Rreshta të pa autorizuar
Eh, kjo punë! Kërkon gjithkund e sjellë prej kudondodhen dhjetra e dhjetra “Njerëz të Mirë”, ndërkohë që të “MirësanjëMal” e ke përditë parasysh e nuk e “”sheh”, nuk e “çertifikon” si “Njeri i Mirë”.
Kështu më ka ndodh mua, miq të mi, dhe ky i ‘MirësanjëMal’ është Bashkim Hoxha. Për Bashkimin nuk është nevoja të vrasësh mendjen për të gjetur përcakorët korenspodues të termit “Njeri i Mirë”, në rastin e Tij mjafton ti bësh bashkë “Bashkim Hoxha @ Njeri i Mirë” dhe njerëzia gë nënkuptoj se kemi të bëjmë me një sinonim, një barazi absolute nënkuptimi që edhe vet zoti do ta bekonte.
Parë me këtë sy, të shkruash për Bashkim Hoxhën është privilegj. Në pamje të pare duket sikur i bën nder dhe lartëson figurën e Tij, por jo, e vërteta është ndryshe. Bashkim Hoxha është një masë e madhe e shndrritshme, prej shkëlqimit të së cilës fiton më së shumti Ai që është më pranë tij momentin e dhënë, pra, autori i shkrimit.
Rastisa të shihja postimin e sotëm të Bashkimit këtu, në fb, ku bëhej fjalë për 70 vjetorin e teatrit ‘Aleksandër Moisiu’ ne Durrës. Mes të tjerave, Bashkimi thoshte :
“- Me këtë teatër më lidhin emocionet e dramës time të parë kur isha 22 vjeç, ‘SHOKE LUFTE’, si dhe 11 premiera të tjera (dy prej tyre rivënie në kohë të ndryshme me kendvështrime dhe interpretime të reja). 12 premiera si autor në 45 vjet krijimtari me dramat e mia dhe 30 premiera si producent gjate tetë viteve që isha drejtor i këtij teatri.
Kujtime të bukura në historinë 70 vjeçare të teatrit që bëri histori.”
Do më pëlqente ta kisha vetëm unë Bashkimin, ish Q.Stalin me një fjalë, por nuk është kështu, Bashkimi vetëm fëmijërinë dhe fillimrininë ka qytetstalinase, pjesa tjetër është pari shqiptare, Tiranë @ Durrës. Vetëm 22 vjeç dhe teatri “Aleksandër Moisiu” hap dyert për Të. Nuk janë këtu fillimet e Bashkimit me librin dhe fjalën, as në gjimnaz e 8-vjeçare. Janë akoma më herët dhe jo vetëm te Ai…ata si familje ishin një çerdhe dijesh, kulture, aspiratash.
Kam patur fatin të kem banuar në të njëjtin pallat me Bashkimin, biles me shumë gjasa në krahë të njëra – tjetrës hyrjet. Bashkimi është tre vjet më i madh se unë, që për moshën e vogël, 7 njëri e 10 tjetri ka goxha “peshë” justifikuese për të mos u mbajtur mend në moshën 65-70 vjeç.
Por nëse nga Bashkimi nuk mbaj mend, nga i vëllai i tij, Dashi mbaj mend diçka sinjifikative – leximin e gazetës para se të hynte në shkollë. Nuk e harroj këtë fakt sepse leximin para se të hynim në shkollë e bënim të dy, unë dhe Ai…kam bindjen se të njëjtën gjë e ka bërë edhe Bashkimi, paçka se unë nuk mund ta “shijoja” këtë kënaqësi.
Në biseda te ndryshme me bashkëqytetar të mi, kur bie fjala për Bashkimin, në unison shprehen me superlativa për Bashkimin, ish qytetstalinasin që arriti majat e suksesit dhe u bë njeriu më popullor në Shqipëri.
“Alo, Bashkim!” dhe “Koha për t’u Zgjuar” kaluan çerek shekulli dhe janë bërë pjesë familje për shqiptarët, një domosdoshmëri e bukur dhe plotë vlerë, vepër dhe meritë padiskutim e të madhit Bashkim Hoxha.
Bashkimi është tashmë një gurë i rëndë në letërsinë shqiptare, një emër i nderuar në gazetarinë shqiptare, një vlerë qytetare për t’u admiruar e për të gjitha këto e të tjera që unë nuk i kam thënë (seose nuk mundet kush ti thotë të gj8tha për Të, gjithkush do lerë diçka mangët), Bashkimi është nderuar me tituj e vlerësime të ndryshme si :
“Mjeshtër i Madh” – nga Presidenti i Republikës, Z. Bamir Topi.
“Qytetar Nderi” – nga Këshilli Bashkiak, Durrës.
Gjithashtu, Bashkim Hoxha është fitues i disa çmimeve të mêdha :
Çmimi “Aleksander Moisiu” për dramen “UNE DHE MEFiSTOFELI” 1988.
Çmimi “Akesander Moisiu” për dramen “KENGE DASHURIE ME KORBA” 1997.
Çmimi i parë “Katarina Josipi” për dramen “ASKUSHI” 2015.
Çmimi romani me i mire me “GRUAJA E SHIUT” në panairin e librit Fier 2017
Çmimi “Rexhai Surroi” (Prishtinë) romani më i mirë “KRONIKAT E MJEGULLES” 2019
Burimi/Facebook


Leave a Reply