Të studiosh:
Për hir të dijes, asnjëherë për nota.
Sepse të Dish, të ndihmon të Jesh.
Dhe të Dish shumë ndihmon të Jesh dhe më shumë
Studioni miq!
Sepse kultura do ju bëjë të lirë dhe asgjë nuk vlen më shumë se liria.
Studioni, sepse je NJERİ për njohuritë që ke dhe se njohuritë e tua do të të krijojnë realitetin.
Studioni miq🙏
Sepse nuk do ta njihni kurrë mërzinë nëse do dashuroni një libër, një peizazh apo një pikturë.
Studioni.
Sepse duke studiuar do të kuptoni cilësitë tuaja, prirjet dhe prioritetet, dobësitë tuaja.
Studioni historinë, sepse e kaluara do ju ndriçojë të tashmen.
Studioni matematikën sepse në jetë shpesh llogaritë nuk do t’ju dalin dhe duhen gjetur zgjidhje alternative.
Studioni gjuhë të huaja, sepse udhëtimi është mësimi më i mirë i jetës.
Studioni biologji sepse të kuptosh se si rreh zemra ose pse rrahjet përshpejtohen nëse bie në dashuri është e mrekullueshme.
Studioni filozofinë sepse do të mësoni të arsyetoni dhe ta shikoni botën nga këndvështrimet më origjinale.
Studioni literaturën sepse do të jetoni shumë jetë dhe do të shihni vende të mrekullueshme nga shtëpia.
Studioni muzikë, art dhe poezi, sepse në to do gjeni bukuri, emocion dhe terapi.
Studioni por jo vetëm për sa shkrova më lart , por sepse kur ndalon së studiuari ndalon së jetuari.
Studioni atë që ju pëlqen, por edhe atë që për momentin ju duket e padobishme, sepse një ditë, kur nuk e pret, do ta kuptosh vlerën e saj.
Studioni, pa pritur shumë nga vetja dhe pa hequr dorë kurrë nga koha e lirë dhe emocionet sepse studimi vjen gjithmonë pas mirëqenies suaj!
Studioni miq, pa frikë se mos harroni diçka sepse vrimat e kujtesës përdoren për të krijuar vend.
Studioni sepse shkolla është për t’i kthyer pasqyrat në dritare, jo për t’ju gjykuar se çfarë diplome mbani.
Studioni miq, dhe vetëm në kohën e lirë ndiqni për sa të mundeni fb , instagramin, tik- tokun dhe cdo hobi tjeter !
Mbremje te bukur !

Burimi/Facebook


Leave a Reply