Gazeta Sot, e enjte 8 shtator 2022
POLITIKE
Idajet Beqiri i përgjigjet akuzave të Ilir Metajt: Spiuni i ish-Sigurimit të Shtetit dhe qeni besnik me dosje i Sali Berishës do vdesë burgjeve, ja me çfarë e shantazhojnë prej 30 vitesh…
Avokati i njohur Idajet Beqiri i është përgjigjur dje “flakë për flakë” Partisë së Lirisë dhe ish-presidentit Ilir Metaj, pasi këta të fundit e akuzon atë se ka qenë i dënuar për falsifikim dokumentesh në vitet ’80.
Gjatë një interviste të shkurtër për gazetën “SOT”, avokat Beqiri shprehet i bindur se zoti Metaj ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, ndërkohë që paralajmëron fund të hidhur për kreun e PL. Sipas zotit Beqiri, ish-presidenti Metaj është elefant i korrupsionit dhe do vdesë në burgje.
-Avokat Beqiri, disa prej intervistave tuaja që keni dhënë kohët e fundit në gazetën “SOT”, duket se kanë trazuar ujërat dhe qetësinë e Partisë së Lirisë, e veçanërisht liderit të saj, ish-presidentit Ilir Meta, për të cilin ju këmbëngulni se është i korruptuar. Ky i fundit përmes zëdhënëse së partisë së tij, ish-deputetes Silva Caka ka hedhur akuza të forta në adresën tuaj, duke iu akuzuar se shumë vite më parë, ju keni qenë dënuar për falsifikim dosjesh. Keni një koment?
Av. Idajet Beqiri: Nuk e prisja këtë nga Silva Caka, sepse e njoh si mbesën e Bashkim Cakës dhe ai është ish-kolegu im dhe e di shumë mirë rastin e Krujës , kur unë isha kryetar gjykate. Ai e di mirë se Idajet Beqiri nuk e ka në natyrë që të mburret dhe të tregojë meritat sepse ka një natyrë modeste, por Idajet Beqiri edhe kur ka qenë kryetar i Gjykatës së Krujës në vitet 1980 -1986, ka qenë me një integritet të lartë dhe ka qenë një opozitar i fortë i sistemit të diktaturës, duke mos pranuar kurrë që të gjykoheshin dhe të dënoheshin fukarenjtë e vendit. I kam mbrojtur ata me vendimet gjyqësore që kam thënë dhe rasti në fjalë është i kësaj natyre, ai nuk përbente as atëherë dhe as sot vepër penale dhe kjo që arsyeja që unë e mora pafajësinë që në kohën e diktaturës dhe në shenjë hakmarrje kundër meje Partia e Punës më përjashtoi nga partia dhe më quajti armik të Partisë së Punës dhe realisht jam i persekutuar politik dhe nuk kam kërkuar dhe nuk do të kërkoj kurrë status, sepse statusin e marrin vetëm ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit, ku njëri prej tyre është edhe Ilir Meta, i cili nuk duhet që të më ngatërroj mua me veten e tij.
Meritat e Idajet Beqirit janë jo vetëm vlerësimet e larta në Fakultetin Juridik kur ka qenë student, por edhe të gjitha doktoraturat që ai ka mbrojtur në Bukuresht dhe në Bruksel është një ndër avokatët me emër në Shqipëri.
Ilir Meta erdhi në politik si një mundës që kishte meritë të vetme kishte 60 fjalë të mësuara jo nga librat, por nga rruga dhe iku nga politika si një njeri i rrugës.
Ilir Meta nuk ja mbyll dot gojën Idajet Beqirit me shantazhe të tilla, të cilat i kanë vetëm hije atij dhe partisë së tij, sepse ajo parti lindi si një sh.p.k për të bërë korrupsion dhe do të vdes në burgjet e Shqipërisë për korrupsion që ai ka bërë.
-Pse i cilëson shantazhe këto deklaratat të lëshuara nga Partia e Lirisë?
