Vendimi, që gjyqtari i GJKKO Erion Bani ka dhënë në çështjen e SPAK kundër Entela Çiftja është i drejtë. Me një llogjikë të ftohtë juridike dhe, për pasojë,me përfundime të drejta.
Ka shumë komentues që arsyetojnë me mosbesim sepse nisen nga titulli publik “Entela Çiftja e pafajshme”, por mua nuk më duhet hiç motivi që ka shtyrë gjyqtarin Bani të marrë atë vendim.
Vendimi është i drejtë. Arsyetimi është llogjik. Renditja e argumenteve tërësisht profesionale.
U dogjëm këto kohë për të parë vendime të tilla.
Kemi parë e lexuar vendime monstruoze që na kanë bërë të mendojmë të ndërrojmë profesion.
Po çfarë mëson publiku nga ky vendim?
1. Zyrtari i shtetit, i cili për turpin e këtij shteti prezumohet mafioz, nuk mund të trajtohet si mafioz. Zyrtari i shtetit ka një vend ku e deklaron pasurinë dhe konfliktet e interesit. Mafiozi jo. Ndaj ndjekja penale për zyrtarin fillon me kallëzim të ILDKP dhe jo për qejf të kujtdo që bën kallëzuesin popullor.
2. SPAK dhe shërbimi i prokurorisë në tërësi, nuk mund të çelë çështje penale kot më kot. Prokuroria duhet të kuptojë llogjikën e nenit penal kur ngre akuzë. Dhe jo ngri akuzë dhe pastaj hajt ta gjejmë llogjikën rrugës!!!
3. Veprat penale nuk mund të ngatërrohen me shkeljet administrative apo mosmarrëveshjet civile.
Këto janë shtylla kryesore që i interesojnë publikut nga ai vendim.
Publiku nga ana tjetër,duhet të mësojë të vlerësojë llogjikën e drejtë dhe jo të cytet drejt gjykimit popullor “mirë ja bëjnë qënit”.
Drejtësia popullore është drama e individit, por edhe fundi i shoqërisë së lirë.
Tani mbetet që SPAK e jo vetëm ta ndjekin e ta zbatojë llogjikën e atij vendimi për të gjithë njësoj. SPAK nuk mund të vijojë të sillet si instrument i drejtësisë popullore ku viktimat janë “të dënuara” me hetime të sajuara që të kënaqet populli!
Drejtësia është e drejtë kur jepet për të gjithë njësoj, për në bazë të ligjit, provave dhe fakteve që paraqiten në një sallë gjyqi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply