Ecën i qetë sot por nuk e di se nesër do të bjeri në qafë i forti, dhe ti nuk e di që ky shtet mbron gjithmonë atë. Sepse ai nuk është aspak I qetë si ty. Ecën i qetë sot por nuk e di se nesër nuk mund të kërkosh drejtësi se drejtësia është me ato që kanë lekët. Ecën i qetë sot por nuk e di që nesër nuk do ketë asnjë park ku të luajë fëmija yt. Ecën i qetë sot, por harron që fëmijën nuk do e kesh pranë nesër se ka ikur në emigracion. Ecën i qetë sot teksa taksat e tua përfundojnë rryshfet xhepave të kryetarit të rradhës. Ecën i qetë sot por nuk e di që stadiumi kombëtar është pronë private dhe jo publike. Ecën i qetë sot por harron që hapësirat publike po zhduken çdo ditë se po i merr privati dhe kryetari me koncension. Ecën i qetë sot por nuk e di që nesër nuk do ti shohësh më bukuritë kombëtarë si Valbona, Vjosa, Holta etj se po kthehen në hidrocentrale e uji po humbet në tuba që prodhojnë pasuri për ta e jo për mua e për ty. Ecën i qetë sot por nuk e di që nesër nuk do kesh cfarë monumenti kulturor t’i tregosh fëmijëve. Ecën i qetë sot por nuk e di që nesër do ngelësh pa identitet kombëtar. Ecën i qetë sot se ke shpresë te “opozita e bashkuar”, por harron që këta e hanë darkën bashkë, aty te rezortet luksoze, e mbasi flenë bashkë, zgjohen bashkë për të na përcarë ne sikur ujqërit delet.. Ecën i qetë sot, por harron se pushteti është në duar të 2-3 njerëzve, dhe ty nuk të përfaqëson askush. Ecën i qetë sot, se kujton se do gjesh mbështetje te mediat, por harron që mediat janë me pushtetin, se fitimet nga korrupsioni, pushteti së pari i ndan me ta. Ndoshta nuk je dhe aq i qetë sot, por e pranon kokëulur situatën sepse punon në administrate, shpreson të marrësh një leje, nuk do ta prishësh me pushtetet, nuk do ti hapësh telashe vetes etj, por harron që e nesërmja vjen për të gjithë dhe kryetarit, kushdoqoftë ai, nuk ia ndjen për ty as sot e as mot. Nuk të nxjerr nga situata ajo paga minimale që po merr sot kokëulur dhe për të cilën duhet të servilosesh, të heshtësh apo të shtiresh sikur je I qetë..
Burimi/Facebook/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar


Leave a Reply