Në prag të fillimit të shekullit, në Greenwich Village dy artiste mikesha shume të mira, që ndanin shpinë bashkë, njena prej tyne u smur nga pneumonia vdekjeprurëse. Artistja e smurë, e cila quhej Johnson, shihte çdo ditë nga penxherja, ndërsa dergjej në shtrat, nji hardhi rrushi vjeshtake. Asaj i ishte mbushë meńja se kur t’ bite gjethja e fuńit nga hardhija jashtë dritares së saj, ajo do jepte shpirt.
Gjaja ma e vetmueme në të gjithë botën asht nji shpirt kur përgatitet të shkojë në udhëtimin e tij misterioz e të largët. E megjithatë, kundër erës ulëritëse, ndërsa shiu binte në dritare, një rreze e vogël shprese ngjitet me guxim kundër stuhisë.
Mjeku, i cili vizitonte artisten e pashpresë i tha mikes së saj, se artistja kishte pak muńësi për me shpëtu. Ajo do t’i mbijetonte kësaj sëmundjeje vetëm nëse do ta dëshironte. Por Johnsy tashma kishte humb interesin për jetën.
E shtrime në shtrat, vajza Johson shikonte nga dritarja hardhinë, duke vu re se sa gjethe kishin mbetë në të. Era e ftohtë e nańorit rrëzonte çdo ditë e ma shumë gjethe, çdo ditë e ma shumë shpresa.
Johnson ishte e sigurtë tanima, se do t’ vdiste kur të binte gjethja e fuńit. Meńimet e artistes së re nuk ishin të bazume askuń, pasi ajo mund të vdiste ose ma herët ose ma vonë shumë. Megjithatë, artistja pa vetëdije e lidhte fundin e jetës së saj me ramien e gjethes së fundit.
Sue, shoqja e të sëmures me pneomeni, ishte e shqetësume nga mendimet e errëta të mikes së shtrenjtë.
Ajo sa vinte po kuptonte se e kishte krejt të pamujtun me bińë Johnsy-n, shoqen e saj ta hekte meńjen nga idea qesharake e “gjethes së fuńit”.
Në këtë situate t’ vshtirë dhe të pamujtun me iu gjiń mikes, asaj i skon meńja me e ba bisedë me Bermanin, nji piktor të moshum që jetonte në të njajtën ndërtesë me to. Kshu Sue i shpjegon piktorit, se Johnsy, mikja e saj, asht e sëmurë dhe kadalë-kadalë po humb vullnetin dhe qëllimin për me jetu. Mes bisedash, ajo i thotë piktorit gjithashtu se Johnosn e shtrime në shtrat i asht fiksu se sapo të bjeri gjethja e fuńit nga hardhia, ajo do të vdiste.
Berman i çuditun, pasi hodhi poshtë këtë fiksim të vajzses së sëmurë si të pakuptimtë, veńosi me shku me e taku Johnsy-n si dhe për ta pa vetë hardhinë që vajza shihte nga shtrati ku vunte.
Fill njat natë pas vizitës së piktorit të moshum shpërtheu nji stuhi e madhe, era e tërbume dhe pikat e shiut goditnin pa mshirë në dritare. Mikja që kujdesej në çdo minutë për të sëmurën, mbylli perdet e penxhereve dhe i tha Johnson të flete e qetë. Mbi hardhi, tashma kishte mbetë vetëm nji gjethe… Anipse Johnsy dote me i lane t’hapuna perdet, mikja e saj kamnguli që ato të mbylleshin, pse nuk dote që Johnsy të shihte gjethen e fundit kur të bite.
Në mjes kur Sue me frikë hapi perdet për me pa hardhinë e për me u siguru që të gjitha gjethet kishin ra tashma, vuni re e çuditun se nji gjethe e fundit ishte hala aty.
Shoqes i bani përshtypje si kishte mundësi që vetëm nji gjethe kishte mbete në hardhi, dhe e dëshpërume besonte se gjethja do të binte gjatë ditës. Kjo gja nuk ndodhi. Gjethja e vetme nuk ra as natën, as të nesërmen…
Johnsy, vajza e sëmurë, po fillonte me besu se gjethja kishte mbetë aty për me i tregu asaj se sa gabim meńonte kur donte të vdiste.
Kshu ajo filloi të rifitonte vullnetin e saj për me jetu, gja që pati nji ndikim të menjihershëm dhe u reflektu në shńetin e saj, i cili po përmirësohej dita -ditës.
Kur mjeku e vizitoi atë në vizitën e radhës, ai vëreu se pacientja ishte përmirësu dhe se mundësitë për shërim i ishin rritë ńjeshëm.
Nji masdite Sue, shoqja i shkoi në shtratin ku ishte shtri e sëmura, e cila e kënaqun po thurte nji shall të leshtë blu, i tha këto fjalë me takt: “Kam diça për t’ rrëfy. Zoti Behrman, piktori yne kojshi vdiq nga pneumonia sot në spital. Ishte i sëmurë vetëm prej pakditsh.”
-Portieri e kishte gjetë mjesin e ditës s’ parë në dhomën e tij të pafuqishëm nga dhimjet. Kpucët dhe teshat e tij ishin të laguna dhe të ftohta akull. Nuk mund ta imagjinosh se ku kishte kenë natën e tmerrshme të furtunës. Në dhomën e tij kishin gjetë nji fener ende të ndezun, dhe nji shkallë që ishte tërhekë zvarrë nga vendi i studios, disa penela të shpërndamë dhe një gamë me ngjyra jeshile dhe të verdha të përzime, dhe – “shiko nga dritarja, Johnosn, gjethen e fundit të hardhisë në murë. A nuk të ka çudit fakti pse ajo kurrë nuk fluturoi ose ra kur frynte era? Ah, e dashtun, pikërisht kjo asht kryevepra e Behrman – ai e pikturoi atje, në po të njajtin vend natën me furtunë që ra gjethja e fundit.”
Nji tregim i shkurtër i shkrimtarit amerikan O. Henry. “Gjethja e fundit” botuar për herë të parë në vitin 1907, u përfshi në koleksionin e tregimeve “The Trimmed Lamp and Other Stories.”
Përktheu Shpendi Shakaj
Përshtat në GEGNISHT Denata Rroji
Burimi/Facebook


Leave a Reply