Dialog për poezinë.
-Më pyeti një mik këto ditë,
nëse u shit apo prit mirë libri i parë !
-I thashë:e kam mendjen te libri i dytë,
por ka ndodh fjalë të mira kam marrë…
-Veç kam konstatuar me dhimbje,
kur publikoj ndonjë vjershë në të rrallë.
-Më mbushin e lëvdojnë në komente,
pikërisht ata që librin jua kam falë…!
-Ja kështu siç ndodhi sot me ty,
s’kam marrë ndonjë sugjerim apo kritikë.
-Dyshoj nëse ke lexuar ndonjë poezi,
ndonëse mbi tridhjetë vjet të kam mik !
-Poezia po kalon një fazë kritike,
si të gjitha artet një periudhë tranzicioni !
-A ke vënë re në evenimente artistike,
të çmend amplifika por të kënaq selikoni !
-As poezia s’mund të bënte ndryshe,
ndonëse në vetvete njihet si arti i elitës !
-N’poezi kthyen ninullat gjyshër e gjyshe,
e askush nuk i bie më fyellit të kritikës…!
-Disa që dikur ishin poetë me emër,
sot as për ilaçe nuk ju mjafton pensioni !
-Në internet gjuajnë si maçoku në thekër,
derisa i thërret në shpi për ilaçe tensioni !
Lum miku është koha e rrumpallës,
si në çdo fragment të jetës në këtë vend !
A ke kenë ndonjëherë tek tregu i Zdralës*,
ku ma budalla i lagjes atje jep mend..!
-Eja mik se boll u morëm me llafe,
lere poezinë e të flasëm për temë tjetër.
-Ta marrim veten me të mirë me kafe,
tashmë dhe ne jemi goxha burra të pjekur !
@Miku Artit
Burimi/Facebook/Autori


Leave a Reply