Si sot nje vit Lulzim Basha shpalli vendimin per perjashtimin e Sali Berishes nga grupi parlamentar i Partise Demokratike. Madje me nje menyre sa arrogante, aq edhe konspirative dhe me masken e “keqardhjes” ne formen e “bamiresise” ndaj familjes Berisha.
Paralajmeroi se kishte informacione qe vetem ai i dinte dhe nuk do te ishte mire te ndaheshin me te tjeret. Por informacionet e tij rezultuan nje mashtrim i turpshem! Tha se me perjashtimin e zotit Berisha nga grupi parlamentar i PD-se “po mbronte disa bema te keqija te femijeve te tij”! Megjithate kaloi nje vit dhe askush nuk e di se cfare paskan “katranosur” keta femijet e doktorit. Pra, u perpoq qe ta vesh vendimin e tij me mistiken e arsyeve te shpikura.
Demokratet nuk i besuan Lulzim Bashes. Ndoshta jo te gjithe ishin te bindur se ai po bente nje diversion te tipit mafioz per ta justifikuar vendimin qe mori. Por demokratet nuk i besuan atij. I besuan ish-liderit historik, Sali Berisha.
Sot, pas nje viti Partia Demokratike ne baze eshte bashkuar. Lulzim Basha u detyrua te jape doreheqjen pasi kreu nje akt te paprecdente ne historine politike, blindimin e godines se partise. Sali Berisha permes votes se anetaresise eshte tashme kryetar i Partise.
Opozita sot eshte vertet nje opozite e besueshme dhe e pakorruptueshme. Do te shohim se cili do te jete rezultati. Por 7 korriku i ketij viti ishte deshmia e nje besueshmerie te jashtezakonshme per kete opozite!
Do te kisha dashur qe pas 12 muajve Lulzim Basha te bente nje lloj apologjie, refleksioni dhe te kerkonte ndjese! Kjo mund ta ndihemonte, ndonese eshte vone, sado pak opoozitarizmin ne Shqiperi!
Burimi/Facebook


Leave a Reply