Tregohet se Aleksandri i Madh pasi pushtoi Anadollin dhe Persinë, territoret që sundonte u zgjeruan shumë, popullsia ishte shumëkombëshe dhe filluan problemet dhe vështirësitë në menaxhimin e tyre. I gjendur në udhëkryq vendosi të këshillohet me mësuesin e tij, filozofin e famshëm Aristoteli dhe i shkruan një letër.
” Mësuesi im i dashur, çfarë duhet të bëj për të mbajtur nën kontroll njerëzit që jetojnë në territoret që kam pushtuar? Të internoj parinë e tyre? Të burgos parinë e tyre? Të eleminoj liderët e tyre?”
Aristoteli i përgjigjet:
-“Në qoftë se i internon, ata do të mblidhen përsëri dhe do të komplotojnë kundër teje. Në qoftë se i burgos, burgjet do të kthehen në vatër militantësh dhe do të revoltohen kundër teje. Në qoftë se i egzekuton, do t’i bësh heronjë, brezat e ardhshëm do të rriten me urrejtje, pastaj do të revoltohen dhe do t’a vendosin në rrezik pushtetin tënd. Të këshilloj që të mbjellësh farën e përçarjes ndërmjet tyre, ndaji në grupe dhe futi ne konflikt me njëri-tjetrin. Kur të bien në divergjenca dhe mosmarrëveshje imponohu si gjykatës dhe më pas bllokoji të gjitha rrugët që të çojnë tek zgjidhja.
Dhe në këtë mënyrë, duke qenë se nuk do të kenë më besim tek njëri tjetri, gjithmonë do të kenë nevojë për sundimin dhe ndërmjetësimin tënd, dhe ti do të sundosh i qetë pa hasur në vështiresi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply