Sipas publikimit të Mirela Bogdanit, prestigjiozja “The Times Higher Education” botoi renditjen e universiteteve më të mira botërore ku përfshihen 1800 universitete nga 104 vende. Universiteti i Oxfordit kryeson listën, duke dalë i pari në botë, për të shtatin vit rresht. Në vend të dytë është Harvard dhe në të tretin Kembrixh.
Jo vetëm në Universitete por në gjithçka në botë kryesojnë protestantët. Dhe kryesorja nuk është të vihet fenomeni në dukje, por të zbulohen sekretet e thella, që ndonëse të gjitha shoqëritë e botës e kanë origjinën nga pylli, xhunglat dhe shpellat, disa shkojnë përpara, rilindin shpirtërisht, arrijnë kulmin e civilizimit, ndërsa të tjerave nuk iu ndahet Mesjeta, përçarja, të ngrënët me leckat e tyre, lufta dhe armiqësia e brendshme, apo e jashtme, në jetë të jetëve.Pra, cila është arsyeja e thellë? Kjo është çështja se kushedi, edhe mendimi shqiptar, filozofik, akademik, historikisht një xhuxh-inekzistent, në të kaluarën një keqbërës nën Diktaturën vëllavrasëse, mbase, merret me gjëra me vlerë jetike, pushon të bëjë si struci, që kur e ndjekin armiqtë, fut kokën në rërë, i fshihet së vërtetës çliruese, për vetë të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Merret me gjëra jo thelbësore, tipike për Mendimin jashtë Kohës dhe Historisë. Siç e kam thënë edhe më parë është një sekret që e njeh në Perëndim vetëm një elitë fare e vogël mendimi, profesorë filozofie.
Burimi/Facebook


Leave a Reply