Ajo ka shkruar ne fb se “Shkarkimi nuk mjafton, Ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë. Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë. Menjëherë”!, ka shkruar Çitaku.
Mirepo nese nisemi nga deklarata dhe shkrime te caktuara, me te cilat sulmohen politikanet e diplomatet, atehere Vlora duhej te kishte dhene vete doreheqjen kur u be publike deklarata e politikanes se Bosnjë-Hercegovinës, Sabina Çudiq. Cudiq denoncoi ne tetor 2021 se Matthew Palmer i kishte thënë Vlores në prill të vitit 2019 gjatë një konference në Uashington se “Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Thjesht po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, duke e konsideruar atë si një ngjarje historike”. Nderkaq zonja Citaku eshte pajtuar me kete fakt.
Se paku ne momentin qe u be e njohur pjesmarrja e Vlora Citakut ne komplotin e ndryshimit te kufijve dhe ndarjes se Kosoves ajo duhej te ishte larguar nga skena politike. Cdo deklarate e saj per diplomate e politikane te tjere qe akuzohen me artikuj gazetash eshte e pavlefshme, sa kohe ajo nuk zbaton te njejtin standard!
Burimi/Facebook


Leave a Reply