjat nuk mund t’i shiste as me flori. Vlerat për jetën dhe karakteri i saj, ishin të pangopura për të shtrenjtën liri. Ajo vraponte si e marrë, të zhdukej, të harrohej nga prezencë e krimeve dhe mostrës njeri.
Edhe pse vitet e rritën, e hodhën, e pritën, e morrën, e rrahën, e kërcënuan, e coptuan, e përdhunuan, e mallkuan, e përbuzën, por shpresën nuk i’a copëtuan dot, kurrësesi. Shpresa ishte dritëza e vetme për jetimen, i ngrohte mendimet në fluturimin e largët në të artën rini.
Trupi i fëmijës, sot nënë, është i drobitur, i plagosur, i plaçkitur prej vitesh si e huaj, mban lart dhe e shpalos copëzën e shpresës, përcjell vetëm dashuri. Ajo, u rrit pa lëmoshën nënë, por kurrë nuk harroi të jetë grua për njeriun që e adhuroi dhe i fali zemrën e tij, të jetë nënë për fëmijët e saj dhe çdo fëmij’. Sot, ajo hap dyert e jetës, kryelatë lufton për të drejtat e gruas si dikur në rini. Shpesh ndjen mall, pezmatohet, me këngë e mposht dhimbjen, zë qeshet përsëri.
Portë e zemrës përjetësisht i rri hapur, breng’ pa tretur, nga dita në ditë e pret do t’ kthehet, t’i vij’…
Ardiana Dhimitër Mitrushi 26/01/2023…
Burimi/Facebook


Leave a Reply