Av. Idajet Beqiri: Ata e kanë humbur aq shumë toruan sa marrin në mbrojtje sistemin e diktaturës së Enver Hoxhës dhe e marrin në mbrojtje hapur.
Nga një anë thonë se ai sistem kundërshtarët i dënonte dhe i fuste në burg dhe nga ana tjetër me këtë që bëjnë ndaj meje justifikojnë atë regjim sepse thonë që e ka futur në burg regjimit Enverit dhe qenka regjim i mirë. Po të ishte që unë do isha dënuar prej atij sistemi do ishte tjetër gjë, por unë dola i pafajshëm dhe u tha se kisha bërë detyrën në mënyrë profesionale. Problemi është se ka një dallim mes Metës dhe atyre njerëzve që kanë luftuar kundër krimit dhe korrupsionit dhe atij që ka ardhur në politik për tu pasuruar dhe se është katapultuar nga sigurimi i shtetit.
Ilir Meta jo pa qëllim krijoi Partinë e Lirisë. Ai ka 30 vite që nuk është i lirë, që është në burg të përjetshëm, në burgun e sigurimit të shtetit. Ai kishte rënë me kohë si presidenti i vendit dhe ai këto vite i ka pasur burg nën hijen e dosjes së sigurimit, me të cilën e ka mbajtur gjithmonë të shtrydhur Sali Berisha. Ky njeri do që të bëhet i lirë me Partinë e Lirisë për këto ditë që i kanë mbetur, por ditët që i kanë mbetur atij janë shumë të pakta sepse ai vendin e ka në burg dhe ai do t’a ngrysi jetën e tij në burg.
-Keni pasur më parë përplasje me ish-presidentin Ilir Metaj…
Av. Idajet Beqiri: Shiko, një njeri normal, kudo në botë, i cili ka një karrierë “fatlume”, si Ilir Meta, i cili “meritë” të vetme në këtë jetë ka të qënurit kontributor i ish-Sigurimit të Shtetit dhe të qënurit të tij “qen besnik me dosje i Sali Berishës”, pasi konsumon edhe postin e lartë të Presidentit të Republikës, nuk i duhet më kryetarllëku i një SHPK-je me emrin LSI, që u bë PL! Zinte një qoshe dhe bënte ndonjë bamirësi me floririn dhe pasuritë kombëtare që u grabiti shqiptarëve. Mirëpo Berisha e do në lojë, ndaj ja tundi edhe një herë dosjen në fytyrë dhe i tha “ec Like, hidhe vallen deri në fund me mua dhe për mua”!
Sulmi i Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve është mjeran, i pa bazë dhe mbi të gjitha, i pabesueshëm. Mjafton fakti që shqiptarët të pyesin veten se për çfarë cilësish, për çfarë të kaluare, për çfarë mençurie apo intelektualiteti u bë Ilir Meta deputet, Kryeministër, Kryetar Kuvendi, President Republike etj, dhe pa e parë fare dosjen e tij dalin në deduksioni e palëkundur se veç të qënurit të tij si ish bashkëpunëtor dhe kontributor i ish Sigurimit të Shtetit, si dhe i të qënurit të tij “këlysh i Berishës”, asnjë meritë tjetër nuk ka. E kam thënë edhe një herë tjetër, por jo me detaje, se jam një prej viktimave të Ilirit dhe të kolegut të tij deputet të PS, të cilët më spiunuan te Berisha dhe te ish Shefi famëkeq i SHIK, Bashkim Gazidede.
PUK në ato vite ishte Partia e 3-të në vend për nga numri i votave. Ishim pozicionuar shumë fortë si Parti opozitare kundër Berishës dhe pushtetit absolut të tij, në koalicion me PS. Ishte fundi i vitit 1995. Në përbërjen e Qeverisë hije të Nanos, Ministria e Brendshme do t’i jepej Partisë tonë. Ilir Meta dhe Kastriot Islami më thirrën për një kafe një mbasdite, aty ku është “Kalsbergu”, pranë Gardës së Republikës. Ilir Meta më provokoi se çfarë do të bëja unë, si ministër i Brendshëm i mundshëm pas zgjedhjeve të majit 1996, me Sali Berishën, që ishte President i Republikës me mandat 5 vjeçar, domethënë do të ishte 1 vit President në qeverisjen Socialiste. Me Kushtetutë atëherë Presidenti kishte në kompetencë shpërndarjen e Kuvendit dhe Socialistët e kishin këtë frikë, pasi harbutëria dhe papërgjegjshmëria e Berishës ishte e tillë, që brenda mandatit të tij 5 vjeçar, t’i linte Socialistët vetëm një vit në pushtet dhe pastaj të shpërndante Kuvendin dhe të shpallte zgjedhjet e parakohshme. Dihet tashmë përgjigja ime e sinqertë sesi do të veproja për arrestimin e Sali Berishës para se ai të ndërmerrte këtë hap. Qëndrimi im i shkoi menjëherë Gazidedes dhe Berishës, për rrjedhojë para se të zhvilloheshin zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, unë u arrestova dhe u dënova me 15 vjet burg!
-Dakord dhe si gjithmonë i nderuar avokat, ju jeni shteruese. Por më lejoni t’i rikthehem asaj që ju keni thënë më sipër për Metën, të cilën e etiketoni si spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas jush, pse Ilir Meta nuk po e bën transparente dosjen e “Sigurimit”, ndonëse pretendon se është i pastër?
AV. Idajet Beqiri: Misionarët e së keqes, spiunët në përgjithësi, kusarët dhe të korruptuarit deri në majin e thoit, as skuqen dhe as zverdhen. Ata edhe kur i zë me presh në dorë, siç është zënë Ilir Metaj, nuk është preshi im, thonë!
– Si ju duket lëvizja e Metës për të vrarë LSI-në dhe krijuar Partinë e Lirisë?
Av. Idajet Beqiri: Janë përpjekje të dëshpëruar. Ilir Meta e di fare mirë që koha e tij dhe e Sali Berishës kanë perënduar. Ata janë dy kufoma që nuk bëjnë më hajër në Shqipëri. Një popull i tërë i urren për vdekje. Për t’i bërë qejfin Saliut dhe për t’i shprehur besnikërinë në poshtërsi, meqenëse se Saliut i pëlqen fjala “Liri”, e bëri edhe këtë gjest!
-Ka zërë se dosjen e spiunit Metës ja nxori Sali Berisha. Sa qëndrojnë këto aludime?
Av. Idajet Beqiri: Sali Berisha vrau një popull të tërë në vitin 1997. Berisha ja treguar se për pushtetin e tij, për interesat korruptive të familjes së tij, është vrasës i pashpirt. Vrau në 2 prill 1991, vrau në Gërdec, vrau në 21 janar, vrau atdhetarë të shquar si Remzi Hoxhën, prokurorin Xhevat Hana, Dritan Priftin, Trebickën, Olldashin e dhjetra të tjerë. Për rrjedhojë nuk ka sesi të “kursej” Ilir Metën!
Ai kërkon të sfumoi “non gratën” e tij, me këtë gjëmë kaq të madhe të ish Presidentit të Republikës, me qëllim që ndërkombëtarët të thonë “të gjithë politikanët shqiptarë njëri me hale se tjetri qenkan”…!
