Shkroi Farida Ramadani
Sot në Kalanë e Drivastit Shoqata Kombëtare Postriba ftoi në sofrën e saj bujare gjithë shqiptarinë. Kufinjtë janë fshirë në vendin historik, ku flitej vetëm shqip dhe ku la vulën e saj Edit Durham. Larmi kostumesh, këngësh folkorike dhe popullore nga të gjitha trevat. Pata fatin të jem e ftuar ashtu si dhe në vitet e tjera dhe përherë befasia e organizimit dhe e pjesëmarrjes më shoqërojnë. Kalaja ushton e bashkë me malet dhe krojet që e rrethojnë e duket sikur vallëzojnë “Valsin e lumturisë” Takova shumë miq e mikesha nga të gjitha trojet pasi tashmë nga aktivitetet e shumta që marr pjesë shtohen përherë e më shumë. Një falenderim i veçantë shkon për organizatorin e këtij eventi Z Andrea Hasaj i cili ka një përkushtim të jashtëzakonshëm për të realizuar më së miri këtë aktivitet mbarëshqiptar. Prezantimi dinjitoz i Silvana Braçes vlen për tu theksuar se përveç sharmit dhe buzëqeshjes së saj të tërheq me oratorinë dhe menagjimin e skenës deri në prefeksion. Këngëtarja tashmë shumë e dashur për gjithë veriun Lulka Merkulaj krijoi atmosferë të këndshme dhe festive. Kënduan, valëzuan e folën përsonalitete mbi historinë e këtij vendi sa të lashtë aq të njohur. Po të flas për vallet kostumet e bukura nga jugu e veriu duhet të shkruaj shumë por po i përmbledh në pak fjalë : Ishin nje mrekulli! Na kënaqën! Një ditë e mbushur me aktivitete ku kënaqësia, relaksi dhe zbavitja ishin refreni i ditës.




Burimi/Facebook


Leave a Reply