Pasioni për artin dhe dashuria për penen më ka mundësuar të njoh shumë personalitete të Kombit, të cilët kanë gdhendur emrin e tyre me gërma të arta, ndër të cilët jeni edhe Ju i dashur Profesor Agimi, ndaj e quaj privilegj dhe obligim që t’ju falenderoj shumë për vlerësimet dhe për konsideratat që keni për punën time.
Unë e ndjej veten me fat që kam njohur nga afër ajken dhe talentin e artit shqiptar, ku në pjedistalet më të larta rënditeni dhe Ju, duke na mbushur me krenari jo vetëm ne si shkodran por mbar artëdashësit shqiptar.
Ju jeni shpirti që u dha frymë shumë këngëve me tekste brilante të zhanreve të ndyshme, sidomos atyre patriotike, duke bashkëpunuar me kompozitorët më virtuozë dhe këngëtarët më të shquar në Shqipëri e Kosovë dhe në mbarë trojet shqiptare, deri në diasporë, duke u hapur dritaret e imagjinatës për ta parë Shqipërinë e Madhe nga majat e Rozafës, Jezercës, Veleçikut dhe Shkëlzenit.
Ju keni gdhendur në vargjet tuaja me aq mjeshtri dhe talent bukuritë e artit dhe kulturës së trojeve të Shqipërisë.
Njerëzit e ndritur e dëshmojnë madhështinë e tyre në çdo kohë dhe rrethanë të mundshme.
Mirënjohje pafund Prof.Agim Doçi për krijimtarinë tuaj brilante dhe emblematike, si identitet i Kombit Shqiptar!
Jam krenar qe kam një mik artist, të mbrekullueshëm dhe të nderuar si Ju.
Çka me thanë për Ty ma parë?
O emblem e këtij Kombi,
Krenari për çdo shqiptar,
Shëndet e jetë të dhashtë Zoti!
Burimi/Facebook


Leave a Reply