Dashi
Te nxitur nga planetët sot do kërkoni me shume bashkëpunim ne çift dhe me tepër sinqeritet. Disa do i mendojnë gjerat me seriozisht dhe do jene gati te krijojnë një familje. Beqaret do jetojnë ne një ambient mjaft konfuz dhe nuk do dini çfarë te bëjnë. Dielli do jete i pozicionuar mire ne qiellin e dashurisë dhe do iu ndihmoje te zgjidhni problemet qe keni pasur.
Demi
Nëse bëni pjese tek ata çifte qe po kalojnë një periudhe te vështirë ne çift, sot gjerat do fillojnë te sqarohen një nga një. Do ia shpjegoni gjithçka me qetësi partnerit dhe ai do iu kuptoje. Beqaret nga ana tjetër do kenë shume fat dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar bëni kujdes nga shpenzimet marramendëse sepse mund t’iu shkatërrojnë.
Binjaket
Jeta ne çift do lere shume për te dëshiruar gjate kësaj dite. Saturni ka rrezik t’iu nxite te mos toleroni aspak dhe kjo do sjelle debate te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë dashuri me shukim te pare rreth orëve te mesditës. Do ishte mire te mos i hidhnit hapat dy e nga dy. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë dhe kujdesin. Nuk është koha për investime.
Gaforrja
Edhe pse nuk do jete një dite me pasion te zjarrte, sot do ndodhin disa ndryshime pozitive ne jetën tuaj ne çift. Tregohuni me te hapur dhe mos kini frike te tentoni. Edhe beqaret do kenë takime te veçanta te cilat shume shpejt mund t’iu sjellin lumturinë. Fale ndikimit mjaft pozitiv te planetëve ne planin financiar, situata do jene gjithë kohës e ekuilibruar.
Luani
Do bënit mire te fillonit ta ndryshonit paksa sjelljen tuaj me partnerin sot sepse vetëm ne këtë mënyrë gjerat do shkojnë ashtu si duhet. Nëse jeni ne kërkim te shpirtit tuaj binjak, me shume gjasa as sot nuk keni për ta gjetur. Mos bini ne pesimizëm sepse gjerat do përmirësohen. Ne planin financiar Plutoni do iu ndihmoje te kryeni investime me rëndësi.
Virgjeresha
Venusi do ua beje ditën edhe me te bukur sot ju te dashuruarve. Do kaloni momente te zjarrta pranë partnerit dhe shpesh do ndiheni sikur jeni mbi re. Beqaret do kenë një takim si neper filma. Përgatituni për emocione te forta dhe rrahje zemre pa pushim. Ne planin financiar do keni fat megjithatë nuk duhet te rrezikoni shume duke bere investime marramendëse.
Peshorja
Dite jo e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Mire do ishte te mos i vinit re kritikat qe mund t’iu beje partneri sepse gjithçka do thuhet ne momente nervozizmi. Beqaret do kenë mundësi te shumta për te filluar aventura emocionuese. Përfitoni nëse janë ato qe prisnit. Ne planin financiar duhet te merrni kurajën dhe te përballeni me vështirësitë qe iu kane dale.
Akrepi
Mos e humbni kohen kot sot duke u marre me debate te kota ne çift. E mira do ishte t’i mendonit gjerat me seriozisht dhe t’i shprehnit lirisht ndjenjat. Beqaret do gjejnë çfarëdo lloj preteksti për te mos dale neper takime. Ata janë te turpshëm dhe emocionohen shume vetëm kur mendojnë te jene pranë dikujt. Me financat bëni shume kujdes sepse situata do jete delikate.
Shigjetari
Do jeni me te hapur me partnerin tuaj sot, me te ngrohte me te dhe me te sjellshëm. Pritet qe gjithçka te shkoje me se miri. Beqaret me atë te punës qe do bëjnë do njihen me një person shume te thjeshte, por me shume vlera. Mos e humbni mundësinë për te folur gjate me te. Situata financiare nuk do jete problematike, përkundrazi mund te ketë edhe ndonjë përmirësim.
Bricjapi
Plutoni do sjelle turbullira sot ne jetën tuaj ne çift. Situata do jete e vështirë dhe debatet do duken te pafundme. Kujdes me gjithçka qe do thoni. Beqaret do kenë një takim i cili edhe pse fillimisht do duket mbresëlënës, nuk do jete aspak i përshtatshëm për ta. Kujdes! Për financat do jete dite e qete dhe pa me te voglin problem. Mund te bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Ujori
Duhet t’i besoni me tepër partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe duhet te flisni me tepër me te. Ne këtë mënyrë do i sqaronit te gjitha dyshimet qe keni dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do kërkojnë shume. por as sot nuk do e gjejnë personin qe po kërkojnë. Perspektivat financiare do jene te mira. Vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet dhe nuk do keni asnjë problem.
Peshqit
Influenca e yjeve do jete e kontrastuar për jetën sentimentale te çifteve. Nga njëra ane Jupiteri do provokoje mosmarrëveshje dhe nga ana tjetër Venusi do iu mbroje nga rreziqet e mëdha. Sido qe te vije puna, mos merrni vendime te nxituara. Beqaret do kenë takime, por jo atë qe kane ëndërruar. Financat fatmirësisht do jene me te mira sesa mendoheshin.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply