Bëmë një panoramë 3D të Shqipërisë politike të sotme.
❗️Shqiptari politik sot nuk është i lirë. Ai as zgjedh e as zgjidhet. Pret të emërohet.
❗️Në Shqipërinë e sotme emërohet jo vetëm zyrtari, por edhe deputeti, kryetari i partisë, opozitari, kryetari bashkisë e madje edhe bisnesmeni e deri edhe krimineli. Të gjithë emërohen. Ska më garë e konkurrence askund, për asgjë.
❗️Kush kërkon të jetojë i lirë nga emërimi e zë ligji politik i pushtetit. Ose ikën në emigracion.
❗️Edi Rama është qelbur në pushtet. Ska çtë japë më, përveç se të prodhojë energji negative. Edhe kalamajt e shkollave mendon ti sanksionojë… Ai është në politikë përnjëherë me Putinin, në Rusi.
❗️Opozita politike nuk ka arritur ende të krijojë frymë, të bashkojë kontribute rreth ideve të përbashkëta.
❗️Nuk janë liderat zgjidhja por ekipet. Liderat e opozitës duhet të garantojnë se nuk aspirojnë më pushtet ekzekutiv për veten e tyre. Mbase kështu çlirohet më shumë energji e potencial pozitiv.
Ja mbi këto gjëra folëm mbrëmë.
*
Pastaj i futëm dhe një dru Barcelonës, si zakonisht
Burimi/Facebook


Leave a Reply