-Adem Haxhija u lind në vitin 1867 nga një familje e fisme e derës së Spahijajve në Postribë me tradita të shquara patriotike nder breza. Stergjyshi i tij Mustaf Brahimi eshte i njohur per perpjekjet ne lufte kundra ushtrise malazeze dhe trimerine e treguar.
-Vatra familjare ne të cilën u rrit Adem Haxhija, e brumosen atë me dashurine per idealet kombëtare shqiptare.
-Adem Haxhia merr persiper drejtimin dhe udhëheqjen e djelmënisë së krahines se Postribës për të luftuar me vendosmëri kundër pushtuesve të vendit deri në fund të jetës së tij.
-Në cdo kryengritje dhe lufte, Adem Haxhija eshte ne krye dhe si komandant popullor shquhet per guxim dhe trimeri te madhe
-Në luften per mbrojtje e Ulqinit Adem Haxhia udheheq luftëtarët e Postribës te cilet luftuan heroikisht ku dhe bie deshmor Tahir Haxhija.
-Adem Haxhija merr pjese ne krye te luftetareve te Postribes ne kryengritjen e madhe kunder pushtuesit turk ne vitin 1912
Në rrethimin e Shkodrës, Adem Haxhija shquhet si strateg lufte në frontin e Myselimit dhe ne luften e zhvilluar në Bardhanjel ne krye te djelmnise se Postribes
-Merr pjesë në luftën kundra malazezëve në qershor-gusht të vitit 1915, ndersa ne shenje hakmarrjeje ushtrite serbo malazeze digjen nje numer e madh te shtepive te banoreve dhe kryengritesve te Postribes .
-Arrestohet nga autoritetet austrohungareze dhe burgoset në burgun e Shkodrës në vitin 1916-1917 per shkak te rrezistences kunder ushtrise austro-hungareze.
-Në vitin 1928 për merita të shquara drejtuese dhe organizative si komandant popullor I luftëtarëve të lirisë në mbrojtje të tërësisë tokësore dhe pavarësisë kombëtare, NMT Zogu I Parë, e gradon Adem Haxhinë me gradën ushtarake “Kapiten” në rezervë, I pajisur me të gjitha atributet e kapitenit të karierës.
-Në pushtimin fashist me 7 prill 1939, Adem Haxhija organizon qëndresë kundra këtij pushtimi në Kodrat e Tepes, te Ura e Bahçallekut dhe në Kodrat e Berdicës, por mbas konfirmimit zyrtar te pushtimit te Shqiperise Adem Haxhija i tërheq forcat e rezistencës
-Internohet se bashku Ymer Beqirin dhe në Kolfiorito të Italisë ku dhe e helmojne. Vetem mbas helmimit me efekt te ngadalshem e lejojnë kthimin e tij në Shqipei, ku dhe vdes dhjetë ditë pas kthimit, me 22 maj 1940.
-Parlamenti Shqiptar e dekoron Adem Haxhine me motivacionin : “Për veprimtari patriotike të klasit të parë” me motivacionin : “Si luftëtar I shquar e komandant popullor ka treguar trimëri të rrallë në mbrojtjen e Shkodrës 1912-1913 kundra shovinistëve serbo-malazezë dhe për mbrojtjen e tërësisë tokësore të pavarësisë kombëtare.”
Shkolla e Mesme e Bashkuar Postribe sot mban emrin e patriotit Adem Haxhia
përgatiti Ilir Kuka.
Burimi/Facebook/Gegnisht/Xhabir Tabaku Adnan Ramadani


Leave a Reply