Disa në vend se t’ mbyllim plagët shqiptarëve
Ata i shtojmë dhimbje akoma më fortë
Atyre që nëpër trupin e tyre gjatë jetës
Që nëpër plagët e tyre ka kulluar gjak.
Ne thirremi në paqe e humanitet
Por që në ditën e parë godasim të ligun
Anashkalojmë të varfërinë gjatë jetës
Qëllojmë në rrahagjoksin tonë si shpëtimtar.
Pse kemi nevojë të bërtasim në atdhe
E t’i themi atdheut sa shumë kemi bërë për ty
Kur atdheu është ai që na duron neve shumë
Kur disa e tradhtojnë atdheu e ai i mban mbi dhé.
Të gjithë ata që janë litar i ndihmës në këtë tokë
Ata janë lidhur ngushtë më dashurinë për Zotin
Kurrë ata nuk bërtasin e të rrisin zërin për lavde
Por ata shikojnë me sy për tokë e janë të thjesht.
Ju që thoni që në rrugët tuaja keni qenë bardhësi
Mos i vrani dëshirat e atyre që janë në udhëtim
Ulni dorën që të shkruani në gurin si ndihmëtar
Guri vetë do ju shpall juve hero për mbarë shqiptarë.
––––––––––––––––––––
© RUDI BERISHA
Prishtinë, 15 gusht 2022
Ora: 21: 14 minuta
Burimi/Facebook


Leave a Reply