I nderuari Kryetar i Bashkisë Himarë. Vendosa tu shkruaj këtë letër të hapur, pas katër vite pune në Bashkinë tonë, për tu falenderuar që në Portalin tuaj “JORGO GORO PËR HIMARËN,- më së fundi keni publikuar edhe punën time krijuese:”PIQERASI”,-një Guidë Turistike për të gjithë bregdetin tonë të dashur, duke e rreshtuar edhe ndër punët tuaja bashkiake. Edhe një herë ju falenderoj së tepërmi e mbushem me shpresa që edhe fjalën tuaj mbështetëse që keni bërë për botimin e saj dy gjuhëshe (Shqip e Anglisht), do ta mbani.Si një një nevoje e domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm në krahinën tonë.Edhe kur ua solla në zyrë, premtuat se do ta shpërbleni, bile veçmas!Ndërkohë edhe tu kujtoje se nuk e keni likujdduar akoma shpërblimin ndaj punës time krijuese, sipas miratimit tuaj e ligjeve në fuqi, vendosur nga Këshilli i Ministrave, vite më parë. Edhe pse ju kam arrdhur aty 14 herë, pa përmëndur edhe arrdhjen e fundit me karrocën e invalidit, si kisha parë edhe publicitetin e bërë nga ju, në muajinkorrik, tok me shpresën se do tu gjeja përsëri!. Shumë herë edhe më keni mirëpritur në zyrën tuaj, mirëpo vajti një kohe tepër e gjate i dashur Kryetar dhe , jo vetëm që nuk kam moshë të mbetem te dera e Bashkisë, po as të paguaj mjekët fizioterapist me 70 Euro orën, për shërimin tim të plotë, ndërkohë që nuk më keni paguar honorarin e një pune që nuk ështe as sa e njëmijta e atij tenderi për një murr të rrëzuar të Piqerasit, që ju patët korektësinë ta likujdoni menjëherë. Dhe që ju e keni vendosur gjithashtu në të njëjtin Portal, paralelisht edhe me kryerjen e punës time. Ju kërkoj ndjesë publikisht që nuk e kisha parë këtë (gjatë kohës së shtrimit tim në një Spital të Athinës), aqsa u detyrova ta humbas edhe durimin kur kolegu im, u shpreh aq ashpër për zvarritjen tre vjeçare edhe të Antologjisë së Bregdetit, kur kishim porosinë direkte të Kryeministrit tonë,-njëkohësisht krijues i Bregdetit,-për të shkruar e promovuar sa më gjërësisht për Himarën tonë! Prandaje, ju lutem edhe një herë,-ndonse publikisht –,që ta mbani premtimin tuaj. Dhe, ja ku errdhi rasti i lumtur që ju e botuat edhe Antologjinë tonë e tuajën njëherësh, që ta përfshini më 4 shtator edhe promovimin e kësaj GUIDE TURISTIKE në dobi të komunitetit tonë bregdetas, duke më dhënë edhe mua si krijues,po aq edhe si invalid, sadisfaksionin e punës sime të kryer e të dobishme për Bashkinë e Komunitetin e saj.
Me shpresë e besim, MIHO GJINI,-Mjeshtër i Madh
Piqeras , më 29 gusht 2022


Burimi/Facebook


Leave a Reply