Nga Keze Kozeta Zylo
Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Staten Island festuan me madhështi Ditën e Shenjtë të Flamurit Kombëtar
Sot në ditën e shtunë, më 19 Nentor tri shkolla paralel festuan Ditën e Flamurit. Ato ishin: një në Staten Island, një në Vatër në Bronx dhe një në Online.
Si themelues bëhet e vështirë në këto ditë ceremoniale të marrësh pjesë në të gjitha shkollat, sidoqoftë në Fidanishten e shkollave Alba Life në përzgjodhëm të shkonte bija jonë Valbona.
Nxënësit veshur kuq e zi me simbolet kombëtare të mirëpritura nga mësueset e dashura vinin grupe grupe pranë shkollës PS: 9 në Staten Island. Ata së bashku me prindërit shkuan në auditorium ku do të jepej koncerti festiv. Edhe pse koha ka qenë e shkurtër, përsëri mësueset si Entela Muda, Elona Shkreta dhe Anxhela Alushaj ia dolën mbanë me profesionalizëm dhe përkushtimin e tyre të pakursyer. Ajo që tëbën përshtypje në këtë shkollë është se mësueset janë shumë kijuese. Ato i organizojnë me detaje rreth simboleve të festës, si psh Atdheu, Gjuha Shqipe, Flamuri, Kombi, Abetare etj.
Koncerti ishte shumë i pasur dhe tejet festiv me vjersha, këngë dhe valle patriotike.
Programi u hap me këngën: Ty Flamur të duam shumë!
Amina Duka dhe Adea Duka recituan poezinë: “Flamuri”.
Ema Martini dhe Klea Martini -poezia Atdheu.
Bora Alikaj -Thënie.
Elia Bucaj dhe Erzan Bucaj-poezia Gjuha Jonë.
Rayan Leka-poezia “Shqipëri o jetëgjatë”.
London Skara -poezia “Nëntori i Lirisë”.
Lorana Beshiri, Daris Mustafa, Siera Beshiri-poezia “Jam bijë Kosove”. Anik Ruhani-poezia “Nëntori i Lirisë”.
Ana Ruhani dhe Andi Ruhani -poezia “Kuq e Zi Shqiptaria”.
Ikbale Xhika-poezia “Flamuri”. Rei Xhika – poezia “I dashur Atdhe”.
Nxënësit që intepretuan vallen e Tiranës të udhëhequra nga mësuese Entela ishin: Adea Duka, Amina Duka, Rayan Leka, London Skara, Klea Martini,,Bora Alikaj.
Kjo ditë me siguri për nxënësit, mësuesit dhe prindërit do të ngelet e paharruar në kujtesën e tyre, ngase dhe pse në vend të huaj ata festuan me madhështi Ditën e Flamurit Kombëtar.
19 Nëntor, 2022
Staten Island, New York




















Burimi/Facebook


Leave a Reply