Xhindoset Ilir Meta pasi Idajet Beqiri e akuzoi se vodhi floririn e Krrabës, Partia e Lirisë akuzon avokatin se ka qenë i dënuar për falsifikim dosjesh…
Pasi avokati Idajet Beqiri hodhi akuza të forta se ka prova të pakontestueshme që floriri i Krrabës është vjedhur nga Ilir Meta, ka ardhur një reagim nga ky i fundit. Përmes zëdhënëses Silva Caka, e cila ka publikuar një dokument në të cilin rezulton se Beqiri, kur mbante postin e kryetarit të Gjykatës së Krujës ka falsifikuar dokumente të rëndësishme që kanë të bëjnë me garancinë procedurale për dhënien e drejtësisë. Sipas saj, këtë vepër e ka kryer në bashkëpunim me dy sekretarët e seancave gjyqësore, Merita Kaloshi dhe Bashkim Malaj. Për krimin e falsifikimit të dokumenteve zyrtare, rezulton se Gjykata e dënoi Beqirin me 4 muaj heqje lirie. Në dokumentin e publikuar nga Silva Caka thuhet se Gjykata e Lartë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në një vendim që i përket datës 14.7.1986 vëren se Idajet Beqiri, gjatë periudhës prill 1980-1986 ka qenë ne detyrë kryetar i gjykatës së rrethit të Krujës. Sipas saj, ai ka falsifikuar procesverbalet e seancës gjyqësore me thëniet e dëshmitarëve. “Në punë është karakterizuar nga ndjenja e mendjemadhësisë dhe egoizmit, nga tendenca për t’u dukur me arritje më të mira se të tjerët, nga puna për bujë, gjë që e çoi deri në falsifikimin e dy procesverbaleve të seancave gjyqësore”, thuhet në dokument. E para lidhet me një procesverbal për njohjen e viteve të shërbimit në degën ushtarake të Fushë-Krujës për Ram Durmën. Për të mos shtyrë seancën, Beqiri, i cili nuk kishte biseduar me dëshmitares por i tha të shënonte në procesverbal sikur u paraqitën dhe kishte biseduar me ta. “Në procesverbalin e seancës gjyqësore u shënuan fakte që i pandehuri Idajet mbante mend nga një bisedë që kishte bërë me dëshmitarin Muharrem Sefaj dhe me Sabah Meca për punën e kërkuesit Ram Durma në degën ushtarake”, thuhet në dokument.
PL vijon akuzat ndaj Beqirit
Sipas saj, një tjetër çështje lidhet me procesverbalin e seancën gjyqësore të zhvilluar më 19.12.1985 në qytetin e Laçit për Martine Vlashin, të cilës iu njoh vjetërsia në punë. Në përfundim të gjyqit, Beqiri i tha sekretarit që të mos mbyllte procesverbalin dhe kur u kthyen në Krujë i kërkoi që të shtonte sikur ishte pyetur edhe dëshmitarja Mrike Marku.“As ishte pyetur, as ishte thirrur në gjyq. Në procesverbal është shënuar se gjoja u paraqit dëshmitarja dhe deklaroi se në Ndërmarrjen e Përpunimit të Drurit në Lac nuk dispononte dokumente të vjetërsisë në punë. Por Idajet Beqiri ka bërë këto veprime për të mos shtyrë seancën gjyqësore”, thuhet në dokument.
Para disa ditësh, avokati Idajet Beqiri, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta si edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tha se për Ilir Metën ka prova të pakontestueshme që ka grabitur floririn e Kërrabës dhe një nga dëshmitarët kryesor është Berisha.
“Si ky dhe Berisha dhe familjet e tyre u rikriminuan me krime nga më të rëndat që kishin lidhje me korrupsionin dhe duke vrarë njerëz, sepse korrupsioni nuk bëhej pa u lidhur fortë pas pushtetit dhe që ta mbanin fortë pushtetin ata kanë bërë edhe vrasje, madje kanë bërë edhe vrasje të rënda. Ilir Metës do ti kërkohet që vodhi arin e Shqipërisë në Kërrabë, do ti kërkohet edhe korrupsioni që ka bërë prej miliona euro që ja dha Dritan Prifti, ku ajo video qarkulloi në të gjithë Shqipërinë por edhe më gjerë, 1ka bërë krime të tjera pastaj deri edhe vrasje, do të hetohet mirë vrasja e atij deputetit në Lezhë”, tha ai.
Burimi/Facebook/Idajet Beqiri


Leave a Reply