Nga Skënder Sadri KAPITI
Dëgjoj të thuhe se Partia Demokratike është ndarë në dy pjesë. Por e vërteta po të analizohet me detaje pse gjëndja duket se PD është ndarë në dy pjesë është fakti se kjo ndarje më shumë është një devijancë, apo një vetëlargim i një grupimi të PD-së pas sanksioneve të shpalljes “non grata” nga SHBA të ish kryetarit të saj Berisha me një motivacion shumë të rëndë dhe pas kësaj Basha e dëboi atë nga grupi parlamentar Partisë Demokratike. Ky grupim iu bashkua ishkryetarit Berisha kundër Bashës dhe kundër SHBA-ve, pra rrjedhimisht ky grupim iu kundërvu për interesa të ngushta personale, ata iu kundërvunë Lulzim Bashës, Partisë Demokratike, demokratëve dhe SHBA-ve, dhe kulmi i aktivitetit foltorist arriti me sulmin banditesk kundër Selisë së Partisë Demokratike me 8 Janar 2022.
Këtë e verteton katërcipërisht fakti se në krye të Foltores së këtij grupimi nuk doli kush tjetër por vetëm i shpalluri “non grata”, i cili ka si synim vetëm uzurpimin e kryetarllëkut të Partisë Demokratike të cilën kërkon që ta përdor ashtru si po e përdor foltoren , si mjet dhe mburojë politike kundër SHBA-ve, kundër Bashës e Partisë demokratike institucionale, pa marrë arasysh dhe aspak i shqetësuar se cfarë dëmi të jashtëzakonshmë po i bën jo vetëm PD-së e demokratëve, por demokracisë dhe shqiptarëve si një aktivitet i tillë i tij me foltoren i jep oksigjen dhe jetëgjatësi regjimit korruptiv të Edi Ramës.
Berisha të kujton politikën enveriste antiSHBA dhe antiBritani , por ky ua ka kaluar sepse i ka dalë punë edhe me Turqinë dhe Presidentin Erdogan
Këtë e tregon realiteti dhe ajo se cfarë është zhvilluar në Foltore dhe vazhdon që të zhvillohet akoma kundër Bashës dhe gjithë elitës së re politike të PD-së institucionale që se pranojnë të vjetrën e berishizmin dhe as frymën antidemokratike e antiamerikane.
Pra, nuk ka ndarje në PD, por ka devijancë, vetëlargim dhe vetëpërjashtim të të pakënaqurve të politikës së vjetër nga PD institucionale.Foltorja propogandon se kërkon bashkimin e Partisë Demokratike, por që askush nuk i pengon ata që të
kthehen në PD, përvec të të përjashtuarve që organizuan dhunën kundër Selisë së PD-së.
A ka mundësi që PD-ja me një kryetar të saj po të ishte ky Berisha, a është e mundur që PD të vinte në pushtet kur Berisha është i padëshirueshëm në SHBA dhe i shpallur nongrata nga SHBA, Britania dhe i izoluar ndërkombëtarisht nga BE-ja. Përgjigjja është JO. Në përballje me Edi Ramën , për Ramën është e mjaftueshme dhe i justifikueshëm vetm fakti e thirrja e tij: mos votoni një të shpallur non grata, një që ka sulmuar me dhunë Selinë e Parisë së vet, dhe a e mendoni se cfarë i bën shtetit me pushtetin nëse e votoni atë?! Demokratët të mendohen për një gjë, për atë se Berisha nuk lëshon asgjë nga intersin e tij personal, nuk sakrifikon asgjë nga e tija , nga interesi i tij për interesin e demokratëve, të PD-së dhe për atë publik e madje ai për interesa të tij ia ka kundërvënë edhe SHBA-ve individë të cilët i shkojnë pas por që koston po me paguajnë demokratët.


Leave a Reply