Nje miku im, gazetar i njohur, ngriti shqetesimin se vazhdimi i luftes ne Ukraine per te rikthyer rajonet e pushtuara do ta beje presidentin Putin qe te perdore potencialin berthamor te Rusise!
Logjika rrjedh nga deklarata e Vladimir Putin, i cili ne ceremonine e aneksimit te kater rajoneve lindore e jugore te Ukraines tha se keto rajone tashme jane pjese e territorit te Rusise dhe se kush guxon t’i marre ato do te perballet edhe me armet berthamore qe ai posedon.
Kercenimi i Putin eshte aty. Territoret e pushtuara ai i konsideron “toke ruse”! Per pasoje nuk duhet perjashtuar mundesia e perdorimit te armeve te tilla. Nese ai i perdor, keto arme do te bien fillimisht ne Ukraine. Dhe nese ndodh kjo, atehere veshtire se bota do ta evitoje nje lufte berthamore.
Por perdorimi i minibombave kunder Ukraines do te sherbeje per ta perjashtuar Rusine nga Keshilli i Sigurimit. Pikerisht kete do ta deshironin te gjitha shtetet e Perendimit, SHBA-te dhe ne Europe. Qe Rusia te mos kete me te drejte vendimmarrje per fatin e botes.
Dhe nese ka ndonje popull te interesuar per ta pare Rusine jashte Keshillit te Sigurimit te OKB-se, ky popull jane shqiptaret! Sepse vetoja ruse na ka shkaktuar fatkeqesi e drama te medha. Sepse vetoja ruse na mban peng ne lirine dhe shtetesine tone!
Burimi/facebook


Leave a Reply